10-vjeçari u mbyt në lumë, daja: Tentoi i vëllai ta shpëtonte, por s'mundi! Policia erdhi vonë, ka shumë pak trupa

6 Prill 2022, 09:04| Përditesimi: 6 Prill 2022, 09:11

  • Share

 

Daja i 10-vjeçarit si dhe i afërm i tij ka zbuluar se vëllai i fëmijës ka tentuar që ta shpëtojë, por nuk ia ka dalë, teksa hedhin akuza mbi policinë, ipas të cilëve nuk kanë mbërritur në kohë.

"Mbrëmë mora vesh lajmin për po luante tok dhe është mbyt, vëllai i vet ka munduar që ta shpëtoj, por nuk ka mundur, lajmëro një, lajmëro një tjetët, s'kanë ardhur shumë njerëz, kanë qenë shumë pak, kemi kërkuar që mbrëmë, policia nuk ka ardhur në orar, e kanë njoftuar në 05:00, në orën 09:00 ka ardhur policia. Ishalla do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën", tha daja i fëmijës.

"Djali ka qenë dje në orën 03:30, është mbytur në ujë, ka qenë duke luajtur top, ka shkuar e ka marrë topin dhe e ka marrë lumi, që nga ora 05:00 po kërkonim ta gjenim, ka pasur mobilizim të pakët, ka ardhur policia, janë duke bërë plan si ta gjejnë, prandaj i bëjmë thirrje shtetit që të çohet në këmbë, se me qenë diku tjetër bëhet problem, vetëm në Shqipëri jo. Djali ka qenë me vëllanë e vet dhe  2-3 shok të vet, i vëllai ka ra në ujë deri në fyt për ta nxjerrë dhe ai ka shkuar i lagur në shtëpi, për fat doli dhe shpëtoi, kurse ai i shkreti ka që në 03:00 në ujë, është zall shumë i vështirë, kjo punë do mobilizim të madh e është zall i vështirë, nuk kemi ça presim, të paktën ta gjejmë dhe ta çojmë te shtëpia, ka shumë pak mobilizim", tha i afërmi i tij.


Lajmi kryesor:

10-vjeçari mbytet në lumë, vetëm 4 polumbarët vijojnë kërkimet, ende asnjë gjurmë! Daja: Të shtohen forcat, rrjedha është e fortë! Report Tv në Fan të Mirditës, drejtori i shkollës: Nxënësit janë në shok


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?