Ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha dhe kryetari i komanduar Elis Halili

Politikë

Ermal Dredha rikthehet në ambientet e Bashkisë Vlorë, takim me kryetarin e komanduar Elis Halili

24 Shtator, 17:53| Përditesimi: 24 Shtator, 18:05

  • Share

Ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka zhvilluar një takim pasditën e kësaj të mërkure me kryetarin e komanduar, Elis Halili.

Dredha e ka uruar Halilin për marrjen e detyrës, pas dorëheqjes së tij disa ditë më parë.

“Me bindjen dhe besimin që do të bëjë më të mirën për qytetin, i uroj Elisit dhe gjithë ekipit, punë të mbarë në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Vlorës së bukur!”, shkuan Dredha në Facebook.

Në takim kanë marrë pjesë edhe disa drejtorë të bashkisë, duke e shoqëruar këtë moment simbolik të kalimit të detyrës mes dy drejtuesve.

Kujtojmë se Halili u komandua në krye të Bashkisë së Vlorës më 29 vota pro, pas largimit të Dredhës nga posti i kryetarit.

Ndërkohë Prefekti i Vlorës Plator Nesturi, e ka cilësuar si të ligjshëm caktimin e zv/ kryetarit që do të kryejë funksionet e kryetarit të bashkisë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

A.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?