Kronikë

1 vit dhimbje e vetëmohim, Sanatoriumi kthehet në normalitet! 30 pacientë me sëmundje të mushkërive të shtruar te Shefqet Ndroqi

18 Qershor 2021, 16:52| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 17:26

  • Share

Spitali “Shefqet Ndroqi” tashmë i është kthyer normalitetit dhe nuk pret më pacientë të infektuar me COVID-19. Momentalisht ndodhen të shtruar rreth 30 pacientë që kanë probleme me mushkëritë.

“Prej disa ditëve spitali jonë i është kthyer normalitetit në punën e tij. Janë shtruar rreth 30 pacientë me patologji pulmonare si dhe me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Për sa i përket futjes së familjarëve në ambientet e spitalit dhe futjes së sendeve personale të pacientëve do të jetë njëjtë si në kohën kur spitali ishte COVID, pasi akoma jemi në pandemi”-tha mjekja pneumologe.

Mes pacientëve të shtruar ka dhe nga ata që po marrin trajtim për shkak të pasojave post covid.

“Në pavionin tonë është vetëm një rast që është pneumoni ne terren të ndryshimeve pulmonare të ndodhura nga COVID-i, nga virusi i COVID-it”-tregoi mjekja.

Çdo të thotë për mjeken Gerta Dilka normalitet pas një viti ngarkese me fluks të prekurish nga covid -19.

“Gjatë kohës së pandemisë në spitalin tonë kemi dyfishuar kapacitetet dhe kemi mbajtur ngarkesën më të madhe të gjithë shtrimeve në periudhën e rëndë të pandemisë. Kjo ka dhënë një përvojë unike tek të gjithë ne mjekët që do na shërbejë për trajtimin e mëtejshëm të  pacientëve. Gjithë spitali jonë u kthye në reanimacion pasi të gjithë pacientët ishin në gjendje shumë të rëndë dhe tani na duket e çuditshme kur pacientët lëvizin në korridoret e pavionit dhe themi a ka mundësi që pacienti të eci të lëvizi”-tha ndër të tjera mjekja Gerta Dilka.

Përmirësimi i pacientëve u ka dhënë forcë mjëkëve. Kështu ka ndodhur dhe më doktoreshë Gertën.

“Pavarësisht gjithë këtyre vështirësive, sakrificave që kemi kaluar në këtë spital, ka patur edhe momente që na kanë dhënë vullnet, forcë për të vazhduar më tej. Kanë qenë raste që pavarësisht se kanë qenë me prekje 100% të pulmonit, pas përdorimit të respiratorëve janë përmirësuar dhe kanë thënë dhe ata që ju jemi tamam si doktori i mrekullive”- tregoi mjekja.

Aktualisht spitali Infektiv është i vetmi që pret pacientët e infektuar me COVID, por dhe aty ka një numër të pakët qytetarësh që po marrin trajtim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?