Shënohet në Shqipëri numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve! 13 raste të reja (në total 89)! Mosha mesatare e të prekurve 48 vjeç (VIDEO)

22 Mars 2020, 11:31| Përditesimi: 22 Mars 2020, 17:11

  • Share

TIRANË- Shqipëria ka regjistruar mëngjesin e kësaj të diele të 22 marsit numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve, që nga dita ku u konfirmua pacienti 'zero'. Nga 33 teste të kryera së fundmi, 13 raste janë konfirmuar pozitiv ditën e sotme duke e çuar në total në 89 të infektuar.

Korça i shtohet hartës së qyteteve të prekura me COVID-19, nga 7 në total, e ndërsa Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve me 63 qytetarë. Në komunikimin e përditshëm, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se mosha mesatare e personave që kanë rezultuar pozitiv në Shqipëri është 48 vjeç, duke hedhur poshtë "mitin" se më të prekurit janë të moshuarit mbi 75-vjeç, e ndërsa ajo e pacientëve të shtruar, 54-vjeç. Pavarësisht se ditën e djeshme kanë lënë spitalin tre persona, numri i të shtruarve në spitalin Infektiv ka shkuar në 43 pacientë, 4 prej tyre janë në terapi intensive.

8 nga rastet janë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi (i vetëkarantinuar, vinte nga Gjermania) dhe 3 qytetarë nga Korça. Burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti korçar, 76 dhe 75 vjeç janë infektuar nga mbesa e tyre që në 8 mars ishte kthyer nga Italia, e ndërsa rasti tjetër është i një 32-vjeçari, menaxher i një lokali shumë të njohur në qytet. Të tre ishin të izoluar në spitalin e qytetit, por gjendja e tyre shëndetësore pati përkeqësime e për pasojë u dërguan në Tiranë. Sa i përket Kavajës, është një 50-vjeçare, që nuk ka lidhje me dy rastet e kaluara. Sipas të dhënave, ajo nuk rezulton të ketë dalë jashtë shteti, në zonat e kuqe, për këtë arsye po zhvillohet një hetim epidemologjik, për të zbuluar si është infektuar, kjo edhe për shkak se familjarët e saj kanë rezultuar negativ në testin e parë.

Meshkujt vijojnë të jenë më të prekurit në Shqipëri, ku nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus

Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë 63 qytetarë
Fier 8 qytetarë
Durrës 6 qytetarë 
Korçë 3 qytetarë
Kavajë 3 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë

Shifrat: 804 teste të kryera në total që nga konfirmimi i rastit të parë, 2 viktima, (në Durrës dhe Lushnje). 3 të shëruar, kanë lënë spitalin dhe janë në vetëkarantinim. 89 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, 9 prej të cilëve personel mjekësor, një në Durrës (kontakti me viktimën e parë) 8 të tjerë spitali "Shefqet Ndroqi". 43 pacientë të shtruar tek Infektivi në QSUT. Tirana qyteti më i prekur, me 63 të infektuar. Mosha mesatare e të prekurve 48 vjeç

Ministria e shëndetësisë u bën sërish apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin sa më shumë kontaktet, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të këtij virusi, ndërsa ka rikujtuar edhe një herë dy numrat e kontaktit që janë vënë në dispozicion për qytetarët. Për ata që kërkojnë informacion apo këshilla në lidhje me COVID-19 duhet të telefonojnë në numrin 0800 40 40, e ndërsa për ata qytetarë që kanë shfaqur simptomë duket të marrin numrin e urgjencës 127.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 23/03/2020 04:07

    Pse thoni qytetarë mund të jenë fshatarë që erdhën në qytet!

    Përgjigju
  • mali: 22/03/2020 23:21

    JEP DOREHEQJEN ALBANA FICO MOJ MALOKE E QELBUR E PAAFTE,,,, MOJ TRU-SHKULUR IK SHPORRU NGA PUNA,,,I BEJ THIRRJE EDI RAMES TA HEQI KETE PLEHRE TE NDYRE QE AS TE FLASE NUK DI,,me kete na vdesin 10..000 veta,,,,ZOT NA RUAJ,,KANE FUTUR MALOKET NE SHENDETESI,,,,KETA JANE DRU ME PRE...PTU,PTU,PTU......

    Përgjigju
  • Korona e Rames: 22/03/2020 14:25

    kur te kuptoni ju qe ndryshe nga bota...ata qe do infektohen ne shqiperi eshte ajo fashe moshe 35-55 sepse ata jan ne kontakt shoqeron dhe pune me njerezit...dhe ndaj dhe ne tirane pasi nuk jetojne me prinderit tirane dures. ndaj aty jane 87% te rasteve. Kur te kuptoni ju qe ne itali fasha mbi 75 vjec bejne jete sociale bashke dalin bar kafene vizita dhe rine me femijet. kur te kuptoni ju qe ne shqiperi tamponi nuk ju behet as familjareve afer pazientit do kete ardhur fundi i botes. Ketu tek ne mendohet vec per karantinen, pasi eshte frika e kolapsit te sopitaleve te rames qe populli do e hedhi nga kali kur te vitet shteti ne krize. qani pra kalin e Rames leri koronavirusin se atij as i beni gje...as e sheroni dot

    Përgjigju
    • Miti: 22/03/2020 16:29

      Te paska prekur trurin covid o i gjore, fliske percart.

  • statistika: 22/03/2020 14:19

    statistika idiote. keta jo vetem qe nuk e ekane idene, po as nuk dine fare se cfare behet neper shqiperi me rastet e korones. per me teper dhe sikur ti dinin numrat nuk i publikojne. shihni kosoven e hoqen nje minister se tha ate qe ja ben MUUUUU: rastet po riten me shpejtesi! Njesoj si koqja rafa qe na ehste bere si korona virus vete ... e shohim ngado.

    Përgjigju
  • Kurvjari: 22/03/2020 12:15

    Po ajo pitharza nuk rinte dot në kar anatinë po vajti brodhi infektoj gjyshërit, manaxherin dhe 100 veta të tjerë. Kurvcikë e ndyrë..

    Përgjigju
    • Toku: 23/03/2020 02:28

      Tutorët i quajnë ndryshe menaxherë,ndërsa menaxherët e vërtetë shërbyes wtf

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?