Gjatë fjalës së tij në takimin ku u fol për programin elektoral të Koalicionit Euroatlantik, Basha tha se Edi Rama do të mbetet si e keqja më e madhe e vendit që nga themelimi i shtetit shqiptar.
Sipas tij, me Ramën dhe katër vite do kenë më shumë korrupsion, më shumë dështime, më shumë stanjacion për në BE, ose vota për Koalicionin Euroatlantik me program ekonomik, me ekip dinjitoz dhe me mbështetje totale për SPAK.
'Ky është Edi Rama, që socialistët e ndershëm që besuan se duke votuar për të do të sillnin ndryshimin, e patë në sytë e tyre se çfarë solli. Disa të korruptuar, kriminelë, trafikantë, përdhunues, mashtrues, hajdutë dhe tani kërkon dhe katër vite të tjera. Katër vite të tjera vetëm me Edin, sepse gjysmën e shokëve i ka tel 7x7-313. Këtu ka arritur rrugëtimi politik i një njeriu që premtoi shpresë, ndryshim, progres, por solli korrupsion, vjedhje në skandale korruptive si asnjëherë që nga Shqipëria e pavarur 1912-ën. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit në burg dhe gjysmës tjetër nën hetim për korrupsion.
E pra, është e qartë se katër vite të tjera me Edi Ramën do të thotë më shumë korrupsion, më shumë dështime, më shumë stanjacion në rrugën që ne të gjithë duam, drejt Bashkimit Europian. Më 11 maj çdo shqiptar që do ndryshim e ka alternativën, Koalicionin Euroatlantik, numrin 4', tha ai.
Lajmi kryesor:
Lulzim Basha hap fushatën: Rama ka gjysmën e shokëve tek 313! I dërguari i CDU: Po shtohen përpjekjet për të penguar punën e SPAK
S.B/ReportTv.al