Sot Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë, ditës kur u ngrit flamuri në Vlorë, më 28 nëntor 1912. Festime të shumta priten në Tiranë e Vlorë, por pa harruar dhe për festën në Kosovë apo Maqedoni.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ky 28 nëntor e gjen Kosovën me ndërtimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prekaz.
'Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot.
Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari.
Gëzuar 28 Nëntori!', uron Kurti në Facebook.
Sakaq, urim ka ardhur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila thekson se Shqipëria dhe Kosova janë të bashkuar në zemër dhe shpirt.
“28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, shkroi Vjosa Osmani në Facebook.
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca tha se sot është dita e krenarisë.
'28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe popullit shqiptar. Kështu që gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë 28 nëntorin - Ditën e Flamurit, e festofshim gjithmonë këtë ditë të lirë e krenar”, deklaroi Konjufca.
Për nder të 28 Nëntorit, sot në Zveçan - pjesa veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal.
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci u shpreh i nderuar për mundësinë e fjalimit të tij para këshilltarëve të këtij kuvendi, në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.
"Ne kujtojmë ditën kur ëndrrat e të parëve tanë morën kuptim", ka thënë mes tjerash Peci gjatë fjalimit të tij./KosovaPress/
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit shqiptar. Ai ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke thënë se “28 nëntori është dita e krenarisë”.
Kështu u shpreh ai gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, e anëtarë tjerë të kabinetit qeveritarë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për tu përkulur para sakrificës së madhe të familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila është pikërisht më 28 nëntor. 28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe popullit shqiptar. Kështu që gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë 28 nëntorin - Ditën e Flamurit, e festofshim gjithmonë këtë ditë të lirë e krenar”, deklaroi Konjufca.
28 nëntori shënon 112-vjetorin nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.
Sot mbushen 27 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Po ashtu, më 28 nëntor është ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Foto: Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë shqiptarët pë 112-vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani shprehet se më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.
“28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.
28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.
Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, shkroi Vjosa Osmani në Facebook.