12 drejtuesit e Berishës ngjallin pakënaqësi! Harxhi: Turp që s'ka asnjë grua! Spaho gënjehet nga Noka

5 Shtator, 14:12| Përditesimi: 5 Shtator, 18:11

  • Share

Drejtuesit politikë që Sali Berisha emëroi në 12 qarqe, kanë ndezur debatin mes vetë demokratëve, në kushtet ku kryetari i partisë në ‘arrest shtëpie’ po kërkon bashkimin e tyre për të mundur qeverinë Rama në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Në mbledhjen e kryesisë së partisë të mërkurën pasdite, të drejtuar me video-mesazh nga shtëpia e Berishës në hetim nga SPAK për aferën “Partizani”, më të pakënaqurit ishin Edmond Spaho dhe Luan Baçi, e nën zë edhe të tjerë që panë të ulur pranë vetes, figura që kishin ikur te Basha.

Emri i Ivi Kasos në Korçë, ishte surprizë edhe për vetë Edmond Spahon, i cili, i mbetur jashtë lojës së drejtuesve politikë, e ka cilësuar mungesë respekti ndaj kontributit të dhënë në këtë qark, faktin që nuk është njoftuar më herët, madje siç burimet thonë, Flamur Noka ia ka mohuar në sy informacionin që qarkullonte më parë në media.

Drejtues politik në Elbasan, Berisha çoi Ervin Salianjin, i cili fitoi zgjedhjet në Kavajë. Boçin e zhvendosi në Shkodër duke lënë Elbasanin ku jeton dhe ka kandiduar në 2021, ndërsa Enno Bozdo mori drejtimin e Beratit, duke spostuar Tomor Alizotin, i cili gjithashtu pati rezerva për vendimmarrjen. Durrësi nuk pati surpriza ku u konfirmua Oerd Bylykbashi, ndërsa Agron Gjekmarkaj u rikthye në Lezhë, aty ku PD fitoi në zgjedhjet e 2021. Qarkun me më shumë mandate Tiranën, Berisha ia besoi  Belind Këlliçit, ish- kandidatit humbës në betejën e kryeqytetit me minus 65 mijë vota. Tritan Shehu nuk u lëviz nga Gjirokastra dhe Flamur Hoxha u caktua në Kukës.  Bujar Leskaj mbajti Vlorën dhe Xhelal Mziut në Dibër.

PD me aspak besim tek gratë e partisë, hartoi një listë me 12 drejtues politik burra që do të udhëheqin fushatën dhe punën në terren deri në zgjedhjet e pranverës 2025.  Burime i thanë Report tv se Edit’h Harxhi duke iu drejtuar Flamur Nokës që kryesonte mbledhjen, tha se është e paprecedentë që nuk ka të paktën një qark me një drejtuese grua, duke u shprehur e turpëruar që PD, që dikur i ka dhënë besimin grave edhe në kohë më të vështira sic kanë qënë zgjedhjet e 1996-ës, tashmë është kthyer në parti burrash.

Në mungesë të liderit demokrat që nuk lë dot shtëpinë, fushata për fitore në të gjithë vendin do të koordinohet nga Flamur Noka dhe Edi Paloka, por rezultati u la të kuptohet në refrenin e Berishës, se Rama do vijojë ë vjedhë zgjedhjet, një terren i përgatitur më parë me retorikën e tij se “Basha i ka shitur zgjedhjet”.

Megjithatë, të pakënaqurit Berisha u përpoq t’i ngushëllojë se vendin e sigurt në lista për kandidatë, nuk e kanë as drejtuesit e politik pasi më parë duhet të kalojnë filtrin e primareve. Në këtë linjë, të vetmit që mund ta kenë të sigurtë kandidimin në qarqet përkatëse janë Leskaj, Shehi, Gjekmarkaj e Flamur Hoxha, të cilët janë në qarqet ku kanë dalë deputetë edhe në 2021.

Albana Vokshi drejtuese e Forumit të Gruas do të ketë përgjegjësi në shkallë vendi për organizimin e forumit dhe mobilizimit të grave. Ndërsa kreu i FRPD, Besard Xhaferri, do të merret me organizmin e të rinjve në të gjithë vendin.

Drejtuesit politik të PD-së sipas qarqeve:
Tiranë: Belind Këlliçi
Durrës: Oerd Bylykbashi
Lezhë: Agron Gjekmarkaj
Shkodër: Luçiano Boçi
Fier: Gazment Bardhi
Kukës: Flamur Hoxha
Diber: Xhelal Mziu
Elbasan: Ervin Salianji
Korçë: Ivi Kaso
Berat: Eno Bozdo
Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu

Ora 16:44
Kreu i Forumit Rinor të PD tallet me Gjekmarkajn, postimi në FB: Lufta sapo ka filluar egërsisht për Lezhën!

Lezhë- Kriza politike brenda opozitarëve demokratë nuk njeh limite. Pakënaqësi të shumta me përzgjedhjen e emrave të listës për drejtuesit politikë të 12 qarqeve, për aksionin opozitar dhe përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2025.

Pasi kjo listë u shpall nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk kanë munguar kritikat, pakënaqësitë dhe deri tek ironitë.

Ditën e sotme (5 Shtator) është Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Lezhë, Kristjan Doda, ai që gati tallet me caktimin e Agron Gjekmarkajt si drejtues politik në këtë qark.

Në rrjetin social, profilin e tij në Facebook, Doda shkruan me ironi se:

“Lufta sapo ka filluar egërsisht për Lezhën!”, duke e shoqëruar edhe me një emoji sarkastik me mbulim fytyre dhe nënqeshje.

Teksa më tej e shoqëron me njoftimin për listën dhe emrat e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike për të 12 qarqet.

Postimi i kreut të Forumit Rinor të PD Lezhë, Kristian Doda
G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pse rreni?: 05/09/2024 20:53

    Ka nje grua drejtuese qarku ne Fier Gazmire Bardhi, e certifikuar nga doktori nderuar Halim Kosova.

    Përgjigju
  • Miku: 05/09/2024 18:59

    Gazimemend Bardhi hem me Bashen, hem me Salen, si shume te tjere. Na ngeli vota demokrate ne xhep, gjynah.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 05/09/2024 14:31

    PARTI BANDITESH...PFFFFF

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?