Shërohet pacienti zero nga koronavirusi, Rama: Doli negativ! Babë e bir pritet të lënë spitalin

21 Mars 2020, 21:20| Përditesimi: 21 Mars 2020, 21:59

  • Share

TIRANE-Një tjetër lajm i mirë nga Infektivi. Pacienti zero, djali 28-vjeçar nga Tirana që rezultoi pozitiv pasi u kthye nga Firence në datë 26 Shkurt dhe nga ku më pas infektoi edhe babanë dhe persona të tjerë që kishte pasur kontakte ka fituar luftën me koronavirusin dhe së shpejti pritet që të dalë nga spitali. Lajmin fillimisht e dha kryeministri Edi Rama. "Edhe pacienti zero sapo doli negativ" shkroi Rama. Ndërsa detajet më tej, i sqaroi ministrja Ogerta Manastirliu, që theksoi se pacienti zero, pasi rezultoi negativ nga testet që u bënë pritet që së bashku me babanë, i cili tashmë është shëruar të dalin nga spitali Infektiv në Tiranë ku qëndruan prej datës 9 mars.

"Një tjetër lajm i mirë. Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ. Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi. Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të Infektivit. Jeni më të mirët" shkruan Ogerta Manastirliu. Pasi të dalin nga spitali babë e bir do të qëndrojnë 14 ditë të vetëkarantinuar në shtëpi nën vëzhgimin e mjekëve. Paraditen e sotme nga spitali Infektiv doli i shëruar dhe në gjendje të mirë një tjetër pacient, që u infektua nga i riu nga Tirana, por që arriti të mposhte koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë bëri publike sot kurën e përdorur për pacientët e shëruar. "Kemi siguruar medikamente bazë, duke u mbështetur në protokollin e hartuar nga shërbimi i sëmundjeve infektive në QSUT. Terapia mbështetet në protokollin klinik, mbështetet në medikamentet që trajtojnë shenjat klinike, simptomatike si dhe preparatet anti-viral. Personat që kanë lënë spitalit do të ndjekin masën e vetëkarantinimit duke respektuar etiketën respiratore për 14 ditë dhe higjienën personale" tha Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive pranë ISHP-së.

Në total numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 76, 6 prej të cilëve në 24 orët e fundit. Referuar shifrave zyrtare të raportuara deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë, meshkujt janë më të prekurit në Shqipëri nga koronavirusi, ku përbëjnë 59% e të infektuarve, e ndërsa 41% janë femra. 6 rastet e reja vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konifrmuar më herët pozitiv (Lexo këtu).

Komento

Komente

  • A. N.: 21/03/2020 23:52

    Nqs ishte negativ nga cfare u sherua se spo kuptojme gje.

    Përgjigju
  • Timi: 21/03/2020 22:13

    Bravo t qofte qe na cave trapin t gjitheve

    Përgjigju
  • Loran: 21/03/2020 22:02

    Pacientin zero se di as shejtoni kush esht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?