Presidenti amerikan Joe Biden

Politikë

109 vjetori i Pavarësisë, presidenti Biden: SHBA do vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë, luftoni korrupsionin për një klimë transparente dhe të barabartë

28 Nëntor 2021, 15:14| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 16:05

  • Share

Presidenti i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka uruar Shqipërinë me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë. 

Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një letër dërguar  presidentit të vendit Ilir Meta, shkruan se dy vendet kanë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe vlerat demokratike.

Presidenti amerikan shton se ato që ka arritur Shqipëria që nga viti 1991 janë mbresëlënëse, ndërsa shton, se vendi ynë është mik i ngushtë i SHBA dhe një aleat i rëndësishëm i NATO-s. Ndër të tjera në urimin e tij presidenti Biden thotë se Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.

Në përmbyllje të letrës së tij, Biden vë dhe një herë theksin tek mbështetja që SHBA ka për Shqipërinë. Biden thotë se duke luftuar korrupsionin, siguroni një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.

'Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joseph R. Biden, Jr. uron Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë  28 nëntor 2021.

Me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ka marrë një mesazhi të ngrohtë urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joseph R. Biden Jr., ku shkruhet:

 “I dashur Zoti President,

Në Ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan!  Këtë vit ne përkujtojmë tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, që ndajmë sa bashku. Ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse.

Sot, Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë, luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.  Marrëdhënia jonë dypalëshe në rritje të tregtisë dhe investimeve, sidomos në sektorin e rëndësishëm energjetik, është kyçe për rimëkëmbjen e Shqipërisë si dhe për thellimin e partneritetit tonë.

Dëshiroj t’i uroj popullit shqiptar, edhe në emër të të gjithë amerikanëve, një Ditë të paqtë të Pavarësisë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat.'- shkruan Biden.


Lajmi kryesor:

109 vjetori i Pavarësisë, presidenti Biden: Shqipëria vend mik, luftoni korrupsionin! I treguat botës mikpritjen me afganët! Uron BE-NATO: Krenarë që jemi krah jush


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?