Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur konferencën e tj për mediat duke risjellë në vëmendje liberalizimin, kur sot bëhen 10 vite nga ky moment historik.
"Sot, 10 vite nga liberalizimi i vizave me BE-në. Sot 10 vite më parë arritëm stacionin e lëvizjes së lirë, dinjitetit të shqiptarëve. 10 vite më parë realizuam një ëndërr. 10 vite më parë shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin lodhur dhe nuk besonin se ajo ditë do të vinte. Një mur Berlini ndante shqiptarët nga Europa. Ne ia dolëm ta bëjmë realitet lëvizjen e lirë në BE për studentët, familjarët, sipërmarrësit. Më 15 dhjetor 2010 kurorëzuam përmbushjen e 150 kushteve të vendosura për heqjen e vizave, 10 herë më pak se kushte që ka vendosur BE, por ia dolëm që t'i realizojmë në më pak se 2 vite. Kështu siç kemi bërë realitet liberalizimin e vizave, do të bëjmë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë ne BE dhe sot në këtë ditë të errët për vendin, thirrja ime e parë është kini besim, kemi bërë gjëra të mëdha bashkë, kemi treguar se vështirësitë i kemi mundur dhe të mirat i shijojnë akoma të gjithë shqiptarë", tha Basha.
Lajmi kryesor:
'Pse nuk largoi drejtorin e Policisë në 21 janar'?/ Basha me të njëjtin qëndrim si Berisha: Demonstruesit u vranë nga garda sepse sulmuan Kryeministrinë
B.K./ReportTv.al