Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama

1 vit nga tërmeti/ Rama rrëfen momentet drithëruese: Çdo krizë është një mundësi e re! Ilir Meta: E papranueshme që ka ende familje të pastrehuara (VIDEO)

26 Nëntor 2020, 09:44| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 16:59

  • Share

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, shumë shtëpi janë rindërtuar dhe qindra të tjera janë në rindërtim, por pavarësisht kësaj viti 2019 do të mbahet mend gjatë për shkak se mori 51 jetë plot ëndrra.

Këtë ditë që mori 51 jetë njerëzish dhe la në "qiell të hapur" mijëra familje, një vit më pas politika shqiptare e ka kujtuar me dedikime të veçanta.

Kryeministri Edi Rama, ka treguar përmes një klipi të shkurtër, në mënyrë të përmbledhur, gjithçka sa i përket ditës së tërmetit, duke e filluar rrëfimin me momentet e para "drithëruese të zgjimit nga lëkundjet dhe deri te përballimi i kësaj fatkeqësie me sukses, e cila u arrit edhe falë mbështeëtjes së shumë miqve që iu gjendën pranë vendit tonë në këto momente të zymta.

Momentet dhe ditët e para pas kësaj tragjedie, Rama thotë se kanë qenë më të çmendurat të jetës së tij, pasi nuk dinte si dhe nëse do ta përballonte këtë tragjedi që kishte dëmtuar mijëra familje.

Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në facebook ka kujtuar sakrificën e ekipeve mjekësore në shërbim të qytetarëve që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë që Presidenti Meta në reagimin e tij sot u shpreh se është i papranueshëm fakti që ende  nuk është garantuar strehimi për shumë familje.  Sipas Metës duhet më pak propagandë dhe sa më shumë transparencë. 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në postimin e saj shkruan se pas 26 nëntorit të vitit të kaluar Shqipëria është ringritur më e fortë se më parë.

Edhe kryebashkiaku i Tiranës ka nënvizuar në mesazhin e tij se shqiptarët ditën të ngrihen edhe më të fortë pasi tërmeti fatal provoi brishtësinë tonë njerëzore!

Në një postim ndryshe zv, kryeministri Erion Braçe ka kujtuar me detaje të gjitha veprimet që bëri mëngjesin e 26 nëntorit të vitit të kaluar që mori 51 jetë njerëzish.

Ora 13:47
Tërmeti i 26 nëntorit/ Ilir Meta: E papranueshme që 1 vit më pas ka ende shumë familje të pastrehuara (VIDEO)

Në 1-vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar, Presidenti Meta ka zgjedhur që të flasë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Në prononcimin për mediat, Meta u shpreh se është i papranueshëm fakti që ende  nuk është garantuar strehimi për shumë familje.  Sipas Metës duhet më pak propagandë dhe sa më shumë transparencë.  

"Meqenëse sot është edhe përvjetori i tërmetit mjaft të fortë dhe të rëndë dhe tragjik që mori 51 jetë të qytetarëve tanë dhe që shkatërroi banesat dhe pronat e aq shumë qytetarëve të Krujës, Kurbinit, Durrësit, Kavajës, Tiranës e kështu me radhë. Dua të shpreh solidaritetin me të gjithë që edhe pas një viti vuajnë ende moszgjidhjen e çështjes jo vetëm të banimit por edhe të ndihmës së vazhdueshme.

Një pjesë e tyre jetojnë në kushte të vështira dhe dimri tashmë ka hyrë. Për shkak të këtyre kushteve mund të jenë edhe më të rrezikuar për rënien e imunitetit dhe prekjen e tyre nga COVID-19.

Është e rëndësishme të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre. Sa më pak propagandë, sa më shumë punë, sa më shumë transparencë dhe njëkohësisht ndëshkim për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për cilësinë e dobët të ndërtesa të cilat u shkatërruan një vit më parë", tha Meta.

Ndërkohë që në postimin e bërë në Facebook, teksa publikon videon e prononcimit Presidenti i vendit, Ilir Meta, deklaruar se drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve.

"Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore. Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.

Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë.

Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falënderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar", shkruan Presidenti.

 

Ora 11:31
Soreca publikon videon nga tërmeti: Sot kujtojmë viktimat dhe solidaritetin e BE! Tani të punojmë për të ndërtuar së bashku

Ambasadori i BE, Luigi Soreca një vit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit 2019, ka publikuar një video dhe shkruan se të gjithë  kujtojnë 51 viktimat dhe solidaritetin e BE.

Ndërkaq ai thekson se tani është koha për të punuar dhe për të rindërtuar së bashku.

"Më 26 Nëntor 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues. Një vit më pas, ne kujtojmë 51 viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare ndaj popullit shqiptar. Tani ne punojmë për të ndërtuar së bashku", thotë Soreca.

On 26 November 2019 #Albania

Ora 11:00
Pacolli: Vajza ime më nxiti që të ndërtoj shtëpi në Shqipëri pas tërmetit

 Me anë të një postimi në Facebook, politikani dhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka treguar se vajza e tij Hana ka qënë ajo që e ka nxitur të ndihmojë qytetarët në Shqipëri.

“Jam i lumtur që dhe unë u bëra pjesë e këtij solidariteti së bashku me familjen time, me nxitjen e veçantë të bijës sime Hana. Sot ndihma ime është pjesë e një projekti urbanizues në zonën e Thumanës, nga më të goditurat prej tragjedisë. Së bashku do të bëjmë shtëpi më të forta për ata që një vit më parë mbetën në qiell të hapur”, ka shkruar Pacolli.

Fondacioni i Behgjet Pacolli do të angazhohet drejtpërsëdrejti në ndërtimin e pallateve në zonën e Thumanës, në Bashkinë Krujë, me një investim që kap vlerën e 1 milionë eurove.

Ky është postimi i plotë:

Një vit më parë, Shqipëria u godit nga një tërmet i tmerrshëm që mori shumë jetë njerëzish.

Është ky momenti të përkujtojmë plot mëshirë te vdekurit dhe të ngushëllojmë sërish familjet e tyre.

Por një vit më parë, kombi ynë njohu një valë të fuqishme solidariteti nga të gjithë anët, ku Kosova bëri pjesën e vet. Në të gjitha format. Vëllezërit e motrat u bënë bashkë dhe kufiri u zhduk mes nesh.

Jam i lumtur që dhe unë u bëra pjesë e këtij solidariteti së bashku me familjen time, me nxitjen e veçantë të bijës sime Hana.

Sot ndihma ime është pjesë e një projekti urbanizues në zonën e Thumanës, nga më të goditurat prej tragjedisë.

Së bashku do të bëjmë shtëpi më të forta për ata që një vit më parë mbetën në qiell të hapur.

Ora 10:57
Tërmeti/ Xhaçka: U ringritëm edhe më të fortë se më parë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka kujtuar sot tërmetin tragjik të 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish.

Ajo shkruan se jemi ringritur më të fortë se më parë.

"U ringritëm edhe më të fortë se më parë. I paharruar kujtimi i viktimave të 26 nëntorit 2019, tragjedisë që tronditi jo vetëm tokën, por akoma dhe më shumë zemrat e mijëra njerëzve në Shqipëri e përtej saj", thotë ajo.

 

Ora 10:48
Veliaj kujton tragjedinë e një viti më parë: Të brishtë në fatkeqësi, të fortë në ringritje ne, shqiptarët e bashkuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka përkujtuar përmes një postimi 1-vjetorin e tërmetit fatkeq të 26 nëntorit 2019.

Veliaj shkruan se parë tërmeti fatal provoi brishtësinë tonë njerëzore, por që shqiptarët ditën të ngrihen edhe më të fortë.

“Një vit më parë tërmeti fatal provoi BRISHTËSINË tonë njerëzore! Një vit më pas, iu përgjigjëm pasojave të tërmetit duke rindërtuar dhjetëra shkolla e qindra shtëpi për të provuar FORCËN tonë! Të brishtë në fatkeqësi, të fortë në ringritje - ne, shqiptarët e bashkuar”, shkruan Veliaj.

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 ishte një nga më të fortët që është regjistruar ndonjëherë në vendin tonë. Pavarësisht dëmeve tepër të rënda, Bashkia e Tiranës trajtoi me bonus qiraje të gjithë familjet që dolën të pastrehë dhe dha dëmshpërblime për familjet që pësuan dëme më të lehta në banesa.

Paralelisht po punohet për pallatet e reja si dhe për banesat individuale për strehimin e familjeve të prekura në banesat e tyre të reja që janë më të sigurta, më të mëdha dhe me kushte shumë herë më të mira se të vjetrat.

Ora 10:15
Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit/ Ambasada e SHBA: Shqipëria tregoi forcë të jashtëzakonshme, vijojmë krah jush

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ka ardhur edhe një deklaratë e Ambasadës së SHBA në Tiranë .

Ambasada, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se shqiptarët treguan një forcë të jashtëzakonshme. SHBA garanton se do të vijojnë mbështetjen e tyre  për  rindërtimin e Shqipërisë.

Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA

Në 26 nëntor bëhet një vit qëkur një tërmet goditi Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në solidaritet me popullin shqiptar, ndërsa ju përkujtoni këtë përvjetor solemn. Përgjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka treguar një forcë të jashtëzakonshme, jo vetëm në rindërtim, por edhe në përballjen me një pandemi globale. Shtetet e Bashkuara kanë qenë me ju në çdo hap të kësaj rruge dhe do të vazhdojmë të jemi me ju.

Pas dëmtimeve të menjëhershme të tërmetit, zyrtarë dhe ekspertë amerikanë ndihmuan në përpjekjet e kërkim – shpëtimit dhe vlerësuan qëndrueshmërinë e strukturave të shtëpive dhe bizneseve në zonat e prekura. Më vonë, në përgjigje të nevojës më të madhe humanitare, USAID punoi me Kryqin e Kuq Shqiptar për të shpërndarë furnizime emergjente dhe me UNICEF-in për të siguruar shërbime mbështetjeje psiko-sociale për fëmijët që pësuan humbje dhe zhvendosje.

Në muajt që vijuan, Shtetet e Bashkuara qëndruan krah jush, ndërsa shihnit drejt së ardhmes. Për të forcuar aftësinë e Shqipërisë për t’iu përgjigjur katastrofave në të ardhmen, Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ndihmoi në furnizimin e rezervave që mungonin dhe siguroi pajisje kritike për raste katastrofash. USAID i siguroi fonde Kryqit të Kuq Shqiptar për krijimin e një Qendre Operacionesh Emergjente, e cila drejton përgjigjen dhe koordinimin e një krize. Në vlerësim të trashëgimisë unike historike të Shqipërisë, ne dhamë një grant për restaurimin dhe ruajtjen e vendeve kulturore të dëmtuara në qytetin e Durrësit, qytetin e Krujës dhe fshatin e Prezës. Për të siguruar përgjegjshmëri ndaj popullit shqiptar, në shkurt ne shpallëm krijimin e Akademisë së Transparencës SH.B.A – Shqipëri, për të ofruar ndihmë teknike në qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimin anti-korrupsion dhe reformën në drejtësi. Akademia do të fillojë së shpejti punën e saj të rëndësishme këtu në Shqipëri.

Sot është edhe Dita Amerikane e Falënderimeve, një ditë për të menduar mbi gjërat për të cilat jemi mirënjohës. Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi mirënjohës për miqësinë midis dy vendeve tona dhe urave të shumta midis dy popujve tanë. Së bashku, ne do të vazhdojmë të rindërtojmë Shqipërinë, do të qëndrojmë të fortë përballë fatkeqësive, dhe do të ecim drejt një të ardhmeje më të sigurt, më të begatë. Sot, Shqipëria është në mendimet tona.

Ora 10:15
Braçe kujton ditën e tërmetit: Bënim bilancin e jetëve në Thumanë... e fillon me telefonatën e parë

Zv, kryeministri Erion Braçe ka kujtuar me detaje të gjitha veprimet që bëri mëngjesin e 26 nëntorit të vitit të kaluar që mori 51 jetë njerëzish.

Ai kthehet pas në telefonatën e parë që bëri dhe bisedat në grup me kolegët ministra për të koordinuar punën e misionit të shpëtimit. Braçe shprehet se 50 minuta pas tërmetit u gjend në Thumanë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, toka kishte rënë në heshtje me shpresën për të shpëtuar jetë nga rrënojat.

“Thumanë një vit më parë, dielli do lindë përsëri! Mëngjesi im në 26 nëntor të një viti më parë ishte i tillë! Nuk kisha qenë më parë në Thumanë. Një muaj më herët për shkak se Lumi Zezë e Ishmi kishin dalë nga shtrati kishin mbuluar autostradën, për më tej kalova nga rruga e vjetër mes Thumanës por kaq.

Profesor Llambro Duni, në 4:05 më precizoi epiqendrën e tërmetit që kish nxjerrë 60% të Shqipërisë në rrugë, Durrësi, Kruja përballë e çka përreth.

Të parit i telefonova Artur Bushit, kryetarit të Krujës. Po shkonte në Thumanë, shtëpinë e tij. Pse atje- e pyeta. Më nxorën njerëzit e më thanë që ka rënë një pallat, po shkoj atje. U kërkova të nxitonte e të më thoshte sa mbërrinte.

Valbona Sako, kryetarja e Durresit ishte nën shok, edhe ajo në rruge me familjen; I kërkova të shkonte në zyrë bashkë me ta. Roland Nasto, prefekti i Durrësit ishte në rrugë gjithashtu, po verifikonte gjendjen; i kërkova të shkonte në bashki.

Telefonatat i ndërpreu Artur Bushi, kishte mberritur në Thumanë: “Është katastrofë”-tha dhe dëgjova të ngashërente. As e vura re që po bërtisja, ma kujtoi një komshi sot në mëngjes;

Turo mos u dorëzo, më dëgjon apo jo, mos u dorëzo, po u dorëzove ti kush do i shpëtoj ata njerëz! I kërkova të mblidhte mjete për të nisur shpëtimin.

Ardi Veliu, drejtori i policisë ishte në zyrë, nuk më tregoi që godina qe bërë copash; Thjesht, më tha se FNSH e Tiranes po mbërrinte në Durrës. I kërkova njerëz për Thumanën. Kish nisur instiktivisht për poshtë FNSH e Shkodrës dhe i kërkova t’i ndalonte ne Thumane, sa me parë.

Olta ishte ne zyre dhe ushtria po behej gati te lëvizte. Ogerta po mberrinte ne spitalin Ushtarak, ndërkohë urgjenca po mbërrinte e shumtë në Durrës; Kerkova njerez e ambulanca per Thumanen. Të gjithë po komunikonim me njeri tjetrin ne grupin e Qeverise. Pa e kuptuar isha ngjitur ne shtepi, isha veshur, kisha puthur te mite dhe isha ne rruge; Une ne Durres, ti ne Thumane-e ndau Belinda. Edi Rama qe shihte tensionin ne cdo fjalë, kërkonte qetësi dhe organizim, siguri dhe efikasitet ne qendër të tragjedisë.

Pas 50 minutash isha ne Thumane, dielli nuk kish lindur, buze rruges ishin dy km me eskavatore e mjete, ambulancat kishin hyre me thelle, mjeke e infermiere po ashtu, djemte e FNSH te Shkodrës ishin poshtë pallateve të rrënuar, Besnik Bami me gjithë punëtorët e tij kish nisur kërkimin në rrënoja, specialet po i ndihmonin duke gërmuar me duar dhe imponuar heshtje për të dëgjuar zëra, ushtria sapo mbërriti dhe hyri në veprim; Rrapush Tola me Jordanin, njerëzit më të specializuar në kërkim e shpëtim prej ngjarjeve në miniera morën kontrollin e kërkim shpëtimit, ministri i Brendshëm organizoi gjithcka, puna nisi te funksiononte;

Toka u trondit edhe një herë shumë fort, por dielli lindi sërish! E gjithe Thumana ishte në heshtje, heshtje; Shume njerëz po vinin në ndihmë, sa shumë njerëz te mirë, kishin lënë shtëpitë e tyre dhe ishin aty;

I kërkova Turit të identifikonim banoret e tre pallateve, gjendja civile dhe komshinjtë të identifikonin e benim bilancin sa njerëz kishim në rrënoja; Ishin shumë! Qetësohesha kur i dëgjoja t’i thoshin administratores se “tek kati i dyte, shtëpia anash ka qenë bosh, edhe tjera sipër një kat po ashtu”, por përsëri ishin shumë, të moshuar, prindër, djem, vajza te rinj, fëmijë, shumë.

Kurrë më pare nuk kisha hasur një termet te tille, kurrë më parë nuk kisha pare godina të shembura, kurrë më parë nuk kisha hasur, pare njerëz të gjalle apo pa jetë në rrënoja; Kurrë më parë nuk kisha bërë një punë të tillë!

Por puna mësohet, ta mëson nevoja dhe njerëzit, te gjithë me te cilat flisja prej ores 4.00 e qe ishin aty; Koleget e mi, deputet, kryetaret e bashkive, policet, ushtaraket, mjeket e infermieret, kerkuesit e shpëtuesit, punëtoret, vendasit e ardhësit, nuk ua thashë në një vit; Me ju shkoj edhe ne lufte!“, shkruan Braçe.

Ora 09:08
Tërmeti i 26 nëntorit, Manastirliu kujton sakrificën e mjekëve: Do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në facebook ka kujtuar sakrificën e ekipeve mjekësore në shërbim të qytetarëve që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

“Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit”, shkruan Manastirliu.

Vendi ynë sot ndodhet në një tjetër sprovë që kërcënon shëndetin, ndaj Manastirliu jep një mesazh shpresëdhënës.

Sot jemi në mes të një tjetër sprove, që kërcënon shëndetin dhe jetën por me përkushtimin dhe shpirtin e sakrificës të mjekëve dhe infermierëve tanë dhe me durimin e solidaritetin e të gjithëve, do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë”, është mesazhi i ministres Manastirliu.

Ora 08:14
1 vit nga tërmeti/ Rama rrëfehet: Ishin ditët më të çmendura të jetës time... Shqipëria pati aq shumë miq, çdo krizë një mundësi e re (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka treguar përmes një klipi të shkurtër, në mënyrë të përmbledhur, gjithçka sa i përket tërmetit tragjik të 26 nëntorit në vendin tonë ku humbën jetën 51 persona dhe mijëra familje mbetën në qiell të hapur. 

Ai e ka filluar rrëfimin e veçantë me momentet e para të zgjimit nga lëkundjet dhe deri te përballimi i kësaj fatkeqësie me sukses, e cila u arrit edhe falë mbështeëtjes së shumë miqve që iu gjendën pranë vendit tonë në këto momente të zymta. Ndihma ishte në ndihma financiare përmes konferencës së donatorëve por edhe me sjelljen e forcave të kërkim shpëtimin për shpëtimin e njerëzve dhe njerrjen e viktimave nga rrënojat e tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

Momentet dhe ditët e para pas kësaj tragjedie, Rama thotë se kanë qenë më të çmendurat të jetës së tij, pasi nuk dinte si dhe nëse do ta përballonte këtë tragjedi që kishte dëmtuar mijëra familje.

"U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, ishin tmerr, menjëherë filluan telefonatat, Durrësi keq se aty ishte dhe epiqendra. Mbërrin makina dhe nisem direkt për Durrës. Gjatë rrugës flisja me ministrat kryetarët e Bashksië se kishim provuar kurrë më parë diçka të tillë në jetën tonë. I kam çuar në makinë në atë stres dhe nxitim disa shefa të qeverive që i ndjeja më afër në atë moment.

 Arrijmë në Durrës, arritja ishte drithëruese, shof banorët Edisoni një ish deputet tonin që kërkonte motrën bashkë me fëmijët, ndërkohë kisha një frikë nga një ndjenjë vetmie si do dal nga kjo situatë për mijëra njerëz, kanë qenë ditët më të çmendura të jetës time nuk mbaja mend më as datat pas 2 ose tre ditësh ndërkohë kujtoj frikën e njerëzve ato daljet me furi kur dikush shpërndante lajmin se po vjen tërmeti. Halli ishte sa kampe mund të të ndërtoja për këto familje.

Hotelet po mbusheshin. U jam mirënojës të gjithë pronarëve që hapën aq shumë lokale. As vetë se besoj se Shqipëria pati aq miq që na u gjenden në kërkim shpëtim, në atë moemnt aq të zymtë,  asa vetë se besoj. Arritëm të mbledhim më shumë se 1 miliardë në Bruksel dhe ishte një çlirim i madh sepse që na atë moment Shqipëria s'kishte telash me financimin. Ishte e mrekullueshme se si të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe diasporë u bëmë  bashkë dhe më e keqja kaloi", tha Rama.

Një vit pas kësaj tragjedie, në fund të tunelit ka dritë, pasi Rama thotë se çdo krizë është një mundësi e cila tashmë është shndërruar në një prespektivë të re për vendin tonë.

"Çdo krizë është një mundësi dhe e dija se duhet ta shndërronim këtë krizë në një prespektivë të re, por edhe për Shqipërinë për një rast për të dalë më të lidhur mr njëri tjetrin  qeveria me popullin. Dhe kështu po ndodh njerëzit kanë filluar të kthehen në shtëpi, fëmijët në shkolla fantastike që as nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. Sapo kanë nisur pallatet e para që do jenë po aq fantastike sa lagjet e reja. Njerëzit ankohen me të drejtë sepse ka ende për të bërë, unë nuk kënaqem kurrë nga vetja. Në këtë punë kam mësuar durimin. Duhet shumë durim. Shqipërinë e gjetëm si ato pallatet që ranë dhe po e mbajmë. Na duhet kohë dhe punë e durim sepse përkushtimi i madh nuk na mungon", shton Rama.

Nga tërmeti 6.4 ballë u shuan shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën pa shtëpitë e tyre. Disa prej tyre sot janë futur në shtëpi të reja e të tjerë janë në pritje për të hyrë pasi të kenë përfunduar. Dy zonat më të prekura dhe me më shumë viktima kanë qenë Durrësi dhe Thuma, ku u shënua dhe numri më i lartë i viktimave si pasojë e shembjes së ndërtesave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 27/11/2020 01:13

    O hajdut -legen jep shtepine tende tek gjiri lalzit me banjo per macen per te pastrehet e termetit.....apo nuk te bjen zeri per kete...

    Përgjigju
  • O tej: 26/11/2020 17:53

    O Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • ANDONI: 26/11/2020 17:10

    Ai është kreu i shtetit. Pse nuk ndërhyri në kohë? Pse nuk e deklaroi këtë në prill 2020? Tani po vjen dimri dhe pas dimrit do të ketë zgjedhje. Ai është kaq i zgjuar. Ai dëshiron të marrë një "biletë falas" në zgjedhje! Ai po e bën këtë deklaratë si Kreu i Shtetit? apo Ai e bën atë si kreun e një partie opozitare? Si kreu i shtetit, njerëzit duhet ta fajësojnë atë për vonesën në ndërhyrje. Presidenti i Republikës së Bananes mund të bëjë shumë më shpejt!

    Përgjigju
  • JamKushJam: 26/11/2020 15:18

    Shyqyr qe te gjithe keto qamete ndodhen kur Rama ishte ne krye se do na kishte marre lumi !!!!!!! Likja dhe Sala e moren Shqiperine ne dore e i bene QAMETIN!!!!!! Shalqi me prove !!!!!!

    Përgjigju
    • Tironat: 26/11/2020 15:57

      JamKushJam! Like Floriri ka fuqi te eleminoje pasojat e termetit dhe fuqia e tij qendron tek Floriri dhe milionat qe ka te cilat ti hudhi deri ne qindarken e fundit per te rimekembur pasojat e termetit. Ai e din qe do te vije nje dite qe te gjithe kete pasuri qe e ka vene ne menyre te pa drejte do ti konfiskohet nje dite, te beje nje pune te hajrit ta shkrije deri ne qindarken e fundit per rimekembjen e pasojave te termetit dhe ta nisi jeten perseri me nje pale pantallona Kadife dhe me nje pale kpuce Gjirokastre.......

  • BABULI: 26/11/2020 15:11

    O SHOKU PRESIDENT PO TI PSE NUK DHE ÇA LEK NGA ATO QË KE VJEDHUR JO NGA TË TUAT QË TË NDIHMOJE NJËRZIT NË NEVOJ. PO TI PËR LLAFE JE I PARI E PËR VEPRA I FUNDIT.

    Përgjigju
  • Tirona: 26/11/2020 14:18

    Presidenti duhet te japi llogari pse nuk jane ndertuar te gjitha banesat e demtuara nga termeti dhe jo te kerkoj llogari. Akoma se ka kuptuar ky qe eshte President i Shqiperise dhe ne te tilla fatkeqesi barra me e madhe e pergjegjesise i takon atij, nese nuk eleminohen shpejte fatkeqesite qe sjellin keto kastastofa.

    Përgjigju
    • JamKushJam: 26/11/2020 15:10

      Qe kur sipas tejeLike floriri paska fuqi te eliminoj termete meqe qene ato. qe shkaltuan fatkeqesi ????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?