Politikë

'Të neveritshëm dhe të paturpshëm', PD reagon ndaj Ramës: Nuk merret me dështimin 'Becchetti', por na sulmon ne dhe opozitën

2 Prill 2021, 21:58| Përditesimi: 2 Prill 2021, 21:59

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar pas tëitterit ku kryeministri Edi Rama ku i akuzoi ata se shfaqën një gëzim të neveritshëm dhe të paturpshëm në lidhej me vendimin e gjykatës së arbitrazhit për çështjen Becchetti. Selia blu shkruan se Rama në vend të përballet me dështimin e radhës, merret me PD dhe opozitën. Sipas PD më 25 prill shqiptarët do të rrëzojnë Ramën dhe do të zgjedhin një qeveri të përgjegjshme si ajo.

"Edhe në ditën kur i duhet të përballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën.

Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet, ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës

Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë", shkruan PD


Lajmi kryesor:

Gjyqi në Arbitrazh me Becchettin, Rama: Gëzimi sharlatanesk i Metës dhe Lulepartisë i parakohshëm! Beteja kundër marifetçiut të paskrupullt vazhdon


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?