TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën për shtyp që zhvilloi sot ka kthyer përgjigje pse më 21 janar, kur ai ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk largoi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të policisë, siç po kërkon sot për Ardi Veliun. Basha përsëriti të njëjtin qëndrim që ka mbajtur në të gjithë këto vite, duke i ligjëruar vrasjet 4 katër demonstruesve në vitin 2011 pasi sipas tij protestuesit po sulmonin Kryeministrinë.
Basha bëri fajtor Gardën e Republikës pasi sipas tij ishin ata që bënë vrasjet. Madje sipas kryedemokratit njërin prej tyre, Rama e bëri kryebashkiak. Basha e cilëson ish-gardistin, sot kryebashkiak i Matit si "një njeri që me njerëzit e tij terrorizon Matin, njeri me precedent penal"duke mos dhënë shpjegime se si ka mundësi që një njeri i tillë sipas Bashës duhet të ishte në Gardën e Republikës, pikërisht në kohën kur kryedemokrati sot në atë kohë ishte ministër i Brendshëm.
Në komunikimin me mediat, kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk ka lënë pa komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në familjen Rasha si edhe prezantimin e buxhetit për vitin 2021. Vizitën në familjen Rasha, Basha e quan si një kthim në vendin e krimit, teksa buxhetin e cilëson si një tregues i qartë se si është në dispozicion të oligarkëve dhe jo të qytetarëve. Protestat, Basha i quan si një revoltë të qytetarëve ndaj një qeverie që ka 7 vite që gënjen dhe punon vetëm për vete.
Basha komentoi edhe deklaratën e bërë mesditën e sotme nga kryeministri Rama që i tha se është "lider pa karakter" pasi nuk bëri thirrje kundër dhunës. Ai tha se distancohet nga dhuna, por nga dhuna e ushtruar sipas tij nga policia, ndërsa sa i përket akteve të protestuesve, kryedemokrati nuk tha asnjë fjalë. Për protestat, Basha e pranoi hapur se kanë pasur dhe kanë mbështetjen e tij dhe të opozitës. Në këtë linjë, kryedemokrati tha se vrasja e të riut nga policia ishte një shkëndijë, ndërsa protestat në vijim janë një revoltë që ka rrënjët te kriza ekonomike.
Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se "nuk e largon Ardi Veliu dhe sikur të dalin 500 mijë vetë në shesh".
"Zoti e ruajt se askush nuk e ruan nëse në shesh dalin 500 mijë veta, se e di se ca o pret, t'i thërrasë mendjen", tha Basha.
Gjatë deklaratës për shtyp, kryedemokrati Lulzim Basha tha se i mbështet protestat për vrasjen e Klodjan Rashës. Ai thotë se vrasja e 25-vjeçarit ishte një shkëndijë për këto protesta.
"Lus çdo shqiptar që të ndalet 1 sekondë dhe të kuptoj se çfarë po ndodh. Kërkon të fajësoj këdo për vrasjen e Klodjan Rashës. Kësaj nuk do i shpëtonte as opozita. Rrënjët e kësaj revolte janë më të thella. Vrasja e Klodian Rashës ishte vetëm shkëndija për këto protesta. Protesta ka patur dhe ka mbështetjen tonë të plotë Për protestat e studentëve fajësoi opozitën. Në 2017 Edi Rama erdhi në pushtet përmes krimit. Studentët i shau, i telendisi e i mashtroi. Vetëm ne i dhamë një zgjidhje atyre. Pse i dogjëm mandatet? Duhej zgjedhje politike. Bëri zgjedhje moniste. Lulzim Basha si kryeministër ashtu siç hoqëm vizat 10 vite më parë do të heqim nga barra dhe shefat mafiozë. Ju garantoj që brenda 6 muajve të parë në qeverisje do kemi standarte të larta. Koalicioni opozitar është 1 dhe i pandarë. Për të larguar Edi Ramën. Për t'i dhënë shqiptarëve garancitë për të larguar Edi Ramën. Ky që për 8 vite nuk mbajti asnjë premtim. Nuk meriton më asnjë ditë më shumë" - tha Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka kthyer përgjigje pse në 21 janar, kur ai ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk largoi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të policisë. Për këtë ai bëri fajtor gardën dhe tha që sot, atë që ka qenë në krye të zjarrit, Rama e bëri kryebashkiak.
Gazetarja: Pse kur ju ishit ministër i Brendshëm në 21 janar ku u vranë 4 protestues, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë respektoi ligjin ndërkohë që Ardi Veliu për rastin e një efektivi do duhet të mbajë përgjegjësinë e një efektiv që po gjykohet nga organet e drejtësisë?
"Ti e di përgjigjen. Sepse të gjitha institucionet ndërkombëtare treguan se policia iu nënshtrua dhunës, se vrasja tragjike ndodhi si rezultat i veprimeve të gardës të cilët në kushtet e thyerjes së perimetrit, të cilët vepruan dhe shumë prej tyre u përballën me ligjin dhe u dënuan. Po e vërteta nuk është vetëm kaq, e vërteta është që sa herë kapet ngushtë, Rama përmend 21 janarin, po jo siç është në të vërtetë se nuk tregon se atë që ishte në grup të 21 janarit e bëri kryetar të PS në Mat, drejtor të OSHE në Mat, një njeri që sot terrorizon Matin. Në mos ta dënonte, të distancohej, por jo ta promovonte. Anëtarin e grupit të zjarrit, e keni me emër e mbiemër, e bëri e bëri kryetar të PS e drejtor të OSHE, dhe sot një njeri që me njerëzit e tij terrorizon Matin, njeri me precedent penal që kurr nuk duhet të ishte kandiduar në atë detyrë pas kalimit të ligjit për dekriminalizimin. Ky është Edi Rama, tjetër gjë thotë tjetër gjë bën". (...)
"Sa herë që Rama ka për keq, kthen në skenë 21 janar. Pse e gradoi vrasësin e 21 janarit, sepse ndoshta Rama mund të thotë "ose garda bëri detyrën dhe nuk bëri krim", ose sepse "bëri detyrën partiake se mua më duhej gjaku i tyre". Kurrë nuk do të bëj kompromis me krimin për të ardhur në pushtet dhe të sakrifikojë jetë njerëzish për të ardhur në pushtet, se pushtetin e kam parë si instrument për t'iu shërbyer njerëzve", tha Basha.
Vizitën e kryeministri Edi Rama në familjen e Klodjan si "një kthim në vendin e krimit", teksa hodhi akuza se ka pasur qëllime për ta manipuluar si ngjarje, prandaj reagoi 3 ditë me vonesë.
"Kthehet ditë për ditë te vendi i krimit, sic kthehen ata që janë bërë pjesë e krimit me neglizhencën dhe poshtërimin të gjakut të viktimës. Harroni pastaj avancimin drejt BE, të jetë për këtë njeri një ditë më shumë se 25 prilli të qëndrojë do të kërcënohet integrimi në BE. 3 ditë rrugëve të Nju Jork në dyqanet më luksoze dhe nuk gjeti një minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodian Rashës, ndërsa tani kthehet ditë për ditë te vendi i krimit. Një ditë më shumë se 25 prilli të qëndrojë, do të rrezikojë edhe lëvizja e lirë e shqiptarëve, harrojeni më integrimit. Gjuha e tij e urrejtjes nxit reagimet më negative te shqiptarët. Asnjë ndjeshmëri për vrasjen e të riut. Tre ditë heshtje, sepse mendoi se do ta manipulonte edhe këtë ngjarje. Komunikatat e policisë për dy ditë u munduan të fajësonin viktimën. Dhe Edi Rama do vazhdonte të heshtte. Ai është gati të shesë këdo për të shpëtuar lëkurën e tij, ndaj e shiti Sandër Lleshajn. Jo se reflektoi. Edhe po të shkojë 5 herë në ditë te familja e Rashës, thjesht iu tregon shqiptarëve sa i pandjeshëm është”, tha Basha.
Tregon sa hipokrit është, sa peng është.
Kryedemokrati Lulzim Basha i ka quajtur protestat në Tiranës si një revoltë qytetare ndaj një qeverie që ka punuar vetëm për pasurimin e vetvetes.
"Prap premtime boshe nga Rama, ka premtuar se do rehabilitonte ekonominë, e ka futur në një kolaps, sot kostoja e jetës është më e larta. Në 7 vite nuk ka bërë asgjë, nuk ka mbajtur asnjë premtim, shkatërrim, dhunim të pronës publike,të shtëpive të shqiptarëve, askush nuk e beson më Edi Ramën, ku është thelbi i çdo revolte të qytetarëve, Kjo është ajo që e pret çdo qeveri kur për 8 vite me radhë premton dhe nuk mban fjalën, por punon vetëm për vete", tha Basha.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur konferencën e tj për mediat duke risjellë në vëmendje liberalizimin, kur sot bëhen 10 vite nga ky moment historik.
"Sot, 10 vite nga liberalizimi i vizave me BE-në. Sot 10 vite më parë arritëm stacionin e lëvizjes së lirë, dinjitetit të shqiptarëve. 10 vite më parë realizuam një ëndërr. 10 vite më parë shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin lodhur dhe nuk besonin se ajo ditë do të vinte. Një mur Berlini ndante shqiptarët nga Europa. Ne ia dolëm ta bëjmë realitet lëvizjen e lirë në BE për studentët, familjarët, sipërmarrësit. Më 15 dhjetor 2010 kurorëzuam përmbushjen e 150 kushteve të vendosura për heqjen e vizave, 10 herë më pak se kushte që ka vendosur BE, por ia dolëm që t'i realizojmë në më pak se 2 vite. Kështu siç kemi bërë realitet liberalizimin e vizave, do të bëjmë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë ne BE dhe sot në këtë ditë të errët për vendin, thirrja ime e parë është kini besim, kemi bërë gjëra të mëdha bashkë, kemi treguar se vështirësitë i kemi mundur dhe të mirat i shijojnë akoma të gjithë shqiptarë", tha Basha.
Lul ti rren bashke me Saliun.Me 21 Janar eshte perdir dhune nga demostryesit,por asnje protestues nuk e ja kalu gardhin e jangjellave.Kuse ju me molotov dhe hejyra keni tentu xeri ne deren e kryeminisyruse.Kush polici eshte tolerabte atehere.Pamjet filmike me 21 janar jane te publikuara
PërgjigjuO Lulzime deno dhunen nga do qe ajo vjen n.q.s do te marresh na I vote .Njerzit duan siguri dhe paqe ti nxit lufte dhe pasiguri
PërgjigjuTI do vrare bashke me saliun-meten,kryemadhin,, aty ne bulevard per te kompensuar 4 te vraret e 21 janarit 2011...../////
PërgjigjuPO SE JU TE PD,,,kur ishit ne pushtet punuat per shqiptaret,,pisa njerez,,,ju duheni vrare me buke ne goje,,,keni goje e flisni,,,mbylleni halen,,,se keni vjedhur te gjithe buxhetin me tendera rrugesh e ilacesh...////
PërgjigjuKy ta luan trurin me kete pafytyresi te paimagjinueshmr
PërgjigjuO shkerdhate.
PërgjigjuO shal ngjit 7×7=42 ti ske faj se ska mo burra Shqipria se po të kishte burra ti do ishe në pidh të satëme o kriminel hajdut mor pis pisi 400 brezash.
PërgjigjuKe harruar dhe 21 janarin o kec pa bole apo aty eshte Ujku plak
PërgjigjuRuani femijet nga ILIR META e SALI BERISHA ! Ata jane pedofila dhe vrases!
Përgjigju