10-vjeçari u mbyt në lumin Fan, drejtori: Situata në shkollë e rëndë! Psikologu: Nxënësit janë në shok

6 Prill 2022, 10:48| Përditesimi: 6 Prill 2022, 12:20

  • Share

 

Situata në shkollën "Ndrec Ndue Gjoka" ku studionte 10-vjeçari, Sevi Laska është e rëndë. Drejtori dhe psikologu rrëfejnë për mikrofonin e Report Tv, se nxënësit dhe mësuesit janë në shok psikologjik.

"Jemi tepër të hidhëruar, ai ka qenë një fëmijë shumë mirë, shkolla po e përjeton shumë keq, sidomos  mësuesit, nxënësit sidomos klasa e vet, ato që e kanë njohur nga afër dhe personat e tjerë me të cilën udhëtojnë, jemi të shokuar, presim që InshAllah t'i gjendet trupi dhe t'i bëjmë nderimet e fundit. Situata në shkollë është shumë keq, kemi bërë orë edukative, psikologu është këtu, bashkë me stafin pedagogjik, do të mundohemi sa ta shtyjmë", Frrok Lleshi.

"Situata është e rëndë jo vetëm për shkollën, po për të gjithë komunitetin, imagjino për familjen, por ne si shërbim psiko-social jemi pranë shkollës, mbi bazën e një plan pune për menaxhimin e krizave, që menaxhimi të jetë sa më e lehtë për nxënësit, i njohim të gjithë njëri tjetrin dhe vështirësia emocionale është e vështirë, dhe ne po punojmë që të kalohet me sa më pak dhimbje. Të gjithë jemi në shkollë, klasë në klas, jemi afër nxënësve dhe pse jo edhe stafit pedagogjik, sot fëmijët janë të shokuar se të gjithë e njohim njëri-tjetrit, situata është i vështirë", tha psikologu, Alvin  Gjonaj.


Lajmi kryesor:

10-vjeçari mbytet në lumë, vetëm 4 polumbarët vijojnë kërkimet, ende asnjë gjurmë! Daja: Të shtohen forcat, rrjedha është e fortë! Report Tv në Fan të Mirditës, drejtori i shkollës: Nxënësit janë në shok


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?