'Shqipëria meriton të ndahet nga 12 vite të qeverisë Rama me dështime e korrupsion', tha drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në hapje të fushatës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Gjatë fjalës së tij Basha, sulmoi kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se gjysmën e shokëve i ka tek 313. Sipas tij, kryeministri premtoi ndryshimin në 2013 dhe solli Ilir Metën.
'12 vite korrupsion dhe mashtrime të Ramës dhe qeverisë së tij, Shqipëria meriton ndarje nga kultura e pandëshmueshmërisë në 35 vite tranzicion, Shqipëria meriton që të hap derën e progresit dhe integrimit. Ndaj këto bindje na kanë mbajtur së bashku. Nuk ja dolën dhe skanë për t'ja dal sepse ne jemi vet vullneti i shqiptarëve për ndryshimin, që s'mund të merret peng. Ka përcjell një nga një gjysmën e shokëve tek 113 del me propozimin me Edin. Premtoj ndryshimin në 2013 dhe solli Ilir Metën. Gjysmën e shokëve i ka tek 7 herë 7 tek 113', tha ai.
Basha tha se Shqipëria meriton më shumë dhe duhet që mbyll derën e tranzicionit dhe të hap atë të progresit.
“Ajo që na mban bashkë në këtë udhëtim, në këtë rrugëtim është shumë më e madhe se gjithësecili prej nesh. Eshtë edhe më e madhe se shuma e të gjithë ne bashkë. Është më e madhe se Koalicioni Euroatlantik, është fuaqia e pamposhtme e dashurisë për Shqipërinë dhe bindja dhe besimi se Shqipëria meriton më shumë, se Shqipëria meriton të ndahet me 12 vite dështime, krrupsion, e madhtrime të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Se Shqipëria meriton ndarjen një herë e përgjithmonë nga kultura e pandëshkueshmërisë, të të fortëve, duke nisur me politikënat e korruptuar e të pandëshkuar të 35 viteve tranzicion. Se Shqipëria pas më shumë se një gjenerate, një brezi të tërë tranzicion, meriton ta mbyll derën e tranzicionit dhe ta hap derën e progresit dhe integrimit”. tha Basha.
Koalicionin Euroatlantik e mbështeti edhe CDU gjermane, përmes të dërguarit të saj Hans-Joachim Falenski. Ai tha se partia e Lulzim Bashës ofron një program realist për qytetarët dhe jo për interesa personale. Falenski theksoi mbështetjen e CDU-së për SPAK-un dhe dënoi përpjekjet për të penguar drejtësinë, përfshirë dhe iniciativën për amnisti.
“Ne, qeveria e udhëhequr nga CDU/CSU, duam që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE! Lufta kundër korrupsionit: Po, ka pasur përparime në këtë fushë. Por kjo është arritur vetëm përmes punës së mirë të Struktures se Posacme Antikorrupsion SPAK përkundër kundërshtimit nga qeveria dhe parlamenti! Për shembull, përmes ligjit të amnistisë ka pasur një kthim mbrapa të rëndësishëm, duke çliruar 40 persona të dënuar per korrupsion dhe duke ulur dënimin për 65 të tjerë. Dhe përpjekjet nga qeveria dhe parlamenti për të penguar punën e suksesshme të SPAK-ut po shtohen. Ne nuk do ta lejojmë këtë! Kjo do të hasë në kundërshtimin tonë më të ashpër!", tha Falenski.
Ndërkohë, një ditë më parë Basha zhvilloi një takim me të rinj e të reja, ku u diskutua mbi programin e Koalicionit Euroatlantik.
Gjatë fjalës së tij në takimin ku u fol për programin elektoral të Koalicionit Euroatlantik, Basha tha se Edi Rama do të mbetet si e keqja më e madhe e vendit që nga themelimi i shtetit shqiptar.
Sipas tij, me Ramën dhe katër vite do kenë më shumë korrupsion, më shumë dështime, më shumë stanjacion për në BE, ose vota për Koalicionin Euroatlantik me program ekonomik, me ekip dinjitoz dhe me mbështetje totale për SPAK.
'Ky është Edi Rama, që socialistët e ndershëm që besuan se duke votuar për të do të sillnin ndryshimin, e patë në sytë e tyre se çfarë solli. Disa të korruptuar, kriminelë, trafikantë, përdhunues, mashtrues, hajdutë dhe tani kërkon dhe katër vite të tjera. Katër vite të tjera vetëm me Edin, sepse gjysmën e shokëve i ka tel 7x7-313. Këtu ka arritur rrugëtimi politik i një njeriu që premtoi shpresë, ndryshim, progres, por solli korrupsion, vjedhje në skandale korruptive si asnjëherë që nga Shqipëria e pavarur 1912-ën. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit në burg dhe gjysmës tjetër nën hetim për korrupsion.
E pra, është e qartë se katër vite të tjera me Edi Ramën do të thotë më shumë korrupsion, më shumë dështime, më shumë stanjacion në rrugën që ne të gjithë duam, drejt Bashkimit Europian. Më 11 maj çdo shqiptar që do ndryshim e ka alternativën, Koalicionin Euroatlantik, numrin 4', tha ai.
Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum, zëdhënës i CDU-së në Bundestag për çështjet europiane, përcolli një mesazh ditën e sotme në çelje të fushatës së ‘Koalicionit Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.
Në fjalën e tij, Falenski u ndal tek raportet ndërkombëtare që denoncojnë sipas tij përhapjen e korrupsionit në çdo nivel të qeverisjes në Shqipëri.
Falenski theksoi se vetë gjuha e përdorur nga BE në dokumentet zyrtare është tregues i një situate alarmante:
“Korrupsioni në shumicën e fushave… i përhapur” do të thotë në gjuhën e zakonshme: Korrupsioni është pothuajse kudo – nuk mund të jetosh pa paguar njerëz të caktuar.
2“Korrupsioni në të gjitha degët e qeverisë qendrore dhe lokale dhe institucioneve” do të thotë në gjuhën e zakonshme: kudo dhe kurdo që të kesh të bësh me qeverinë dhe autoritetet e saj, përballesh me korrupsion. Një tumor!
Dhe, kjo e gjitha jep “ende shqetësime serioze”. “Ende”do të thotë: O njerëz të qeverisë Rama! Po bëni ende shumë pak për luftën kundër korrupsionit!
Dhe më pas vjen dhe më keq: “Shqetësim serioz”, shkruan BE-ja në dokumentin e pozicionimit. Kjo është një gjuhë shumë speciale e BE-së. Në gjuhën e zakonshme, do të thotë: O njerëz të qeverisë Rama, shtëpia juaj po digjet! Dhe i vetmi shërbim zjarrfikës që mund ta shuajë zjarrin është SPAK-u, dhe ju po përpiqeni ta pengoni edhe atë në punën e tij! Kjo nuk mund të pranohet!
Do të turpërohesha si qeveri, po të nënshkruaja një dokument të tillë pas 12 vitesh në pushtet dhe katër vjet e gjysmë pas vendimit të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit në mars të vitit 2020!
Kjo nuk është gjë tjetër veçse një pohim i dështimit!
Dhe a mund të rregullohet e gjithë kjo brenda pak më shumë se tre vjetësh, deri në fund të vitit 2027?
Për këtë nevojitet një ndryshim politik i plotë dhe forca të tjera politike.
Për këtë na duhet një ndryshim thelbësor i politikës këtu, në këtë vend!
Dhe madje edhe atëherë, nuk do të ishte e mundur të shpëtohej ky tumor i korrupsionit brenda tre vjetësh sa duhet për të përfunduar negociatat e anëtarësimit.
Për të arritur në këtë drejtim, është e rëndësishme që sa më shpejt të ndodhë një ndryshim politik me forca të tjera politike!
Dhe një ndryshim të tillë politik e shoh vetëm nën udhëheqjen e Koalicionit EuroAtlantik me Lulzim Bashën në krye!
I dashur Lulzim! Në Gjermani po ndiqet me shumë vëmendje sa i fortë dhe guximtar je për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar që SPAK të mund të kryejë punën e tij pa pengesa. Për këtë të jemi shumë mirënjohës!
Dhe gjithashtu po shihet qartë kush nuk po angazhohet për këtë, megjithëse është i detyruar nga pozita e tij qeveritare.
Por ju, miqtë e Koalicionit EuroAtlantik, tregoni me fjalë dhe vepra se jeni të vendosur ta luftoni korrupsionin! Faleminderit! Vazhdoni kështu në këtë rrugë!
Kush shikon programin tuaj, merr përgjigje bindëse dhe konkrete për mënyrën se si do të luftohet korrupsioni.
Sepse ju filloni nga lart: për çdo politikan duhet të ketë një proces verifikimi si për gjykatësit dhe prokurorët. Dhe me heqjen e imunitetit të deputetëve, SPAK do të ketë mundësinë të veprojë kundër korrupsionit atje ku ai është prezent.
Kjo është guximshme!Kjo është e drejtë!-tha Falenski.
Hans-Joachim Falenski, këshilltar i zëdhënësit të CDU-së në Bundestag për çështjet europiane, ka dhënë disa mesazhe ditën e sotme në hapjen e fushatës zgjedhore të Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën.
Në fjalën e tij Falenski theksoi mbështetjen e CDU-së për SPAK-un dhe dënoi përpjekjet për të penguar drejtësinë, përfshirë dhe iniciativën për amnisti.
Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një politikë moderne që vendos në qendër qytetarin, dhe këtë vizion e gjen tek Koalicioni Euroatlantik:
“Unë i gjej këto forca këtu, ju, luftëtarët e Koalicionit Euroatlantik. Luftëtarë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës me mjetet e ligjit dhe demokracisë.”Dhe ky zgjim thotë: Mjaft më me korrupsionin! Mjaft më me pasurimin personal! Mjaft më me nepotizmin! Mjaft më me kaosin ekonomik!
Ajo që i duhet Shqipërisë sot më shumë se kurrë, janë forca politike moderne, që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë moderne.
Dhe unë i gjej këto forca këtu në këtë sallë – ju, luftëtarët e Koalicionit Euroatlantik. Luftëtarë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës me mjetet e ligjit dhe demokracisë.
Shqipëria nuk është në vendin ku mund të kishte qenë tashmë në rrugën e saj drejt BE-së, sepse qeveria shqiptare nuk ka vullnetin politik ose aftësinë për të zgjidhur detyrat e caktuara.
Shqipëria nuk është aty ku mund të kishte qenë tashmë, sepse forcat që dëshirojnë dhe mund të çojnë vendin përpara në drejtim të BE-së, janë penguar!
Për ta thënë qartë: ne, qeveria e udhëhequr nga CDU/CSU, duam që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE!
Lufta kundër korrupsionit: Po, ka pasur përparime në këtë fushë. Por kjo është arritur vetëm përmes punës së mirë të Struktures se Posacme Antikorrupsion SPAK – përkundër kundërshtimit nga qeveria dhe parlamenti! Për shembull, përmes ligjit të amnistisë ka pasur një kthim mbrapa të rëndësishëm, duke çliruar 40 persona të dënuar per korrupsion dhe duke ulur dënimin për 65 të tjerë. Dhe përpjekjet nga qeveria dhe parlamenti për të penguar punën e suksesshme të SPAK-ut po shtohen. Ne nuk do ta lejojmë këtë! Kjo do të hasë në kundërshtimin tonë më të ashpër!"-ka thënë Falenski.
Hans-Joachim Falenski, i deleguari i CDU në Bundestagun gjerman, u bë sot pjesë e aktivitetit elektoral të Lulzim Bashës, duke përcjellë përshëndetjet dhe mbështetjen e selisë më të madhe të qendrës së djathtë në Europë.
Falenski tha se Krichbaum e ka parë programin e Koalicionit Euroatlantik dhe e ka vlerësuar si politikën e vetme bindëse, realiste, të realizueshme dhe të mirë për njerëzit e këtij vendi.
Ai nënvizoi se CDU ka kontribuar në hartimin e programit elektoral të këtij koalicioni, duke sjellë përvojën dhe standardet më të mira europiane në thelb të politikave të propozuara.
Së pari, dua t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta nga zëdhënësi ynë për çështjet evropiane në grupin parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Günther Krichbaum. Ne sapo kemi përfunduar me sukses negociatat për koalicionin qeverisës dhe ai ka qenë i përfshirë ngushtë në to. Për këtë arsye nuk mundi të jetë këtu! Ai ju uron shumë suksese në zgjedhje!
Günther Krichbaum e ka parë programin tuaj elektoral. Ai ju përcjell këtë mesazh: Koalicioni EuroAtlantik është e vetmja forcë politike në këtë vend që ofron një politikë bindëse, realiste, të realizueshme dhe, mbi të gjitha, të mirë për njerëzit e këtij vendi!
Që nga viti 2010, kjo është hera e 18-të që vizitoj vendin tuaj të bukur. Jam bashkuar me Koalicionin EuroAtlantik sepse dua të angazhohem për t’i sjellë Shqipërisë një politikë moderne dhe të ndershme – një politikë ku në qendër qëndron mirëqenia e njerëzve dhe jo pasurimi personal.
Kam ardhur këtu sepse jam i bindur se vetëm nën drejtimin e Koalicionit EuroAtlantik me Lulzim Bashën në krye, problemet e mëdha të Shqipërisë në ekonomi, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, shëndetësi dhe arsim mund të zgjidhen në mënyrën më të mirë dhe më të suksesshme. Ne duam që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE.
Ai tha se shqetësim serioz në vend ngelet korrupsioni, i cili sipas tij është i përhapur kudo.
‘Ka pasur përparim në fushën e drejtësisë dhe kjo falë punës që është bërë nga SPAK. Shqipëria ka dështuar që të zbatojë shumë kërkesa të BE. Pse ndodh kjo qeveria ka një shumicë në parlament dhe mund të realizojë ndryshimin e nevojshëm por arsyeja është mungesa e vullnetit politikë. Qëllimi i qeverisë për tu bërë anëtare e BE deri 2027 është jo realist. Korrupsioni është i përhapur dhe vijon që të ketë shqetësim me serioze’, tha ai.
Lulzim Basha, drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, ka çelur ditën e sotme në një ambient privat fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.
Basha, në fjalën e tij, iu drejtua mbështetësve të pranishëm që të votojnë alternativën e tij, për të lënë, sipas tij, në shtëpi ‘të korruptuarit e Edi Ramës’.
"Ju premtoi ndryshim në 2013, dhe ju solli Ilir Metën, Saimir Tahirin. Një tufë deputetësh që u larguan nga ligji për dekriminalizimin, për faktin se ishin të dënuar për vepra të rënda penale. Ju solli në 2017 Ilir Beqajn kur ju kishte premtuar shëndetësi falas. Ju solli në 2021 inceneratorët me Lefter Kokën, me Erion Veliajn dhe me një tufë kryebashkiakësh nga Vangjush Dako me shokë, të cilët vodhën taksat e shqiptarëve, helmuan ajrin e shqiptarëve. Ky është Edi Rama, socialistët e ndershëm e besuan dhe e panë me sytë e tyre se çfarë solli: kriminelë, hajdutë. Edhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kur gjysmën e shokëve i ka te 7x7-313. Rrugëtimi i një njeriu që premtoi shpresë, ndryshim, progres, por solli korrupsion. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit. Solli më shumë dështime drejt rrugës për BE-në. Në 11 maj le të rrinë të korruptuarit e Edi Ramës, le të rrinë ata që sollën krim dhe korrupsion në shtëpi. Në 11 maj çdo shqiptar e ka alternativën, e ka koalicionin Euroatlantik, ekipin tonë të mrekullueshëm."-tha Basha.
Komente

Lulushi njesoj si sala me lobist te blere, Edi ka popullin .A e di ai I CDU se po lobon per nje kriminel ? O popull beni dallimin e hapjes se fushates . .
Përgjigju