Ekipet shqiptare të kërkim shpëtimit

11 ditë në Turqi për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, skuadrat e kërkim shpëtimit kthehen në Shqipëri! Rama: Morën me vete mirënjohjen e popullit turk

18 Shkurt 2023, 15:51| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 16:06

  • Share

Skuadrat shqiptare të kërkim shpëtimit, janë kthyer nga Turqia ku për 11 ditë ofruan ndihmën e tyre për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit e tërmetit tragjik të 6 shkurtit.

Kryeministri Edi Rama postoi një video në facebook, ku shkruan se 3 skuadrat shqiptare janë kthyer në atdhe duke marrë me vete mirënjohjen e popullit turk për ndihmën e dhuruar.

“Krenari dhe respekt për 3 skuadrat e vajzave e djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Shërbimi Shëndetësor, të cilët përgjatë 11 ditëve e netëve u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti katastrofik në Turqi.

Ata kthehen në atdhe, duke marrë me vete respektin e mirënjohjen e popullit turk, të mediave e të autoriteteve turke, që njëzëri e kanë vlerësuar Shqipërinë si vendi i vogël me zemër të madhe”- shkruan Rama.

 


Lajmi kryesor:

Nxorrën nga rrënojat 26 persona në Turqi! Ekipet shqiptare të kërkim shpëtimit kthehen në Shqipëri! Rama: Morën me vete mirënjohen e popullit turk (VIDEO)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?