Sociale

Investim i shkuar dëm, kalben 15 mijë kuintal bostan, fermerët e Beshishtit në Vlorë: S’ka treg! Humbje të mëdha

20 Shtator, 16:11| Përditesimi: 20 Shtator, 16:33

  • Share

Pamjet nga fusha e fshatit Beshisht në Vlorë janë trishuese. Mundi i fermerëve ka shkuar dëm. Rreth 50 hektarë të mbjella me bostan këtë sezon ka mbetur pa u shitur dhe po kalbet në ara.

Fermerët tregojnë se nga prodhimi prej 25 mijë kuintalësh nuk është shitur as gjysma.

“Nga 25 mije kuintal kemi shitur vetem 10 mije. Pjesa tjeter eshte ketu. Po kalbet. Kemi pasur kosto shumë të larta për mbjelljen, por ky vit na solli vetëm humbje. Është zhgënjyese kur sheh prodhimin të mbetet stok’, tha Maringlen Taka, investitor.

Mungesa e tregut ka sjellë zhgënjim tek fermerët, duke shuar çdo shpresë për ta. Ndihma nga shteti ka munguar, ndërsa ato pak subvencione qe moren per naften, nuk mjaftojnë për te përballuar humbjet.

“Këtë vit investimi nisi nga katër të rinj, të cilët zgjeruan sipërfaqet e mbjella me shpresën se tregu do t’i absorbonte prodhimet’, tha Spiro Balliu, kryeplaku i fshatit.

Fermerët e Beshishtit gjenden të zhytur në borxhe, nga qiratë e tokave dhe shpenzimet per kultivimin e bostanit, qe nga fara, agregatet e pesticidet.

“Katër muaj punë na shkuan dëm. Besuam se të paktën do të nxirrnim kostot, por çdo gjë u shua se spati treg. Nuk ka kuptim të investosh kur ska të ardhura”, tha Kristo Ortdolli, fermer.

Rasti i Beshishtit është dëshmi e gjendjes së rënduar ku ndodhet bujqësia shqiptare. Nga viti në vit, fermerët përballen me mungesë tregu, çmime të ulëta dhe subvencione te pamjaftueshme.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?