Me 107 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim është miratuar projektvendimi për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Maxhoranca pak ditë më parë u tërhoq nga neni që i kërkonte prokurorisë prova për të autorizuar arrestimin e deputetëve.
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 janë reflektuar edhe në rregulloren e re të Kuvendit e cila u miratua me konsensus në komisionin parlamentar të ligjeve sot sot mori 107 vota. Pak ditë më parë relatorja Vasilika Hysi sqaroi se ndryshimet nuk tentojnë t`ju rikthejnë deputetëve imunitetin.
Rregullorja parashikon masa disiplinore për deputetët që shkelin rregullat e lobimit, pranimit të dhuratave dhe konfliktit të interesit. Sa i përket shërbimit të Sigurisë në Kuvend Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prokurori dhe ambasadorët përjashton nga kontrolli fizik. Diskutimet për rregulloren e re të Kuvendit kanë zgjatur thuajse 2 vjet.
Lajmi kryesor: