Situata sa vjen dhe përkeqësohet në grevën e urinë të stacionit të pompimit në Poçemit. Kur kanë kaluar 15 ditë në grevë urie, një nga punëtorët shprehet se e vetmja rrugë që u ka mbetur është vetëflijimi.
"Ne rrugën ekstreme e zgjodhëm grevën. E shohim që shteti nuk po vë ujin në zjarr. Na dhanë shpresa dhe kolegët ikën me shpresa, por deri më sot s'ka asnjë zgjidhe. Nuk dimë kush nga zhgënjen, na mashtron shteti apo firma. Ka fajtur të vetëflijohemi se nuk shoh ndonjë reagim jete. Po me këtë lloj forme, e shohim që nuk po interesohet. Do hipi në majë të kullës të vetëflijohemi që të paktën t'u japin pension fëmijëve. Shteti u jemi drejtuar, u bëmë takim, po s'na dhanë zgjidhje", tha njëri prej tyre.
"Shteti që ne kemi punuar për ta, nuk e ka vënë ujin në zjarr. Nuk dimë se ku jemi, presim vetëm të vdesin. Do ta lëmë të gjithë punën dhe do ikim, le të vijë të punojë shtetit. Më mirë të ikim të hamë lekë në burg pa ngrënë, sesa këtu s'kemi ngrënë", tha një tjetër.
Lajmi kryesor:
Përfundon greva e urisë pas 10 ditësh! Naftëtarëve të Ballshit u kalojnë 3 paga: Fitoren ia dedikojmë kolegut të ndjerë (VIDEO)
B.K./ReportTv.al