Përfundon greva e urisë pas 10 ditësh! Naftëtarëve të Ballshit u kalojnë 3 paga: Fitoren ia dedikojmë kolegut të ndjerë (VIDEO)

27 Shkurt 2020, 11:06| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 21:04

  • Share

BALLSH- Greva e urisë së naftëtarëve të Ballshi i ka ardhur fundit, pasi kushti i parë i negociueshëm është plotësuar. Në llogaritë e tyre bankare janë kaluar tre paga, nga pesë të prapambetura, një fitore kjo që grevistët ia dedikojnë kolegut të tyre, Artan Voshtina që u nda nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një ataku në zemër. Grevistët janë i "kanë vënë drynin" dhomës që shërbeu si simbol i rezistencës së tyre dhe kanë shkuar në bankë për të marrë pagat. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitete e qëndrueshme, megjithatë ata shprehen se është fituar një "betejë", por jo "lufta". Organizatori i kësaj greve, Sokol Dautaj për mikrofonin e Report Tv shprehet se ato do të vijojnë të protestojnë deri kur të marrin siguri për vazhdimësinë e punës në rafineri.

Sa i përket dy pagave të mbetura, naftëtarët bëjnë me dije se do t'i drejtohen zyrës së punës, pasi atyre u është shkëputur kontrata nga kompania. Për tre muajt e kaluar, naftëtarëve u janë paguar sigurimet në shtet, ndryshe ka ndodhur për muajin janar dhe shkurt.

"Ia dedikojmë kolegut tonë. Protesta do të vazhdojnë, sepse kemi kërkuar rifillimin e punës në rafineri. Për tre muaj që kanë dhënë pagat ishin shlyer sigurimet, e ndërsa për dy pagat e tjera duhet të bëhet një tjetër marrëveshje se na kanë shkëputur kontratën. Duhet t'i drejtohemi zyrave të punës. Greva e urisë, ishte simbolikë e protestës. Protesta do të vijojë. 900 naftëtarëve. Do të ulem me përfaqësuesit e grevës dhe të marrim një vendim, çdo ditë do të protestojmë para rafinerisë. Do u trejtohemi shtetit mbi fatin e rafinerisë", tha ai.

"Ka ardhur konfirmimi që janë hedhur 3 pagat. Ka qenë një nga pikat. Pika tjetër është vazhdimësia e kombinatit".

"Ka filluar kalimi tre pagave të prapabambetura, ishte kusht i panegociueshëm. Pjesërisht se unë s'e kam marrë në cel. Pika e dytë është vazhdimësia e punës në rafinerinë tonë", tha naftëtarët.

Por kjo nuk është greva e vetme e urisë në Ballsh. Sot ka hyrë në ditën e 14-të greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçëm, 27 muaj pa u paguar. Gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se atyre nuk u ka kaluar asnjë pagë në llogarinë bankare, ndonëse u është premtuar. Për pasojë, ditën e sotme ato kanë refuzuar shërbimin mjekësor, ndonëse gjendja e tyre nuk paraqitet e mirë.

"Sot u paraqitëm për ndihmë mjekësore, por nuk pranojnë. Nuk duan të marrin shërbim mjekësor. Ka të sëmurë, por na thanë se nuk duam shërbim mjekësor, por të na plotësohen kërkesat tona", tha mjekja.

"Vetën mashtrime dhe gënjeshtra. jo po do i hedhim sot, jo nesër. Në Ballsh kam që në 1989 dhe kemi 27 muaj pa marrë rrogat. Punoj te depo e ujit që se lë dot vetëm. Tensionin e kam 19-9. Nuk pranojmë, o zgjidhje ose s'duam asgjë nga ky shtet"

"Kam qenë dje në spital, në gjendje të keqe, por kemi vendosur që do t'i shkojmë deri në fund, Deri në vdekje. Na thanë për dje, janë vetëm mashtrime, nuk ka asnjë lloj reagimi. Kjo është një lojë, e shtetit dhe kompaninë. Po na lënë të vdesim brenda. Na kanë thënë se do i japin sot, po nuk kemi besim. Asgjë nuk na është hedhur në bankë, vetëm gënjeshtra dhe mashtrime", thanë dy grevistë.

Dy grupet e grevistëve varen nga të njëjtat firma 'Bylys dhe Tosk Energji" te Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar, duke ndikuar drejtpërdrejtë edhe tek punonjësit. Këta të fundit, pavarësisht se nuk janë paguar, kanë vijuar punën duke mos lënë pa energji dhe ujë disa fshatra. 

Ora 12:03
Përkeqësohet situata në Poçem/ Punëtori: Do hidhem nga kulla, të paktën të marrin pension fëmijët...s'po na jep askush zgjidhje

Situata sa vjen dhe përkeqësohet në grevën e urinë të stacionit të pompimit në Poçemit. Kur kanë kaluar 15 ditë në grevë urie, një nga punëtorët shprehet se e vetmja rrugë që u ka mbetur është  vetëflijimi.

"Ne rrugën ekstreme e zgjodhëm grevën. E shohim që shteti nuk po vë ujin në zjarr. Na dhanë shpresa dhe kolegët ikën me shpresa, por deri më sot s'ka asnjë zgjidhe. Nuk dimë kush nga zhgënjen, na mashtron shteti apo firma. Ka fajtur të vetëflijohemi se nuk shoh ndonjë reagim jete. Po me këtë lloj forme, e shohim që nuk po interesohet. Do hipi në majë të kullës të vetëflijohemi që të paktën t'u japin pension fëmijëve. Shteti u jemi drejtuar, u bëmë takim, po s'na dhanë zgjidhje", tha njëri prej tyre.

"Shteti që ne kemi punuar për ta, nuk e ka vënë ujin në zjarr. Nuk dimë se ku jemi, presim vetëm të vdesin. Do ta lëmë të gjithë punën dhe do ikim, le të vijë të punojë shtetit. Më mirë të ikim të hamë lekë në burg pa ngrënë, sesa këtu s'kemi ngrënë", tha një tjetër.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 27/02/2020 11:52

    O Zot... eshte edhe per te qeshur edhe per te qare sesi trajtohen njerezit ... dhe sesi njerezit vete trajtojne veten e tyre... e paimagjinueshme.. keta fatkeq kane 27 rroga pa marre cka do te thote qe jane gati 2 vjet e gjysem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?