Një grup grabitësish është goditur nga policia në Himarë, teksa akuzohen se kanë kryer disa vjedhje në disa fshatra. Policia bën me dije se në pranga ranë tre persona, Elisidjano Goxha 31 vjeç, Denito Ruçi 39 vjeç, Klodjan Hila 37 vjeç, cilët akuzohet se kanë kryer disa vjedhje në fshatrat e Himarës përgjatë muajve gusht dhe shtator.
Në tre raste, ata kanë marrë miliona lekë nga banesat që vjedhur dhe vegla pune në një banesë që kanë grabitur.
‘Blutë’ raportojnë se gjatë kontrollit të banesës së 31-vjeçarit të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan: 1 armë zjarri kallashnikov, me silenciator, 2 silenciatorë të tjerë, 2 krehra pistolete dhe 1 krehër kallashnikovi, me fishekë, 68 fishekë, 4 celularë dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.
Po ashtu është marrë në hetim një 18-vjeçare, e cila sipas autoriteteve, ka patur dijeni mbi këtë aktivitet kriminal, por nuk ka kallëzuar.
Anëtarët e grupit do të akuzohen për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Moskallëzimi i krimit”.
"Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, me silenciator, 2 silenciatorë të tjerë, 2 krehra pistolete dhe 1 krehër kallashnikovi, me fishekë, 68 fishekë, 4 celularë dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu, u sekuestrua 1 automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme hetimore.
Komente
