Rastet pozitive të të infektuarve me Covid 19 kanë pësuar rritje të ndjeshme, gjë që ka ndikuar në shtimin e pacientëve të shtruar në spitalet e infektivit,ku aktualisht po marrin trajtim mjekësor 123 pacientë, 17 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Me ankth dhe të shqetësuar për shëndetin e të afërmve tè tyre, familjarët e të të infektuarve edhe këtë të dielë u paraqitën në infektiv. Ka shumë njerëz që u sjellin ushqime dhe marrin informacion me gjendjen e të sëmurit.
Që në orët e para të ditës, autoabulancat janë në lëvizje. Një tjetër i infektuar u soll në urgjencën e spitalit kohën kur ekipi i Report Tv vëzhgonte.
Mes të shtruarve në spitalet e Infektivit dominojnë pacient të cilët kanë qenë të pavaksinuar.
“Jo, nuk ka qenë i vaksinuar, me asnjërën nga dozat.”- u shpreh një familjar.
Një tjetër familjarë shprehet: Nuk ka qënë i vaksinuar dhe nuk ka qënë i infektuar më parë me Covid.
“E afërmja ime është rëndë, pasi është dhe pak e madhe në moshë.”- tha një tjetër.
Mrgjithatë në spitalet Covid ka dhe pacientë me një apo të dyja dozat e vaksinës anti-covid.
“Hera e parë që po infektohet me Covid. Ka qënë e vaksinuar me njërën dozë.”-shprehet një tjetër zotëri.
Ministria e Shëndetësisë bën apel për shfrytëzimin e vaksinimit masiv pasi injektimi i dozave anticovid minon fatalitet dhe ndikon në kalimin më lehtë të Covid.