Në lidhje me infektimin me COVID-19 të Silva Binos, ka reaguar edhe Urgjenca Kombëtare duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim në detyre, pasi mjekësia ka nevojë për profesionalizmin e saj.
Urgjenca Kombëtare shprehet se sëmundja tregoi edhe një herë se nuk pyet duke mos kursyer as personelin mjekësor.
"Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marrë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjekësor. Doktoreshë Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndetësisë shqiptare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie. Edhe doktoreshë Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoreshë Silva", shkruanë në facebook Urgjenca Kombëtare Mjekësore.
Lajmi kryesor: