10 projektligjet e Reformës në Drejtësi, Gjonaj: Synojnë rritjen e efektshmërisë së sistemit, qytetarët do të marrin zgjidhje më të shpejtë

23 Mars 2021, 13:00| Përditesimi: 23 Mars 2021, 13:17

  • Share

 

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë seancës së sotme plenare foli 10 projektligjet e Reformësn në Drejtësi. Sipas ministres Gjonaj, këto projektligje synojnë që të rrisin efektshmërinë e sistemit të drejtësisë.

‘Synojnë rritjen e efektshmërisë të sistemit të drejtësisë. Këto 10 ligje janë rezultat i një pune gati 7 mujore.  Sollën një adresim mjaft të mirë ndërmjet masave administrative. Gjatë hartimit të paketës ligjore, kemi punuar bashkërisht me të gjitha institucionet e drejtësisë dhe dakordësuar me institucione ndërkombëtare. Pavarësisht se janë 10 projektligje pjesë e kësaj pakete, kjo ka vetëm një qëllim rritjen e eficencës të sistemit të ri të drejtësisë.  Ne sigurojmë që efektet e sistemi e ri të drejtësisë, marrja e një zgjidhje sa më të shpejtë nga qytetarët. Kjo do të sjellë përshpejtimin e çështjeve në këto gjykata. Do t’i japim SPAK çdo mjet për të luftuar korrupsionin. Gjykata e Lartë brenda disa vitesh do të mbyllë shqyrtimin e 38 mijë çështjeve.’- tha Gjonaj


Lajmi kryesor:

Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kalon me 95 vota pro akti normativ për marrjen e vaksinave


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?