Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima dhe 132 raste të reja me COVID-19 duke shënuar një rritje të numrit të rasteve nga një ditë më parë ku u shënuan 106 të prekur. Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 95 persona, ndërsa raportohet se 3 mësues janë prekur në gjimnazin 'Sami Frashëri' në Përmet dhe një nxënës një punonjëse fasonerie dhe një punonjësi i policisë në Gjirokastër. Covid 19 hyn dhe ne disa nga shkollat e qarkut të Korçës, ku 4 raste mësuesish janë konfirmuar me Covid 19, 2 në Korçë, 1 në Bilisht dhe 1 Ersekë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin COVID-19 konkretisht të shpërndarë në 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.
Gjithashtu kanë humbur betejën me COVID-19, një 58-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçar nga Lushnja, një 66-vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7629 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID.
"Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19", thuhet në apelin e Ministrisë
COVID-19 – Statistika (28 Shtator 2020)
Testime totale 86378
Raste pozitive 13391
Raste të shëruara 7629
Raste Aktive 5382
Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2632
Durrës 591
Shkodër 391
Elbasan 318
Lezhë 305
Korçë 252
Fier 244
Vlorë 198
Kukës 154
Berat 112
Dibër 107
Gjirokastër 78
Covid 19 hyn dhe ne disa nga shkollat e qarkut të Korçës. 4 raste mësuesish të konfirmuar me Covid 19, 2 në Korçë, 1 në Bilisht dhe 1 Ersekë. Sipas burimeve mësohet se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh punonjës në dy shkolla 9 vjeçare në qytetin e Korçës njeri në shkollën "Naim Frasheri" ndërsa tjetri në shkollën "Sevasti Qiriazi" dhe janë të dy mësues fiskulture.
Kanë rezultuar pozitiv edhe mësuesja e fizikes në shkollën 9 vjeçare "Papa Kristo Negovani" në Ersekë dhe mësuesja e gjuhës frenge në Bilisht. Mësuesit janë zëvendësuar me mësues të tjerë.
Janë infektuar me koronavirus tre mësues tek gjimnazi "Sami Frashëri" në Përmet. Ata janë vetëkarantinuar në shtëpi dhe pritet të dalin rezultatet e tamponit. Për momentin mësimi vazhdon normalisht.
Lajmi i të infektuarve u konfirmua nga kryetarja e Bashkisë së Përmetit për Report Tv. Ajo tha se akoma nuk ka një vendim për pezullim të procesit mësimor.
Gjimnazi "Sami Frashëri" do të qëndrojë i hapur, pavarësisht se tre mësues të tij janë konstatuar me koronavirus. Vendimi për mbylljen e tij pritet të ndërmerret nga NJVKSH, e cila deri tani ka gjykuar të mos ndërmerret hapi ekstrem i mbylljes së tij. Të gjithë mësuesve të gjimnazit u janë marrë tamponet të premten dhe sot ka ardhur përgjigja pozitive për tre prej tyre.
Për nxënësit u janë marrë tamponët vetëm atyre që dyshohej se mund të ishin infektuar, por kanë rezultuar negative.
Këtë të hënë (28 shtator) në Gjirokastër u raportuan tre raste të reja me koronavirus.
Një prej tyre është një nxënës në shkollën "Koto Hoxhi" në Gjirokastër.
Ndërkohë një tjetër rast është një punonjëse tek fasoneria që u mbyll.
Gjithashtu dhe një efektiv policie i Gjirokastrës rezultoi pozitiv.
Ditën e djeshme (27 shtator) ka pasur një bilanc pozitiv të koronavirusit ku ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar.
137 persona fituan betejën ndërkohë që 106 raste të reja u raportuan me covid.