Politikë

Meta e Berisha në ekstazë, pse Shqipëria do i paguajë 110 mln euro Becchettit: SPAK të nisë hetimet ndaj Ramës, të shkojë në burg

2 Prill 2021, 21:46| Përditesimi: 2 Prill 2021, 22:21

  • Share

Ilir Meta e Sali Berisha, bashkë me mediet e tyre, kanë kaluar në ekstazë, pas lajmit të publikuar nga VOA, se Shqipëria e ka humbur gjyqin me Françesko Beketin e duhet t’i paguajë atij 110 mln euro. Ilir Meta shkruan se Edi Rama duhet të hetohet nga Prokuroria.

E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë. Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro. Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.

Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë. Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë”, shkruan Meta/ Tema


Lajmi kryesor:

Gjyqi në Arbitrazh me Becchettin, Rama: Gëzimi sharlatanesk i Metës dhe Lulepartisë i parakohshëm! Beteja kundër marifetçiut të paskrupullt vazhdon


Komento

Komente

  • Like: 03/04/2021 06:21

    Te paret qe duhet te futen ne burg je ti o like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni, lulka,femijet dhe familjet tuaja qe keni vjedhur e shkaterruar Shqiperine per 30 vjet rresht

    Përgjigju
  • Vloreee: 02/04/2021 22:19

    Eeee iplasi trapi edite leket e shqiptarve jane......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?