Dy kamera sigurie kanë fokusuar momentin e shpërthimit të sasisë së lëndës plasëse në automjetin e magjistratëve Arjan dhe Gentjana Muça në qendrën tregtare.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit, mjeti tip Benz A Class është spostuar pasi ka qenë i fuqishëm, me një sasi prej 150 gr lëndë shpërthyese.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime se sasia e tritolit nuk është vendosur brenda ambjenteve të parkimit, kjo e përforcuar edhe nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë. Arjan Muça e kishte parkuar mjetin e tij rreth katër orë nga momentit të shpërthimit. Referuar banorëve të zonës, të cilët kanë dëgjuar shpërthimin, raportohet se ai ka ndodhur rreth orës 19:14.
Një person i dyshimtë, i veshur me të zeza, është parë në pamjet e kamerave, i cili futet me motor në parking para se të ndodhte ngjarja. Hetuesit mendojnë se mund të jetë autori që vendosi tritolin në anën e shoferit dhe e ka aktivizuar me telekomandë. Hetimet janë përqëndruar tek detyra e bashkëshortëve magjistratë.
Lajmi kryesor:
Tritol makinës, merren në mbrojtje prokurori Arjan Muça dhe bashkëshortja e tij, gjyqtarja Gentjana Muça! KLP: Sulm terrorist sistemit të drejtësisë! Vihet në lëvizje edhe KLGJ
K.T./ReportTv.al