Silva Bino

Silva Bino pozitive me COVID, shtrohet në spitalin Infektiv! Flet për Report Tv: E di ku kam çeduar në masën e sigurisë

28 Shtator 2020, 12:51| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 16:39

  • Share

Shefja e Epiedemiologjisë në IShP-së, Silva Bino ka rezultuar pozitive me koronavirus. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo është shtruar në spitalin infektiv dhe ndodhet aty prej 3 ditësh dh se është prekur në mushkëri.

Për këtë ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Duke i uruar shërim të shpejtë, ministrja shkruan në një postim në Facebook se Bino është në gjendje të mirë shëndetësore.

E kontaktuar nga Report Tv, Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha se është në gjendje të mirë dhe se e di se ku ka ulur neglizhencën e saj në lidhje me respektimin e masave anti-covid ku mendon se mund të jetë infektuar.

"Jam shumë mirë faleminderit. Unë e di ku kam çeduar në masën e sigurisë. Jam shumë mirë tani", tha Bino

Ora 15:59
Silva Bino pozitive me COVID, reagon Urgjenca Mjekësore: Virusi nuk kursen as personalin mjekësor! Shërim të shpejtë, kemi nevojë për profesionalizmin tuaj

Në lidhje me infektimin me COVID-19 të Silva Binos, ka reaguar edhe Urgjenca Kombëtare duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim në detyre, pasi mjekësia ka nevojë për profesionalizmin e saj.

Urgjenca Kombëtare shprehet se sëmundja tregoi edhe një herë se nuk pyet duke mos kursyer as personelin mjekësor.

"Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marrë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjekësor. Doktoreshë Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndetësisë shqiptare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie. Edhe doktoreshë Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoreshë Silva", shkruanë në facebook Urgjenca Kombëtare Mjekësore.

Ora 15:48
Pozitive me COVID-19, Bino për Report Tv: E di ku kam çeduar në masën e sigurisë

E kontaktuar nga Report Tv, Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha se është në gjendje të mirë dhe se e di se ku ka ulur neglizhencën e saj në lidhje me respektimin e masave anti-covid ku mendon se mund të jetë infektuar.

"Jam shumë mirë faleminderit. Unë e di ku kam çeduar në masën e sigurisë. Jam shumë mirë tani", tha Bino, duke shtuar se për më gjatë do të flasë më vonë, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Infektiv.

Ora 13:54
Manastirliu për Silva Binon: Është në gjendje të stabilizuar

Për gjendjen e Shefes së Epidemiologjisë në IShP, Silva Bino ka reaguar dhe ministrja Ogerta Manastirliu.

Duke i uruar shërim të shpejtë, ministrja shkruan në një postim në Facebook se Bino është në gjendje të mirë shëndetësore.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 28/09/2020 22:53

    Te shkuara dhe rikthim te shendetshem ne pune e jete per kete zonje te nderuar.

    Përgjigju
  • Covid-19: 28/09/2020 19:02

    Po pellumbi I zi ku eshte

    Përgjigju
  • Altin: 28/09/2020 15:58

    Të shkuara doktoreshë. Mbaresi

    Përgjigju
  • Antoni: 28/09/2020 14:37

    Te shkuara doktoreshe e mrekullueshme!

    Përgjigju
  • Ardi: 28/09/2020 13:32

    Të shkuara dottoressa!!

    Përgjigju
  • LORA: 28/09/2020 13:24

    Te shkuara Silva. Je fort e respektuar dhe e vyer ne sherbimin e shendetit publik.

    Përgjigju
  • Ndrec Morina: 28/09/2020 13:07

    of of of of, ta taaaa. po çtash?

    Përgjigju
  • Covidi: 28/09/2020 13:00

    Te shkuara....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?