Kuvendi ka miratuar ndryshimet e Reformës në Drejtësi, ku janë votuar pro për 10 projektligjet e reja.
Nga ndryshimet në Reformën në Drejtësi pritet që korrupsioni nën vlerën 50 mijë lekë s’do të jetë më kompetencë e prokurorisë së posaçme kundër krimit e korrupsionit, njohur si SPAK.
Po ashtu parashikohet që të futet dhe gjykimi me një gjyqtar të vetëm në apel nga tre që është aktualisht trupa. Në ndryshimet e reja të Reformës në Drejtësi, flitet edhe për moshën e daljes në pension të magjistratëve, përfshi prokuror e gjyqtar të cilët aktualisht e kanë në 67 vjeç, por me vullnetin e tyre ata mund të shërbejnë edhe tre vite pas moshës duke dalë në 70 vjeç.
Ndalur tek Gjykata e Lartë e cila ka numrin më të lartë të çështjeve të prapambetura ndër vite do të hiqet detyrimi për seanca publike dhe të mbahen seanca në dhomë këshillimi. Sipas këtij ligji Gjykata e Lartë do të ketë mundësi për të asimiluar një numër të madh çështjes të mbetura në arkivat e kësaj gjykate.
Ndalur tek pagesat e magjistratëve me ndryshimet e reja do të propozohet rritje deri në 80 % të pagës bruto nga 60 % të cilën ata marrin aktualisht.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se këto ligje do të synojnë që të rrisin efektshmërisë e sistemit të Drejtësisë. Deputeti Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit tha se këto ligje do të sjellin rritjen e eficencës në sistemin e Drejtësisë.
Po ashtu është miratuar me 95 vota pro Akti Normativ i cili autorizon ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, që distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat jane të certifikuara.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu tha se është e nevojshme që të diversifikojmë portofolin e vaksinave dhe të nisë vaksinimi masiv.
Ndërkohë me 94 vota pro është votuar procedura e veçantë për negocimin me Bechtel për ndërtimin e Skavicës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, gjatë seancës së sotme plenare tha se kontrata me kompaninë amerikane është ndarë me dy pjesë, ku në pjesën e parë do të edhe një studim i mirëfillte mjedisor dhe në kontratën e dytë, do të përfshihet projektimin dhe ndërtimin e Skavicës.
Aktiviteti i Kuvendit në seancën plenare datë 23 mars 2021
Kuvendi ka miratuar ndryshimet e Reformës në Drejtësi, ku janë votuar pro për 10 projektligjet. Po ashtu është miratuar me 95 vota pro Akti Normativ për marrjen e vaksinave ruse e kineze. Ndërkohë me 94 vota pro procedura e veçantë për negocimin me Bechtel për ndërtimin e Skavicës.
Aktiviteti i Kuvendit në seancën plenare datë 23 mars 2021
Në fjalën e tij në Kuvend, Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se ndryshimet e propozuara në Reformën në Drejtësi, janë reflektim i problematikave që janë hasur gjatë implementimit të saj.
"Zgjedhjet e 25 prillit, po kthehen në një referendum mes ata që duan ta zhbëjnë reformën në drejtësi dhe mes nesh që e konsiderojnë si reformë kyçe të ndarjes së Shqipërisë mes tranzicionit të tejzgjatur dhe rrugës europiane. Sot KE ua rekomandon si ilaçe për drejtësinë tyre, edhe Serbisë, Maqedonisë së Veriut, i rekomandohet reforma në Drejtësi që ka Shqipëri, prandaj ndryshimet ligjore vijnë si rezultat i një sërë problematikash të evidentuara. Nuk bie dakord që procesi i Vettingut ka qenë i mangët, por ka ndihmuar në vakancat, por prap jemi në kushtet ku Gjykata Kushtetuese është funksionale dhe prej fund dhjetorit të vitit të shkuar KE, konstatojmë që i kemi kryer detyrat e shtëpisë, a ka ende në sistem gjyqtarë si gjyqtarja e Krujës, që në pritje të Vettingut, po kryejnë vepra penale, po. Drejtësia mbrotje Ilir Metën dhe Sali Berishën, Ardian Dvorani vlerësohet për karrierën e tij si kampion i luftës kundër korrupsionit", tha Balla.
Deputeti Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit foli në lidhje me projektligjet e reja të Reformës në Drejtësi, ku tha se këto do të sjellin rritjen e eficencës në sistemin e Drejtësisë.
‘Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur drejt suksesit. Jemi në një moment të rëndësishëm për disa nga propozimet e ligjeve për Reformën në Drejtësi janë të mirëpritur dhe në kohën e duhur. Kjo do të sjellë rritjen e eficencës në sistemin e Drejtësisë. Kjo paketë do të ndihmojë në uljen ndjeshëm të çështjeve që presin me dhjetëra e dhjetëra vite për t'u gjykuar. Përmes kësaj pakete hidhet një hap tjetër që synon mbështetjen financiare e SPAK. Kjo mbështetje nuk duhet të shihet nga institucionet e drejtësisë si qoka që ne bëjmë ndaj tyre, por si një përpjekje për të bërë detyrën me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Ka ardhur momenti që institucionet e reja të drejtësisë të tregojnë përgjegjësi dhe të tregojnë rezultate, lufta ndaj krimit të organizuar nuk duhet të jetë thjeshte një bilanc shifrash, por një sfidë. Opinioni publik ka gjithë të drejtën të na shohë si realizues të kësaj Reforme, por edhe si garantë të ecjes së saj. Kjo betejë vijon të jetë prioritet kryesor i PS-së dhe do ta çojmë deri në fund.’- tha Xhafaj.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë seancës së sotme plenare foli 10 projektligjet e Reformësn në Drejtësi. Sipas ministres Gjonaj, këto projektligje synojnë që të rrisin efektshmërinë e sistemit të drejtësisë.
‘Synojnë rritjen e efektshmërisë të sistemit të drejtësisë. Këto 10 ligje janë rezultat i një pune gati 7 mujore. Sollën një adresim mjaft të mirë ndërmjet masave administrative. Gjatë hartimit të paketës ligjore, kemi punuar bashkërisht me të gjitha institucionet e drejtësisë dhe dakordësuar me institucione ndërkombëtare. Pavarësisht se janë 10 projektligje pjesë e kësaj pakete, kjo ka vetëm një qëllim rritjen e eficencës të sistemit të ri të drejtësisë. Ne sigurojmë që efektet e sistemi e ri të drejtësisë, marrja e një zgjidhje sa më të shpejtë nga qytetarët. Kjo do të sjellë përshpejtimin e çështjeve në këto gjykata. Do t’i japim SPAK çdo mjet për të luftuar korrupsionin. Gjykata e Lartë brenda disa vitesh do të mbyllë shqyrtimin e 38 mijë çështjeve.’- tha Gjonaj
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë seancës së sotme plenare foli në lidhje me projektligjin për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë "Bechtel international, inc.", për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës".
Balluku tha se kontrata me kompaninë amerikane është ndarë me dy pjesë, ku në pjesën e parë do të edhe një studim i mirëfillte mjedisor. Në kontratën e dytë, ministrja nënvizoi se do të përfshijë projektimin dhe ndërtimin e Skavicës.
‘Një ëndërr e madhe e cila nuk ka gjetur mundësi që të realizohet deri më sot Ndërtimi i Centralit të Skavicës. Është një instrumet rregullatori i kaskadës së Drinit. Duhet thënë që qeveritë e mëparshme nuk arritën q ëta plotësonin këtë vepër. Ne tashmë kemi kryer të gjitha hapat paraprake me kompaninë amerikane. Kontrata është ndarë në dy pjesë.
Kontratat e parë do të jetë midis KESH dhe Bechtel Interenational. Duhet pasur parasysh që kjo kontratë do të ketë kapituj që do të lidhen me studimin ambiental të zonës. Do të bëhet në studim i mirëfilltë mjedisor. Kontrata e parë do të fokusohet në përgatitjet e projektit teknik. 4-6 javë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe brenda 30 ditëve do të negociojnë kushtet e kontratës së parë. Kontrata e fazës së dytë do të firmosë brenda tre ditësh pune nga data e finalizimit të saj, që do të përfshijë projektimin dhe ndërtimin e Skavicës. Ftoj deputetët që ta votojnë këtë projektligj. Përveç prodhimit të energjisë do të rriten kapacitete prodhuese për tre hidrocentralet ekzistuese dhe do të japë një zgjidhje për përmbytjet në zonën e nën Shkodrës.
Investimi nuk është një investim që behet nga Bechtel por nga qeveria shqiptare. Faza e parë e studimit do të mbulohet me fonde të KESH. Është një investim me shumën 550 milionë dollarëve. Për sa i përket fazës së dytë do të dalin edhe kapacitete prodhuese në këtë HEC dhe kapacitete që do të shtohen në tre hidrocentralet e tjera. Do ishte mirë që mos të shprehemi para studimit. Nëse ne do të jepnim. Do zgjedhoja ca më tepër shqetësimin që kanë shtruar deputetët e Dibrës të grupit parlamentar të PS-së. Do të ketë një kapitull të tërë për sa i përket përgjegjësisë sociale të qeveris. Kemi një numër të pronave të cilat preken, por unë do të thoja që pa përfunduar studimi i parë, i cili do të nxjerrë zonat të cilat duhet të shpronësohen, por që do ti gjendet zgjedhja.’- tha Balluku.
Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, i bëri thirrje sot qytetarëve që në zgjedhjet e 25 prillit, t’i vendosin kryqin fletës së votimit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjoni nuk i kurseu akuzat për partitë politike e kandidatët për deputetë, për të cilët u shpreh se qëllim të vetëm kanë “mbushjen e xhepave të tyre”.
“Qytetarë duhet ta dini se e vërteta është krejt ndryshe, misioni i tyre i përbashkët është t’ju bëjnë juve kurban për xhepat e tyre. Ndaj në 25 prill kryq fletës së votimit, kryq kësaj klase politike të paaftë e diletante”, tha ai mes të tjerash.
Por thirrja e tij për t’i vënë kryqin fletës së votimit nuk kaloi pa vëmendjen e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, i cili zuri ngushtë deputetin, ku i tha se ai nuk e ka emrin në listë dhe nëse i vendoset kryqi të gjithëve, “kush do qeverisë pastaj?
“Përshëndes që ke reflektuar nga seanca e parë që sot fole konform rregullores e përmbajtjes së ligjit. Por është hera e dytë që e përsërit këtë kryq të gjithëve, po ja futi kryq të gjithëve elektorati ti s’e ke emrin gjëkundi që të lërë ty, se kush do qeverisë këtu pastaj?”, tha Ruçi.
Deputeti Myslim Murrizi nga seanca e Kuvendit i drejtoi ministres Ogerta Manastirliu disa pyetje në lidhje me procesin e vaksinimit, ku sipas Murrizit janë shumë pak vaksina të mbërritura. Sipas Murrizit po bëhet propagandë me ardhjen e vaksinave, dhe se nuk po bëhet bamirësi pasi vaksinat janë marrë me taksat e shqiptarëve. Po ashtu Murrizi tha se për vendin tonë duhen 6 milion vaksina, ndërkohë që brenda marsit kanë mbërritur 19 mijë, duke pyetur se sa kohë i duhet qeverisë që ti sigurojë.
‘Më në fund e kuptuat që marrëveshja gjoja sekrete me Pfizer për dy vite rresht është një marrëveshje që na u shit si shoë propagandë arritje triumf suksesi. Çfarë thonë shifrat sot, që deri tani kanë ardhur 90 mijë vaksina dhe që janë vaksinuar 45 mijë individë. 36 mijë mësues ka Shqipëria keni vaksinuar 10 mijë nëse 30% është shifër reale. Do të vaksinojmë me Sputnik-V moshën mbi 80 vjeç, a ja dalin dot me 10 mijë vaksina 203 mijë individë që ka ky vend. Propaganda e daljes me tenxhere në dorë për çdo ngarkesë për një grusht vaksinash është e pështirë. Është vaksinë e blerë nga taksat e shqiptarëve.
Edhe ato që janë peshqesh, 10 mijë vaksina nga 12 euro bëjnë 12 mijë euro. E falenderojmë princin e Arabisë. Nuk besoj se është ndonjë hata e madhe kur nga cilido shtet, apo princ qoftë ky dërgon peshqesh 12 mijë euro. Aq sa treçereku i kandidatëve tuaj i kanë kostume. Kur planifikohet me të gjitha mekanizmat tuaj që të vaksinohet më shumë se gjysma. Pra më këtë ritëm Shqipërisë i duhen 6 milionë vaksina.
Me këtë ritëm që u mbyll marsi me 19 vaksina a mund të më thoni sa kohë u duhet që ky vend të sigurojë 6 mln shqiptarë? Se ça lidhje ka ministria e Tërmetit me vaksinën. A nuk kanë besim tek ju znj. Ministre që duan t’ja japin vaksinat këtij qametit. A është punë lekësh këtu!’- tha Murrizi.
Deputetja e opozitës në Kuvend, kryesuese e listës së kandidatëve të Nismës Thurje në Qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari, e ka cilësuar politikën shqiptare të këtyre 30 viteve si të 'mashtrues dhe legenë".
“Mashtruesa, legena, që vetëm vidhni, për ç’a e doni mandatin e tretë, për të larë mëkatet që keni bërë, jo ju doni të vidhni më shumë. Në këto 30 vite qoftë këto që janë në këtë sallë qoftë ata jashtë, nuk kanë siguruar minimumin për shqiptarët. Ato që janë më elementare, rrugët, ujin dhe energjinë elektrike.
Shtetarët tanë kanë vjedhur pyjet, për veten e tyre, shkojnë të gjithë fitimet që marrin nga këto pyje i fusin në xhepat e tyre. Kur bie fjala për të paguar energjinë elektrike, çdo gjë që i takon bashkisë aty i ke, gati tu. Por kur bie fjala për të bërë investime, asgjë nuk bëhet. Kjo është e vërteta. Shko në Tunjë sot, një fshat që rrit levando në male, të shkosh atje 14 km rrugë dhe të mos bëhet asnjë investim, më thoni si e keni bërë në 30 vite. A nuk keni turp se si e keni bërë këtë vend", tha ndër të tjera Hajdari.
Deputeti i opozitës parlamentare në Kuvend, Ralf Gjoni, i ka konsideruar tallje me Kuvendin dhe shqiptarët mënyrat se si qeveria po sillet me vaksinimin në vend.
"Pandemia është vetëm maja e asbergut e një lufte ekonomike. Sot nuk po flasim në këtë akt për një vaksinë të gjithëpranuar. Nuk po flasim për një vaksinë ndërkombëtare. Është një kakofoni dhe një dilentatizëm politik gjithandej. Mban erë shumë të keqe gjithandej dhe ne nuk kemi pse të bëhemi pjesë e kësaj. Kjo është luftë gjeopolitike dhe jo luftë shëndetësore. Unë nuk e kuptoj pse e keni sjellë këtë Akt Normativ në Parlament apo për t'ju fshehur përgjegjësisë juridike në të ardhemn? Ju keni frikë dhe nuk jeni të sigurt për të ardhmen. Turp e faqja e zezë, jeni qesharakë! Po mirë bëni, kur keni përballë një gjumash si shkruan libra që as i ka lexuar", tha Gjoni.
Ogerta Manastirliu gjatë seancës së sotme plenare ku pritet që të miratohet akti normativ që i hap rrugë sigurimit të vaksinave ruse dhe kineze tha se është e nevojshme që të diversifikojmë portofolin e vaksinave. Ministrja tha se po punojnë që të kenë kapacitet të përgatitura dhe që të arrijnë vaksinimin nga 10 deri në 15 mijë vaksinime në ditë.
‘Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 90 mijë vaksina të cilat janë të llojeve të ndryshme duke përfshirë vaksinën ‘Pfizer’ me të cilët kemi një kontratë prej 500 mijë dozazh. Nga Covax pritet të kemi edhe sasinë ekzakte të lëvrimit gjatë muajit prill.
Të vijojmë me planin tonë të vaksinimit për të arritur vaksinimin masiv. Dua të them se miratimi i këtij akti është një ndër hapat konkret dhe pozitiv që po ndodh. Tashmë kemi të dhëna dhe publikime shkencore. Është e nevojshme që të diversifikojmë portofolin e vaksinave që të kemi akses dhe të nisim vaksinimin masive. Po vaksinojmë sipas një plani shumë të mirë. Objektivi është të vijojmë shtrirjen e vaksinimit. Po punojmë që kapacitete tona t’i kemi të përgatitura. Të kemi mundësi të vaksinojmë nga 10 mijë deri mbi 15 mijë vaksinime në ditë ky është objektivi jonë.
Tregu i vaksinave është një treg i vështirë, ka luftë brryllash dhe sigurimi i vaksinave është një përpjekje e vërtetë e vështirë për vendet e rajonit dhe në botë, ndaj dhe qeveria shqiptare është angazhuar që nëpërmjet të gjithë burimeve të sigurojë vaksina. Ndaj akti normativ është dhënia e lejes për të vijuar negociatat me ato prodhues të vendeve me distributor të autorizuar në mënyrë që të vijojmë këtë proces jetik për vaksinimin në të gjithë vendin. Vetëm disa vende të mëdha kanë siguruar 70% të tregut të vaksinave përgjatë 2021. Ka shumë vështirësi pasi aksesi në vaksinë për arsye të mungesës në treg, bëhet i vështirë. Vështirësi hasen të gjithë botë, besoj e ka rëndësi për të theksuar se nr i shteteve të BE-së që tashmë nuk përjashtojnë asnjë vaksinë është rritur ndjeshëm. Gjermania dhe Italia janë shprehur qartë së do të hedhin vështrimin edhe ndaj vaksinës rusë. Ky akt normativ është një tjetër hap drejt sigurimit të vaksinave të sigurta.’- tha Manastirliu.
Nënkryetari i grupit parlamentar në Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar gjatë seancës së sotme plenare që në rendin e ditës të futen 10 projektligje të Reformës në Drejtësi.
‘’Bazuar në nenin 31 të rregullores, ku bëhet fjalë për ndryshim të rendit të ditës. Duke thënë që Komisioni i Ligjeve ka përfunduar raportin ditën e premte, do kërkoja që në rendin e ditës të përfshihen dhe 10 projektligjet e propozuara dhe po i citoj.
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në
1 Kodin e Procedurës Penale,
2 Organizimi dhe funksionimi i Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë
3 Kodi i Procedurës Civile në Republikën e Shqipërisë
4 Kodi Penal,
5 Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative
6 Funksionimi i Policisë Gjyqësore,
7 Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
8 Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve,
9 Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë
10 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Janë diskutuar dhe miratuar, janë ndryshime që rrisin efektivitetin dhe ndihmojnë ecjen para të Reformës në Drejtësi. Besoj të gjithë janë dakord për t’i kaluar për shqyrtim në seancë plenare.’’- tha Balla.