Kronikë
Top 24

10 goditje me thikë në kokë, nipi që masakroi gjyshen i penduar dhe i braktisur, gjykata e le në burg (VIDEO)

29 Shtator 2018, 11:24| Përditesimi: 29 Shtator 2018, 21:00

  • Share

DURRES-Gjykata vendosi që të lerë në burg pa afat 21-vjeçarin Redmon Gruda që vrau gjyshen me thikë duke e goditur në kokë. Report Tv siguroi pamjet nga brenda seancës gjyqësore, ku i riu u shfaq i penduar për krimin. Gruda u braktis nga shokët dhe të afërmit, pasi asnjë nuk ishte në seancën për masën e sigurisë.

Redmon Gruda para gjykates

Por ekspertiza zbuloi se e moshuara kishte plagë në kokë dhe shenja gjaku, ndërsa pas disa orëve para grupit hetimor ai pranoi krimin. Report Tv mëson sot se ai e goditi të moshuarën 13 herë më thikë, 10 në pjesën e pasme të kokës, ndërsa më pas rrobat dhe dy napa te bardha te gjyshes me njolla gjaku i fshehu në banjë, të cilat janë zbuluar bashkë me thikën. E moshuara jetonte vetëm me nipin dhe nusen, pasi djali i kishte vdekur disa vite më parë.

Viktima Floresha Shkurti

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 29/09/2018 16:37

    Merreni dhe vareni bashke me Ridvanin mu ne mes te pazarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?