Politikë

Gjyqi në Arbitrazh me Becchettin, Rama: Gëzimi sharlatanesk i Metës dhe Lulepartisë i parakohshëm! Beteja kundër marifetçiut të paskrupullt vazhdon

2 Prill 2021, 21:40| Përditesimi: 3 Prill 2021, 08:48

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës së Arbitrazhit ku Shqipëria humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.  Rama është shprehur i neveritur nga gëzimi i Presidentit Ilir Meta  dhe PD-së duke e cilësuar si të parakohshëm, pasi Shqipëria do të vazhdojë betejën e saj ligjore kundër Francesco Becchetti, të cilin e cilëson si marifetçi.

Rama tha se Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu, ndërsa vendimin e arbitrazhin e konsideron të padrejtë.

"Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt", shkruan Rama

Postimi i kryeministrit Rama

Ora 21:58
'Të neveritshëm dhe të paturpshëm', PD reagon ndaj Ramës: Nuk merret me dështimin 'Becchetti', por na sulmon ne dhe opozitën

Partia Demokratike ka reaguar pas tëitterit ku kryeministri Edi Rama ku i akuzoi ata se shfaqën një gëzim të neveritshëm dhe të paturpshëm në lidhej me vendimin e gjykatës së arbitrazhit për çështjen Becchetti. Selia blu shkruan se Rama në vend të përballet me dështimin e radhës, merret me PD dhe opozitën. Sipas PD më 25 prill shqiptarët do të rrëzojnë Ramën dhe do të zgjedhin një qeveri të përgjegjshme si ajo.

"Edhe në ditën kur i duhet të përballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën.

Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet, ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës

Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë", shkruan PD

Ora 21:46
Meta e Berisha në ekstazë, pse Shqipëria do i paguajë 110 mln euro Becchettit: SPAK të nisë hetimet ndaj Ramës, të shkojë në burg

Ilir Meta e Sali Berisha, bashkë me mediet e tyre, kanë kaluar në ekstazë, pas lajmit të publikuar nga VOA, se Shqipëria e ka humbur gjyqin me Françesko Beketin e duhet t’i paguajë atij 110 mln euro. Ilir Meta shkruan se Edi Rama duhet të hetohet nga Prokuroria.

E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë. Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro. Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.

Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë. Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë”, shkruan Meta/ Tema

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Borxhi: 03/04/2021 11:24

    Nese eshte e vertete, paguaji vete, sepse nuk kemi taksirat te paguajme paaftesine tende.

    Përgjigju
  • Alabama: 03/04/2021 09:59

    Po pse ça prisje ti të thotë Basha e Meta, pret të të levdojnë? Apo të të ngushëllojnë? Të humbasësh shuma të tilla parash të shqiptarëve, se je i paaftë apo i papërgjegjshëm apo inatçor, është krim o kryeministër, dhe është e dënueshmë me burg

    Përgjigju
  • Qiftja: 03/04/2021 09:24

    Qe Beketi eshte marifetci kjo dihet, por qe ti re ne gracken e marifetciut, dhe i mbylle biznesin dhunshem me nji urdher, kjo denohet nga gjykatat...po ti kujtoje se te jesh kryeminister je perendia. Gjyqin nuk e fitoi Beketi, por agon chanel, qe eshte person juridik me nipt. Ti mqs e dije qe Beketin eshte marifetci, mereshe me Beketin dhe jo me Agon chanel. Injoranca dhe arriganca jote, na kushtojne shtrenjt o aga. Sic e ke then edhe vet, ti me parate ske lidhje, thjesht nuk di te menaxhosh or çun. Boll me kaq..

    Përgjigju
  • Patrioti: 03/04/2021 09:19

    Ai fitoi gjyqin dhe parate do ti paguajne shqiptaret dhe femijet e tyre. Beni durim sa te zbardhet materiali i gjyqit, ku do te lexoje i madh e i vogel se perse Bechetti e fitoi gjyqin. Ja prishen televizionin pasi Erion Velia e kercenoi me mesazh qe te mos e kruante me te, pasi i transmetoi dasmen pompoze dhe lukset e saj ne kalane e Gjirokastres, qe beri me kursimet e mamit. Tani shqiptaret te kerkojne sekuestrimin e pronave e pasurive te Edi Rames, Erion Veliaj e gjithe sorollopit te tyre per te paguar kete padrejtesi dhe poshterim qe nuk e meritojne.

    Përgjigju
  • Lexuesi: 03/04/2021 09:02

    Filloi byrektorja e shqupit me komente,por harrojne se sa lek nga taksat e popullit u hodhen per gerdecin....per nje dem qe shkaktoj familja mafioze berisha.

    Përgjigju
    • Lexuesi: 03/04/2021 10:53

      O ti gje e trash lexo pak me shume rreth kesaj ngjarje,ai vertet ka fituar ne arbitrazh per mbylljen e televizionit,por shteti ka fituar 3 gjyqe per demin e shkaketuar me hidrocentralin e ketij mafiozi dhe demi eshte shume here me i madh dhe tjetra ky eshte ne kerkime nga gjyqesori shqiptar.,dhe nuke ka shance te rimburesoj demin..prandaj mos degjo banden e saliut se ata i kan bere gropen ketij vendi dhe po vuajme pasojat,jo se keta nuk kan gabime por rri shtrember dhe fol drejt.

    • Gdfh: 03/04/2021 09:32

      Kush po e rrun per shqupin o krric,PS PD LSI e njejta bande jane por ti si kokbosh hajvan nuk e kupton dot

  • Ffgh: 03/04/2021 08:53

    Ky pis mashtrues brekushja Edi lakuriqi na doli pis tamam si Saliu dhe Likja

    Përgjigju
  • petrit: 03/04/2021 08:33

    Ose ne jemi populli me budalla ne Bote, ose Edi rama eshte prestigjatori me i mire ne Bote.

    Përgjigju
  • Maku: 03/04/2021 08:07

    Shit vilen ne surrel qe te paguash bechetin se nuk ka arsye te paguhet nga xhepi taksapaguesve

    Përgjigju
  • Jani: 03/04/2021 06:05

    Sipas dallkaukut Rama sharlatan nr.1 eshte VOA qe transmetoi lajmin. Dhe meqe VOA eshte aset publik i SHBA, sharlatan eshte SHBA me qeverine e saj, Biden ne Washington dhe Znj. Curre...sorry, znj. Kim ne Tirane! Kur shikohet gomari pasqyre veshet i duken si mjekerr dhe te pelliturit si fjalim.

    Përgjigju
  • Eris: 03/04/2021 00:02

    Pranoje qe per kapricot e tua i paguam Bashes 16 milion euro te pallatit dhe tani duhet ti paguajm Bechetit 110 milion euro. Paguaj nga xhepi yt deshtak.

    Përgjigju
  • goni: 02/04/2021 22:26

    ai eshte marifetçi,FAKT. po parate i fitoi o zoteri po tani????

    Përgjigju
    • Vlora e flamurit: 03/04/2021 01:12

      Ai ka dhe te tjer kan per te fituar sa te jet kjo shqiperi me meta basha qe slen me te koruptuar pa fitur ne qeveri por dhe rama me ordinera si prahembull ne vlore qe ka per te mar rockun 7

    • Tirona: 03/04/2021 00:46

      edhe po fitoi Ai nuk do mari asnje para nga taxapaguesit shqiptare ato leke do paguhen nga pasuria e Floririt qe do ti konfiskohet kur te perfundoje mbas hekurave

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?