Lulzim Basha dhe Francesco Becchetti

Politikë

'100 dështimet e Ramës', Lulzim Basha: Lufta personale me sipërmarrësin italian Becchetti do iu kushtojë shqiptarëve 110 mln euro

3 Prill 2021, 08:43| Përditesimi: 3 Prill 2021, 08:48

  • Share

Pas lajmit të djeshëm që sipas Shqipëria humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit në vitin 2015, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur që të komentojë përmes një 'sondazhi' që ka zhvilluar në rrjete sociale.

Përmes rubrikës së tij të përditshme  '100 dështimet e Ramës' Basha shkruan se lufta personale e Edi Ramës do t’iu kushtojë shqiptarëve 110 mln euro, 4560 lekë çdo shqiptar.

 “21 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa do t’u kushtojë shqiptarëve lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti? Përgjigjja: 110 milionë euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, çdo shqiptar do të paguajë 4.560 lekë për mbylljen e televizionit ‘Agon’”, shkruan Basha.

Kujtojmë se VOA njoftoi dje se Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Kryeministri Edi Rama pasditen e djeshme është shprehur i neveritur nga gëzimi i Presidentit Ilir Meta  dhe PD-së duke e cilësuar si të parakohshëm, pasi Shqipëria do të vazhdojë betejën e saj ligjore kundër Francesco Becchetti, të cilin e cilëson si marifetçi. Rama tha se Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu, ndërsa vendimin e arbitrazhin e konsideron të padrejtë.

Fotot e postuara nga Basha

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 03/04/2021 10:35

    ja dhe ky bolja tjeter qe eshte njesoj si rama qe vodhi rrugen e kombit e e inauguroi pa mbaruar tamam ....o zot sa te mallkuar jemi me keta plehra .....si nuk zhduken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?