'112' - Ekskluzive/ 'Tempulli', pamjet hap pas hapi të arrestimeve të shpërndaresve të drogës pranë shkollave

1 Tetor 2023, 21:01| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 21:28

  • Share

Operacioni kombëtar “Tempulli” çoi në pranga 233 shpërndarës droge në disa qarqe si dhe bëri të mundur goditjen e 23 grupeve kriminale.

Emisioni 112 në Report TV sjell pamje dhe situata reale nga ky megaoperacion. Në këtë episod jemi përqendruar në gjithçka ndodhi në Tiranë prej orës 05:00 të mëngjesit kur u dhanë informacionet e para në të gjitha komisariatet e policisë së kryeqytetit.

Si u bë ndërhyrja dhe kontrollet në banesa, si u gjendën të papërgatitur personat që rezultonin në listën e urdhër-arresteve të lëshuar nga prokuroria?

Në episodin e radhës, Report TV do të sjellë planet e filmuara në megaoperacionin “Tempulli” në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar rreth 240 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. 

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Operacioni i policisë së Shtetit që u zhvillua në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve në 5 qytete u kodua “Tempulli” një mënyrë figurative për të treguar se po rrezikohet tempulli i dijes, shkolla. Grupe kriminale dyshohet të kenë vepruar duke shpërndarë drogë për të rinjtë pranë shkollave dhe lokaleve. 112 urdhër-arreste ishin vetëm në Tiranë.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mira: 01/10/2023 21:58

    Po te pazari ri aty te llotot afer parkingut qe pihet ashash e kokaine cdo nate pse nuk kaloni, apo japin leket shefit komisariatit nr 1 ?! Pernate ndodh dhe ju vazhdoni jepni lajme kot, po pine ne cdo cep tiranes ne cdo lagje dhe mos te flasim te liqeni... nuk ecen dot me femijet se behet tape nga malli dhe tymi ! Te fala taos , shyqyr qe kapet ndonje referuar nga nderkombetaret Se per pushtetaret tone ktu lulezon droga e krimi!

    Përgjigju
    • Deni: 02/10/2023 09:10

      Urime per punen deri ketu!Tani le te kalojme nga pazari i ri! Ca esht ky vrer mer vlla…pranej sbojm hajer ne shqiptaret se e shikojm goten gjys bosh e jo gjys plot! vdesim me bo shefin e te mencurin,vdesim per te drejtu si shefa…shikoni punen tuj e leje policin me be te sajen… Pyte eshe iher cunin se mosni fut nei kallom darkave Mira,edhe ke ty ne shpi rri si qengj sa per gjum… Leji emrat e pervetshem apo ky apo ai apo ajo se nuk godasin me.Kupto qe gjithe bota njesoj eshte,edhe ato vendet qe per ty ndoshta jane perralle,nje mut gjithandej.. bej detyren tende…pershendetje

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?