Fenohemi i martesave të vajzave në moshë të mitur vijon të jetë e pranishme në Shqipëri, sidomos në zonat periferike, larg Tiranës.
Ngjarja e ndodhur në Divjakë në vitin 2024, të kthen pas në kohë e të kujton komedinë “14-vjeç dhëndër”, në të cilën shkrimtari Anton Zako Çajupi portretizoi dramën shoqërore të asaj kohe dhe me anë të shpotisë e humorit goditi zakonin e martesave në moshë të re.
Sot policia e Divjakës arrestoi A. A
pasi akuzohet për 'marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare'
34 vjeçari jetonte bashkë me 14 vjeçaren prej marsit të vitit të shkuar, madje kishin bërë edhe dasmë ndërkohë prinderit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje me diferencë 20 vjeçare në mes të vazhdonte.
Kemi nga 15 marsi i 2023, gati 10 muaj. Dasmën e bëra unë në gusht. Mu krijua mundësia. Doja ti gëzoja siç bëjnë të gjithë prindërit. Pyeta prindërit e saj por më thanë se nuk ke punë ta bësh nuse. Në atë kohë i bënë presion nuses. Goca sëmuret, në spital në agoni, 4 ditë rresht. Ata në polici. Vjen polici e marrin djalin pa ditur gjë ne" tregon babai i 34 vjeçarit.
Babai tregon se djali i tij është thirrur 3 herë në polici për këtë lidhje.
I pyetur nëse vajza ka qëndruar me dëshirë apo forcë, babai i 34 vjeçarit përgjigjet "Me dëshirë. Ne i thamë që në fillim kur vajtëm atje (Tek shtëpia e vajzës). Nëse vajza nuk do, të jetë shëndosh në shtëpinë tuaj dhe djali im në shtëpinë e vet, por ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici do të ndahemi”
Babai i 34 vjeçarit tregon se kur u bë miqësia vajza ka qenë në klasë të shtatë.
"Vajza ishte në klasë të shtatë. Nuk e vazhdonte shkollën. Unë i kërkova të atit që të më jepte dokumentet për të vijuar shkollën por vajza nuk pranoi për shkak të mentalitetit të fshatit”
Më pas mes dy familjeve ishin prishur marrëdhëniet.
As më erdhi e as më priste më. Radhë tek fliste me fëmijën e vet, nusen tonë por me ne nuk fliste”
Prindërit tregojnë se i kishin thënë djalit të mos martohej me të se ishte e vogël.
I thosha çoje tek prindi. Ajo i tha se ishte 17 vjeçe por kishte trupin për 20 vjeçe. Unë e kam marrë vesh në gusht që ishte 14 vjeçe dhe kishte lënë shkollën, se ne e dinim se ishte 17 vjeçe”
Si ndodhi arrestimi?
Dje në banesën e tyre kanë qenë prindërit e vajzës. Nga rrëfimi i nënës së 34 vjeçarit, vajza nuk donte të largohej
“Dje erdhën këtu ata. I thanë gocës do të të marrim Por ajo nuk donte. Edhe të atit i tha dje. Qiellin me tokën të përmbyset nuk vij”
Më pas në shtëpi janë shfaqur policia.
“Erdhën dje prindërit e nuses e i thanë që do e marrin, nusja nuk pranoi. Cunin e arrestuan. Nusja shtynte ata (policet) . Nuk e di ku është nusja tani" thotë gruaja me lot në sy
Nëna tregon se djali me vajzën ishin njohur përmes rrjeteve sociale dhe ata kishin qenë në Greqi kur kishin mësuar lidhjen
Ne Greqi marrim vesh se djali ka rrëmbyer vajzën se kjo i thoshte hajde më merr. Nuk i tregoi të drejtën e moshes. I tha mos u trego njerëzve se prindërit e mi nuk duan. Ai kalonte dhe ajo i kishte sytë tek çuni. U njohën në rrjetet sociale.
Prindërit nuk kanë qenë dakord. Edhe në takimin e parë kur familja kishte shkuar tek vajza, ata kanë shprehur kundërshti.
Kur u kthyem nga Greqia dhe shkuam tek shtëpia e tyre, pamë që ishin të gjithë xhaxhallarët edhe këta. I thashë biri i nënës mos bëjnë ndonjë sherr? Mami duro më tha çuni. Kur vajtëm aty thanë e di çfarë do i bënim? Ne çunin tuaj do e vrisnin, do e thernim. Goca tha unë e dua, djali po ashtu, dhe ikëm. Pas dy tre ditësh i thanë gocës hajde tek shtëpia, djalit tim i thanë ti mos hajde. Gocës i thoshin shpesh mos rri aty, Nusja nuk pranoi
Prindërit e vajzës nuk kanë dashur as që dasma të bëhej.
"Para 10 muajsh ne i bëmë dasmën, ata nuk donin. Me frikë e bëmë dasmën se thamë mos na vijnë me kallash"
Madje policia ka qenë tre ditë pas dasmës pasi prindërit e vajzës e kishin denoncuar se vajzën e mbajnë mbyllur.
Vjen policia e Divjakës, i kishin thënë që ne nusen e mbajmë mbyllur"
Denoncimin në komisariatin e Divjakës e kanë bërë prindërit e vajzës pasi ajo ishte ankuar se e mbanin të mbyllur. Vajza është larguar nga banesa dhe dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia.
Po ky maskara burre si preku me dore nje femije e aq me keq e tmerr edhe veprimet e tjera. Kjo eshte lemeri. Le ai me poshte na ben dhe krahasime me Nevaden, ore jeni ne te ju si o u beka me nje femije te shkare a te semure jeni ju.Jo kjo seshte vetem injorance....
PërgjigjuInjoranca eshte mbret ne kete ngjarje.Vajza nuk e ka moshen te logjikoje sic duhet per gjera te tilla.Nuk ka perfunduar as shkollen qe te kete nivelin arsimor te duhur per te bere vleresimin.Nje lidhje me nje person ne rrjetet sociale,apo me nje te pare ne rruge,per te dyja gjinite ka efektet e nje /crush/ si me nje aktor/aktore filmi,pa i njohur keta njerez ne te vertete nga afer.Nuk i keni pare djemte shqiptare qe perndjekin vajzat?! Fjalen e fundit /te dua/ e thone te paren e ne baze te kesaj duan te njihen me ty! Nuk e shikoni reagimin e kesaj vajze qe kujton se eshte /koke e kembe/ ne dashuri me /babain/ e saj?! Pastaj ka faj dhe familja.Si u beson fjaleve te vajzes qe aq e ka nivelin?! Si i beson djalit,qe meshkujt vetem per nje gje e kane mendjen,pa pyetur per pasojat?! Si pranon t'i martosh pa u pare me pare ID,ose pashaportat per te mesuar moshen e vertete?! Si vete e u ben dasem /t'i gezoje/ a thua se po luan /nusesh/ sic luanim dikur kur ishim te vegjel,je dhe prind pale' dhe nuk i ditke pasojat ligjore?! Faj ka dhe shteti qe moshen minimale per martese duhet t'a vendose 18 vjec.Faj ka dhe ai punonjesi i gjendjes civile qe nuk i plasi syte kur u bente celebrimin e marteses dhe i lejoi te martoheshin edhe pse i kishte ID e tyre perpara.
PërgjigjuFshataresia qeneria!
PërgjigjuKjo eshte pak serioze dhe e komplikuar si ngjarje. Eshte arrestuar bashkeshorti i nje vajze. Pse e paraqisni si pedofili? Prinderit e vajzes e kane dhene bekimin e kesaj martese. Ne Nevada USA ligji e lejon martesen e nje vajze 14 vjec nese familja e saj eshte dakord. Madje para nja 4-5 vitesh nje actor 50 vjec u martua me nje vajze 14-15 vjec dhe cdo gje ishte legale edhe pse beri shume zhurme ne opinionin pumblik. Por ta quajsh Pedofil njeriun qe eshte martuar ligherisht me nje minirene mua me duket e tepruar dhe uroj qe shteti shqiptar ne mos kete bere arrestim te pa bazuar ne ligj sepse ky boti do ta hedhe ne gjyq dhe do ja skuqe prapanicen. Kuptohet qe shoqatat qe “mbrojne “ (Ose marrin fonde per ta) do ta bindin vajzen qe te dale kundra kesaj martese qe policia te mos futet ne probleme per kete arrestim. Nuk di cfar te them tjeter. Me jempni argumenta nese mendoni qe e kam gabim. Por ligji Jo motali duhet te dominojne.
PërgjigjuShqiperia eshte nje gisht vend, nuk eshte Nevada e leshit dhe duhet fare pak te hapet loja e te instalohet nje kulture fshataro-islamike. Dhe keto jane shenjat e para qe do te thote qelbesirat e fshatrave kane nisur ta provojne. I njihte mire qoftelargu I Gjirokastres qe ju theu zverkun fushave.
Komentuesi "lexues" të sugjeroj t'a lexosh kodin e familjes dhe jo ta imagjinosh.
O gomar eshte femije nuk eshte vajze. Ligji thot qe eshte pedofili meqenese do ligjin e jo moralin. Do jesh dhe ti pedofil si ky qe e justifikon
Po Nevada e bordellove dhe kazinove çfare hynte ketu? Sipas Kodit te Familjes, ne Shqiperi, nuk mund te martohesh pa mbushur moshen 18 vjeç. Martesen e lidh nepunesi i gjendjes civile, jo lagjia, as lokali i dasmes. Per sa kohe qe femija eshte nen 18 vjeç, eshte nen pergjegjesine e prinderve. Vajza nuk mund te shkoje te jetoje me familje tjeter edhe sikur ta kerkoje vete nje gje te tille. Pra, djali dhe familja e tij kane kryer nje akt te ngjashem me rrembimin dhe kane vene ne rrezik mireqenien fizike dhe psikologjike te nje femije. Tashti, ky « dhendrri» me shume gjasa ka kryer edhe marrdhenie seksuale me te mituren. Kjo eshte veper penale edhe nese vajza thote qe ka shkuar me deshire, sepse nje femije i mungon gjykimi per te vendosur mbi ceshtje te tilla. Nena dhe babai i « dhendrrit » duhet te hetohen edhe per moskallzim krimi.
Pune jevgjsh gjelle qensh……!!!!!
Përgjigju