SHBA - Botërori i Klubeve është duke zhvilluar ndeshjet e treta në grupe. Në Grupin A u shënuan 12 gola në dy ndeshje, teksa një biletë për në fazën e 1/8 me eliminim direkt e siguruan Palmeiras dhe Inter Miami, që u përballën mes tyre me një "biskotë" 2-2. Jashtë Porto, që barazoi 4-4 me Al Ahly.
Në "Hard Rock Stadium" të Miamit, vendasit e Inter Miami me Lionel Messin në fushë barazuan 2-2 kundër brazilianëve të Palmeiras. Kjo pikë u dha të drejtë të dyja ekipeve që të kalojnë në 1/8 e kompeticionit. Ishin vendasit e Inter Miami që shëuan me Allende në minutën e 16-të. Pjesa e parë do mbyllej me kartonin e verdhë për Lionel Messin.
Në fraksionin e dytë ishte Luis Suarez që me një gol fenomenal tregoi se ka ende cilësi në mendje e këmbë. Kur u duk e Inter Miami do i drejtohej tri pikëve, brazilianët "u zgjuan" dhe falë golave të Paulinho dhe Mauricio barazuan 2-2 dhe siguruan kalimin më tej, paçka se edhe me humbje mund të kualifikoheshin, duke parë barazimin e Portos. Në turin e 1/8 Palmeiras gjen bashkëkombasit e Botafogos në derbi, ndërsa Inter Miami luan me PSG-në, ish skuadrën e Lionel Messit.
Në "MetLife Stadium" të New Jersey, Porto dhe Al Ahly barazuan 4-4 në një ndeshje "të çmendur". Paçka spektaklit të dyja skuadrat janë të eliminuara. Ishte skuadra nga Egjipti që kaloi katër herë në epërsi me tripletën e Abou Ali dhe golin e Ben Romdhane. Portugezët ia dolën të barazonin në katër raste me Mora, Gomes, Samu dhe Pepe.
Grupi A në Kupën e Botës për Klube mbyllet me Palmeiras dhe Inter Miami me nga pesë pikë, ndërsa Porto dhe Al Ahly me dy pikë.
Kupa e Botës për Klube, Grupi A:
Ndeshjet e treta, 24 qershor
03:00 Porto 4-4 Al Ahly
03:00 Inter Miami 2-2 Palmeiras
Renditja:

Komente