Policia ka vënë në pranga një grup hajdutësh, të cilët kryenin vjedhje në seri në qytetin e Tiranës. Gjykata ka dhënë vendimin për Smajli Shkemza dhe Dorian Basho, të cilët janë lënë në detyrim paraqitje për vjedhjet e kryera, ndërsa Arjan Arapi, Etem Murataj në burg. Ato akuzohen si autorë të 12 grabitjeve që janë zhvilluar nga ky grup në Tiranë dhe Durrës në dy muaj. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Arapi ka pranuar autorësinë e vjedhjes dhe ka 'zbardhur' të gjithë skemën si funksiononte grupi. Mësohet se ai ka treguar edhe për vjedhje të tjera të padokumentuara nga policia.
Ndërsa Report Tv, ka siguruar edhe foton e llogaritares së grupit, 33 vjeçares Valbona Osmani.
Valbona Osmani shiste bizhuteritë e vjedhura nga grupi. Pritet që ditën e nesërme gjykata të japë masën e sigurisë edhe për Valbona Osmanin.
Kjo është fotoja e 33 vjeçares Valbona Osmani, e cila ishte llogaritarja e grupit të hajdutëve në Tiranë.
Ajo shiste bizhuteritë e vjedhura nga hajdutët.
Osmani u arrestua nga policia ditën e djeshme në kufirin me Maqedoninë. Sipas informacioneve për Report Tv, gjykata ka vendosur masën 'detyrim paraqitje', për Smajli Shkemza dhe Dorian Basho, ndërsa Arjan Arapi, Etem Murataj janë lënë në burg.
Ditën e nesërme pritet që të caktohet masa edhe për Valbona Osmanin.