Kosova & Rajoni

10 karafila të bardhë për 10 jetët e pafajshme të humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

28 Korrik 2021, 14:04| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 14:09

  • Share

1627474125_Screenshot1.jpg

Kanë arritur në Kosovë trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. Në kufi ata u pritën me 10 karafila të bardhë në nderim të 10 jetëve të humbura në aksidentin tragjik në Kroaci. Ka qënë kjo nisma e vullnetarëve të kërkim-shpëtimit, për të nderuar viktimat e aksidentit tragjik. 

Trupat e viktimave kanë kaluar pikën kufitare Morinë- Vërnicë në orën 13.30 dhe kanë arritur në morgun e Spitalit të Prizrenit,

Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë dhe varrimi i tyre pritet të bëhet në orët e pasdites.

Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë I cili po udhëtonte nga nga Frankfurti për në Prishtinë doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.

Shoferi  është ndaluar nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkohë që ditën e djeshme, në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit. Ata u pritën në aeroportin e Prishtinës nga liderët e Kosovës ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre.

Në spitalin e Sllavonski Brodit vazhdojnë trajtimin edhe 15 pasagjerë të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Nga pasagjerët e liruar nga spitali, katër prej tyre kanë zgjedhur të shkojnë në Gjermani.


Lajmi kryesor:

Lot dhe dhimbje në kufi, 10 viktimat e aksidentit tragjik përfundojnë udhëtimin e fundit drejt të dashurve në Kosovë! 10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?