11-vjeçarja rrëzohet nga kati i katërt i pallatit, transportohet me helikopter drejt Tiranës!

1 Tetor 2022, 15:39| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 18:08

  • Share

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë. Një vajzë 11-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës.  Sipas bluzave të bardha të pediatrisē Sarandë, Kristjana. N shkoi në spital me shenja jete, reagonte gjatë mjekimeve, por kishte marrë goditje në kokë dhe kishte frakturë në këmbë e  dorë.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së adoleshentes. Rënien e saj rastësisht e ka parë një efektiv policie, banesa e të cilit ishte përballë më atë të 11-vjeçares. Ai ka shkuar menjëherë e mori vajzën në duar dhe me mjetin e tij e dërgoi atë në spital.

Pas ndihmës së parë fëmija u transportua  me helikopter te Qendra e Traumës në Tiranë.

"Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore", thuhet në njoftim. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?