Momente nga finalet play-off mes Tiranës dhe Skënderbeut në volejboll

Sport

12 vite pritje, Tirana kampione në volejboll për femra! Skënderbeu zbret nga froni, dorëhiqet trajneri

3 Maj, 08:59| Përditesimi: 3 Maj, 12:55

  • Share

KORÇË - Tirana në volejboll për femra është kampione e Shqipërisë për këtë edicion. Vajzat bardheblu rikthejnë pas 12 vitesh trofeun në kryeqytet, duke mbyllur 3-0 serinë e finaleve play-off dhe duke dominuar Skënderbeun. Ky është trofeu i 21-të për Tiranën si kampione në volejboll për femra, që zbriti nga froni korçaret. Pas përballjes, trajneri i Skënderbeut, Orlando Koja dha dorëheqjen.

Skuadra e Tiranës, e drejtuar nga trajneri Adrian Gorenca dominoi në parket dhe e mbylli ndeshjen e tretë 1-3 me sete, çka bëri që të zyrtarizonte trofeun. Paçka se korçaret rezistuan në dy setet e para, suksesi foli për mikeshat nga kryeqyteti që fituan edhe në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" në Korçë, duke festuar në shtëpinë e rivaleve.

Ndeshja u fitua 1-3 me sete nga Tirana (25-22, 25-27, 25-18, 25-13), që ishte ndjeshëm më superiore në parket.

Herën e fundit ky titull ishte fituar nga Tirana në sezonin 2012-2013, po ashtu nën drejtimin e trajnerit Ardian Gorenca, i cili këtë vit rikthehet dhe i udhëheq vajzat bardheblu drejt triumfit historik.

DORËHEQJA E ORLANDO KOJËS

Pas tre sezonesh në stolin e skuadës së volejbollit të vajzave të Skënderbeut, Orlando Koja ka zyrtarizuar largimin. Humbja kundër Tiranës në seritë e finaleve (3-0) dhe dorëzimi i titullit te vajzat bardheblu ka bërë që Koja të dorëhiqet me disa suksese të rëndësishme në stolin bardhekuq, mes të cilëve ka fituar; Kampionatin Kombëtar, Kupën e Shqipërisë, Trofeu “Liga Gjergj Kastrioti”, Kupën Pavarësia, Kupa e Federatës.

Tirana e volejbollit për vajza

Ora 12:43
Humbja në finale, largohet trajneri i Skënderbeut: Mirënjohje për të gjithë


Pas tre sezonesh në stolin e skuadës së volejbollit të vajzave të Skënderbeut, Orlando Koja ka zyrtarizuar largimin. Humbja kundër Tiranës në seritë e finaleve (3-0) dhe dorëzimi i titullit te vajzat bardheblu ka bërë që Koja të dorëhiqet.

Në deklaratën e tij për mediat, Koja u shpreh me shumë mirënjohje për kohën e kaluar.

"E përfundoj këtë eksperiencë me krenari dhe mirënjohje. Kanë qenë tre vite intensive, të përjetuara me pasion dhe profesionalizëm. Falënderoj lojtaret, stafin, drejtuesit e Bashkisë Korçë, gjithë punonjësit e Pallatit të Sportit dhe mbi të gjitha tifozët e mrekullueshëm korçarë për mbështetjen e madhe dhe besimin e vazhdueshëm", tha trajneri.

Nën drejtimin e trajnerit Koja, skuadra e Skënderbeut përjetoi një cikël të artë, duke shënuar progres të ndjeshëm në aspektin sportiv dhe organizativ. Gjatë këtyre tre viteve, ekipi arriti të fitojë:

Kampionat Kombëtar

Kupa të Shqipërisë

Trofe “Liga Gjergj Kastrioti”

Kupë Pavarësie

Kupa Federata

Ky bilanc e rendit Skënderbeun si një ndër skuadrat më të suksesshme të volejbollit shqiptar në periudhën e fundit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?