VLORË- Këtë të martë është prezantuar kandidati socialist për bashkinë e Vlorës para strukturave të PS Vlorë, Ermal Dredha. Dredha shoqërohej nga kreu i PS-së Vlorë Admir Malaj dhe drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi. Takimi është çelur nga koordinatori Klosi i cili vlerësoi figurën e Dredhës.
Sipas Klosit garën socialistët nuk e kanë me kundërshtarët politikë pasi nuk flitet më për PD, rivalen historike të Ps.
Klosi ka vlerësuar kontributin e PS në mbarë vendin, ndërsa është ndalur dhe në investimet e qeverisë në Vlorë.
“Ermal Dredha është një prej jush”, është shprehur Klosi.
Nga ana tjetër, Dredha është shprehur falenderues për strukturat socialiste që votuan emrin e tij, ndërsa konfirmoi gatishmërinë e tij për të qenë 24 në 7 pranë qytetarëve.
“Do të jem pranë qytetarëve të thjeshtë në qytet e në fshat”, tha Dredha.
Më pas takimi ka vijuar me dyer të mbyllura me porosi për fushatën që starton në 11 prill.
Dredha mbante postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.
Malo foltorja duku te japim nje kulac 5 lekesh.fugoni niset tek xhamija ora 11.
PërgjigjuKarriere pasur .... si i biri i nje kolltukofagu. Dhe e emerojne kandidat qe te hedhe firmen per mafien e Rames.
Përgjigju