100 foto nga Lufta e Madhe, Armand Plaka: Në qendër kaosi, që përfshiu Shqipërinë në katër vite

9 Nëntor 2018, 19:37| Përditesimi: 9 Nëntor 2018, 19:46

  • Share

Studiuesi Armand Plaka prezanton rreth 100 foto, skica, revista, harta edhe pllakate në ekspozitën “Lufta e madhe” edhe shqiptarët, mësime për të mos u harruar. Janë materiale që kanë në qendër Luftën e Parë Botërore në terrorin shqiptar, ku përveçse elementëve të luftës, të bien në sy edhe momente nga jeta e përditshme në mbarë vendin, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Korçë edhe jo vetëm. Studiuesi Plaka për “ReportTv” rrëfen arsyet e çeljes së kësaj ekspozite edhe arkivat që ka shfrytëzuar

Janë jo më shumë se 100 foto, për të shprehur një simbolikë që lidhet me 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, që ka hyrë në historinë botërore, si Lufta e Madhe tashmë. Megjithëse, në një sens tjetër njihet si Lufta e Parë Botërore. Kjo është arsyeja që këtë radhë për publikun të paraqes 100 materiale grafike. Jam munduar që të shfrytëzoj çdo mundësi të mundshme, të secilit shtet, por në aspektin teknik shumë arkiva janë digjitalizuar në masa të ndryshme. Jam bazuar tek arkivat fizike, në gjermani edhe jo vetëm, franceze, serbe, austro-hungareze etj.

Studiuesi Armand Plaka

Në qendër të fotografive bardhezi vihet re kaosi ku gjendet asokohe Shqipëria

Tematikat janë të ndryshme, kjo më ka bërë që të tërhiqem nga ideja ime fillestare për të operuar në mënyrë kronologjike apo tematike. Ajo që kam dashur që të përcjell është kaosi që përfshiu Shqipërinë në katër vite edhe paradokset e ndryshme. Shqipëria u shkelë në mënyrë klasike nga katër ushtri, por në mënyrë më të zgjeruar nga shtatë ushtri. Të gjithë duhet trajtuar si pushtues, të gjithë u përpoqën që të bëjnë propagandën e vet, derisa në fund shqiptarët kuptuan se ishte pjekur koha tashmë, që ta merrnin vet në dorë fatin e tyre, duke arritur në një shkallë shumë të lartë të ndërgjegjësimit kombëtar, pikërisht për këtë arsye, fundi i Luftës së Parë Botërore përbën edhe zyrtarisht themelin e shtetformimit modern shqiptar.

Studiuesi Armand Plaka

Një vëmendje jo të paktë studiuesi i ka kushtuar rolit të Austro-Hungarisë edhe Italisë këtë periudhë

Duhet thënë se në krahasim me “pushtuesit” e tjerë, kanë qenë pushtues me tipare paksa të veçanta, sepse të dy përveçse pjesës luftarake, apo edhe arritjes objektive të tyre afatshkurtër apo afatgjatë, janë ndër të vetmit, që ndikuan në një shkallë të lartë emancipimi, për më tepër ndikuan në përmirësimin apo vënien e themeleve të infrastrukturës moderne në Shqipëri. Edhe nga ana tjetër kanë edhe mendimin se ishin të dyja mbretëri apo perandori, që u mundësuan shqiptarëve njohjen më mirë të vlerave të qytetërimit perëndimor. Deri në atë kohë shqiptarët ishin shkelur nga shumë ushtri të huaja, perandoria osmane apo fqinjët serbët e grekët, nga të cilët nuk kishin se çfarë mësonin shumë, përtej faktit që kanë qenë tejet agresivë”.

Studiuesi Armand Plaka

Prezenca e fotove, që na dëshmojnë në historiografinë evropiane edhe botërore, tërheqjen e madhe serbe në territorin shqiptar, në dimrin e ashpër të 1915-1916.

Serbët këtë e mbajnë një nga periudhat më të lavdishme në një anë, por edhe si një nga tragjeditë më të mëdha të historisë së tyre, ndërsa për publikun shqiptar, deri para tre vitesh, kur u hap një ekspozitë nga Artan Lame edhe Auron Tare, populli i thjeshtë kishte informacion shumë të paktë. Nëse ne kishim thënë, që Shqipëria ishte neutrale apo që bashkëpunoi më shumë me fuqitë e boshtit, kemi një prezencë të madhe të ushtarëve të Esad Pashës, të cilët u vunë tërësisht në shërbim të serbëve, por edhe një pjesë të madhe të popullsisë, që pasivisht ndikoi në një kalim pa pasoja të ushtrisë serbe në Shqipëri. Ka edhe studiues serbë, që e pranojnë këtë, duke thënë se “nëse nuk do të ishte Shqipëria, nuk dihet sesi do të kishte përfunduar puna me Serbinë.

Studiuesi Armand Plaka

Por, nuk mungon as harta e operacioneve të luftës, sipas ndarjes së territoreve në vitin 1919.

Ato janë pikërisht vijat e fronit në atë kohë, pjesa jugore e Vjosës ishte tërësisht nën pushtimin italian, ndërsa pjesa veriore e Vjosës ishte objekt përplasjesh mes austro-hungarezëve edhe italianëve. Derisa, në vitin 1918 njohu largimin e austro-hungarezëve edhe hap pas hapi vendi u pushtua komplet nga italianët.

Studiuesi Armand Plaka

Ekspozita do të qëndrojë hapur një javë për të gjithë artdashësit  tek resort “Stela”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?