Inter Miami 2-2 Palmeiras

Sport

VIDEO/ Inter Miami barazon 2-2 kundër Palmeiras, dy skuadrat kalojnë fazën e grupeve! Messi gjen PSG-në

24 Qershor, 09:19| Përditesimi: 24 Qershor, 09:23

  • Share


Në "Hard Rock Stadium" të Miamit, vendasit e Inter Miami me Lionel Messin në fushë barazuan 2-2 kundër brazilianëve të Palmeiras. Kjo pikë u dha të drejtë të dyja ekipeve që të kalojnë në 1/8 e kompeticionit. Ishin vendasit e Inter Miami që shëuan me Allende në minutën e 16-të. Pjesa e parë do mbyllej me kartonin e verdhë për Lionel Messin.

Në fraksionin e dytë ishte Luis Suarez që me një gol fenomenal tregoi se ka ende cilësi në mendje e këmbë. Kur u duk e Inter Miami do i drejtohej tri pikëve, brazilianët "u zgjuan" dhe falë golave të Paulinho dhe Mauricio barazuan 2-2 dhe siguruan kalimin më tej, paçka se edhe me humbje mund të kualifikoheshin, duke parë barazimin e Portos. Në turin e 1/8 Palmeiras gjen bashkëkombasit e Botafogos në derbi, ndërsa Inter Miami luan me PSG-në, ish skuadrën e Lionel Messit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ 12 gola në dy ndeshje, Inter Miami me Messin kalojnë në 1/8! Porto është jashtë Botërorit të Klubeve


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?