30 efektivë dalin pozitivë në testin e drogës në Shkodër, Vlorë, Sarandë e Elbasan! Kërkojnë ritestim: E kemi nga ilaçet

6 Dhjetor 2021, 21:10| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 22:22

  • Share

TIRANË- Dy javë pasi është marrë vendimi që policët t'u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultate e para dhe mesa sa konfirmojnë burime për Report TV, në radhët efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë.

Megjithatë, testi është marrë me rezerva nga policët, të cilët e kanë kundërshtuar duke thënë se është i pasaktë. Më konkretisht, Report Tv mëson se në Vlorë kanë rezultuar me përmbajtje lëndë narkotike në analiza 15 efektivë, por ato e kanë kundërshtuar. Ato kanë mohuar kategorikisht që kanë konsumuar lëndë narkotike, por dyshojnë se mund të kenë rezultuar pozitiv për shkak të përdorimit të ilaçeve për sëmundje të ndryshme. Se sa mund të ndodhë kjo, mbetet për t'u parë.

E njëjta problematikë është hasur edhe në Shkodër, ku analizat kanë treguar se 11 efektivë kanë konsumuar lëndë narkotike. Megjithatë, nga sa bëjnë me dije burimet për Report Tv, bëhet fjalë për efektivë të moshës mbi 60-vjeç dhe për ta kjo është e pazakontë, për pasojë është vendosur që do të ripërsëritet testi.

Nga ana tjetër, në Elbasan, një police grua ka dalë pozitive në testin e drogës, si edhe 3 të tjerë në Sarandë. Siç, ka raportuar më herët Report Tv,  bëhet me dije se efektivët që kanë rezultuar konsumatorë dhe do të përjashtohen nga radhët e policisë, megjithatë mbetet për t'u parë se si do të veprohet në kushtet kur testi po kritikohet për pasaktësi.

Javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës tek uniformave blu që ka nisur prej 1 jave pranë komisariateve në vend.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mat shoku milo: 07/12/2021 22:47

    Po ne vlore pse i keni testuar policet me perzgjedhje, pse nuk e filloni me oficerat, keni ate tan qerozin qe esht ber si fshese me korent do nga 4gr ne nate i nxori cunat dificit

    Përgjigju
  • Iris: 07/12/2021 03:19

    Le te sjellin listat e ilaceve qe perdorin,mjafton te lexohet permbajta e tyre dhe kuptohet lehte nese ilacet permbajne ndonje kimikat qe konsiderohet si droge.Pervec ketyre mund te dalesh pozitiv edhe po hengre nga ato buket me fara lulekuqeje siper(poppy seeds),gjithashtu jam dakord me komentuesin /SCUTARI/per intoksikim indirekt te atyre qe merren me asgjesimin e bimeve narkotike,por ama dhe perdorues te vertete,nuk perjashtohet te kete.

    Përgjigju
  • Doktori: 06/12/2021 22:51

    Amon Cana ka gjet.prandaj te gjith barsaletat jan me polica. Gjith bota pi ilace por ku boj testin nuk I del droge .. hajde Gallat hajde. Hiqeni nga puna keta millaxhit se moren poullin në qafe. Ska mo test per dyten here. jepeni rrugen Ketyre parazitave ..

    Përgjigju
  • Scutari: 06/12/2021 22:33

    Policët që marrin pjesë në gjetjen dhe asgjësimin e Kanabisit thithin tymin e bimëve që digjen prandaj dalin pozitivë! Është numër shumë i lartë, nuk ka mundësi probabiliteti!!

    Përgjigju
    • Amantia: 07/12/2021 22:44

      Po djegia e bimeve ka 3 muaj qe ka kaluar, dhe ne momentin e prerjes dhe djegies polici nuk ben aerosol me bimen por e djeg dhe iken, nga na e nxorret kete teori se na kenaqet. Dhe per me teper bima e sapo prere nga efektivet nuk digjet kurre se eshte e njome por vyshket, tymi qe del eshte vetem djegja e 10% te gjetheve nga benzina. Por thuaj qe jane te gjithe perdoruesa dhe pik, mjafton te dalesh nje xhiro dhe ti shikosh naten se cfar jete te shthurur bejn policet i shtrojne vizat per shtat pale qejfe

  • Albania: 06/12/2021 21:59

    Shume pak analiza paskan dale, sqenka i paster testimi! E dine te gjithe, sa ka tirana shkodra e vlora elbasani e fieri berati Edhe kuksi e dibra e bulqize e burrel... Pihet droge pafund, biles ne periferi qe duket e pa besueshme Pihet me shume, dhe ne vendet me te varfera konsumohet Dhe njerezit i dine shume mire, se efektivet jane 30-40 % kontingjent Me trafikantet dhe kriminelet jane dhe rrine gjithe kohen e lire, Luajne kazino, e pijne droge, mjaftoni te shikoni kazinote naten Dhe kuptojeni se ku i marrin leket kto njerez te luajne kazino Dhe te pijne droge e shampanje neper lokale nate me 400 mije lek rroge te vjetra ne muaj! Por ne Tirane mblidhen te gjitha rrethet, mjafton ti besh testin pas mesnate ne flagrance neper rruge te ndryshme rezultati 100 fishohet, Jo qesharak, 10 vete ktu 3 atje, 1 andej... turp.

    Përgjigju
  • vlora: 06/12/2021 21:22

    Ca do thone ata kemi perdorur, 90%e policave ne vlore jane perdorues dhe tregtues.

    Përgjigju
    • Loni: 06/12/2021 22:28

      Hahahaha duan ritestim se faktikisht tested te skaduar por SI ka mundesi Po tek ju paska qelluar testi tek te tjeret nuk ka qelluar. Uroj te dalin ato qe abuzojne me uniformen edhe I duket vetja wow se jan police... Dmth qenkan merr nga rruga pa test psikologjik e pa test antidoping.... Policia qe duam...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?