Basha: I mbështesim protestat, vrasja e Klodian Rashës ishte shkëndijë për shpërthimin e tyre

15 Dhjetor 2020, 14:44| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 14:46

  • Share

1608037282_bashaaa3.jpg

Gjatë deklaratës për shtyp, kryedemokrati Lulzim Basha tha se i mbështet protestat për vrasjen e Klodjan Rashës. Ai thotë se vrasja e 25-vjeçarit ishte një shkëndijë për këto protesta.

"Lus çdo shqiptar që të ndalet 1 sekondë dhe të kuptoj se çfarë po ndodh. Kërkon të fajësoj këdo për vrasjen e Klodjan Rashës. Kësaj nuk do i shpëtonte as opozita. Rrënjët e kësaj revolte janë më të thella. Vrasja e Klodian Rashës ishte vetëm shkëndija për këto protesta. Protesta ka patur dhe ka mbështetjen tonë të plotë Për protestat e studentëve fajësoi opozitën. Në 2017 Edi Rama erdhi në pushtet përmes krimit. Studentët i shau, i telendisi e i mashtroi. Vetëm ne i dhamë një zgjidhje atyre. Pse i dogjëm mandatet? Duhej zgjedhje politike. Bëri zgjedhje moniste. Lulzim Basha si kryeministër ashtu siç hoqëm vizat 10 vite më parë do të heqim nga barra dhe shefat mafiozë. Ju garantoj që brenda 6 muajve të parë në qeverisje do kemi standarte të larta. Koalicioni opozitar është 1 dhe i pandarë. Për të larguar Edi Ramën. Për t'i dhënë shqiptarëve garancitë për të larguar Edi Ramën. Ky që për 8 vite nuk mbajti asnjë premtim. Nuk meriton më asnjë ditë më shumë" - tha Basha.


Lajmi kryesor:

'Pse nuk largoi drejtorin e Policisë në 21 janar'?/ Basha me të njëjtin qëndrim si Berisha: Demonstruesit u vranë nga garda sepse sulmuan Kryeministrinë


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?