Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme kur i është vënë tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, te Komuna e Parisit në Tiranë, mjet i cili përdorej edhe nga bashkëshortja e tij gjyqtare, Gentina Muça, të dy magjistratët janë marrë në mbrojtje.
Fillimisht Policia e Shtetit vendosi marrjen e tyre në mbrojtje në kushte emergjence dhe më pas ka qenë Këshilli i Lartë i Prokurorisë që i siguroi prokurorit Muça dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme. Vetë prokurori Arjan Muça, i cili është edhe këshilltar pranë KLP-së, ka kërkuar mbrojtje të posaçme. Muça i ka drejtuar një kërkesë Komisionit të Posaçëm të mbrojtjes së prokurorëve në KLP ku thotë se ndihet i kërcënuar për vete dhe familjen.
Dy kamera sigurie kanë fokusuar momentin e shpërthimit të sasisë së lëndës plasëse në automjetin e magjistratëve Arjan dhe Gentjana Muça në qendrën tregtare. Një person i dyshimtë, i veshur me të zeza, është parë në pamjet e kamerave, i cili futet me motor në parking para se të ndodhte ngjarja. Hetuesit mendojnë se mund të jetë autori që vendosi tritolin në anën e shoferit dhe e ka aktivizuar me telekomandë.Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit, mjeti tip Benz A Class është spostuar pasi ka qenë i fuqishëm, me një sasi prej 150 gr lëndë shpërthyese.
Gjithashtu, duke qenë se bashkëshortja e tij , Gentjana Muça është gjyqtare dhe akoma nuk dihet nëse sasia e lëndës plasëse i është vendosur asaj apo të shoqit, të njëjtën procedurë për marrjen në mbrojtje pritet ta bëjë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Shpërthimi me tritol në makinën Mercedez A Class në pronësi të prokurorit ka ndodhur mbrëmë kur mjeti ka qenë i parkuar në parkimin e një qendre tregtare. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shpërthimi ka qenë një mesazh kërcënues për prokurorin ose për bashkëshorten e tij gjyqtare Gentiana Muça, duke qenë se makina përdorej dhe nga kjo e fundit.
Arjan Muça është prokurori i çështjes së “Gërdecit”, e konsideruar si dosja më e bujshme për vetë faktin se pati një bilanc të tmerrshëm në viktima dhe dëme materiale. Vite më parë, Muça ka qenë oficer gjyqësor në ish Gjykatën e Krimeve të Rëndë në Tiranë, më pas kaloi në prokuror në Lezhë, në Gjirokastër dhe në disa qarqe të tjera. Aktualisht Muça është një prej 6 prokurorëve te komanduar pranë KLP në Tiranë. Pozicioni që mban momentalisht si inspektor në KLP, ka të bëjë me sektorin e hartimit të dosjeve e raporteve për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në Vettingun.
Sa i përket bashkëshortes, Gentjana Muça ka qenë gjyqtare te gjykata administrative e Gjirokastrës ndërsa tani është te gjykata e Apelit në Tiranë.
VIDEO nga makina qe iu ve tritol
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pasi i shpërthyen me tritol makinën e prokurorit Arjan Muçaj mbrëmjen e kaluar tek zona e Komunë së Parisit. KLGJ e cilëson këtë akt si kërcënim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës.
Po ashtu KLGJ bën thirrje është i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për zbulimin e autorëve të akteve të tilla kriminale, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda.
‘Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me aktin kriminal të datës 11.3.2021 ndaj anëtarëve të familjes së gjyqtares Gentiana Muçaj dhe dënon me forcë çdo akt që cenon sigurinë e gjyqtarëve. Akte të tilla të përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen e palëkundur familjes Muçaj dhe të gjithë anëtarëve të personelit të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të jetojnë e të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve nga armiqtë e drejtësisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor është i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për zbulimin e autorëve të akteve të tilla kriminale, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda.’- theksohet në njoftimin e KLGJ-së.
Dy kamera sigurie kanë fokusuar momentin e shpërthimit të sasisë së lëndës plasëse në automjetin e magjistratëve Arjan dhe Gentjana Muça në qendrën tregtare.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit, mjeti tip Benz A Class është spostuar pasi ka qenë i fuqishëm, me një sasi prej 150 gr lëndë shpërthyese.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime se sasia e tritolit nuk është vendosur brenda ambjenteve të parkimit, kjo e përforcuar edhe nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë. Arjan Muça e kishte parkuar mjetin e tij rreth katër orë nga momentit të shpërthimit. Referuar banorëve të zonës, të cilët kanë dëgjuar shpërthimin, raportohet se ai ka ndodhur rreth orës 19:14.
Një person i dyshimtë, i veshur me të zeza, është parë në pamjet e kamerave, i cili futet me motor në parking para se të ndodhte ngjarja. Hetuesit mendojnë se mund të jetë autori që vendosi tritolin në anën e shoferit dhe e ka aktivizuar me telekomandë. Hetimet janë përqëndruar tek detyra e bashkëshortëve magjistratë.
Prokurori Arjan Muça, i cili është edhe këshilltar pranë KLP-së, ka kërkuar mbrojtje të posaçme. Muça i ka drejtuar një kërkesë Komisionit të Posaçëm të mbrojtjes së prokurorëve në KLP ku thotë se ndihet i kërcënuar për vete dhe familjen
“I nderuar zoti Bazaj! Për shkak të ngjarjes së datës 11 mars 2021, në të cilën është vendosur një sasi eksplozivi mbi mjetin tim, ndihem i kërcënuar për vete dhe familjen time. Për këtë arsye kërkoj nga ana juaj miratimin e kërkesës për mbrojtje të posaçme”, shprehet Prokurori Muça në letrën e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Para pak minutave KLP njoftoi se e ka marrë në mbrojtje prokurorin Muça duke dënuar ashpër ngjarjen e mbrëmjes së djeshme.
'Një akt terrorist ndaj sistemit të drejtësisë'. Kështu e ka cilësuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë vënien e tritolit në makinën e prokurorit Arjan Mucca mbrëmjen e djeshme.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se KLP iu ka bërë thirrje të gjitha organeve ligj zbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute për të arritur në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Këshilli i Lartë i Prokurorisë mësoi me indinjatë të thellë lidhur me aktin kriminal që ka ndodhur dje mbrëmë kundër prokurorit Arjan Muça, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër i komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në pritje të përfundimit të hetimit, të cilit e presim me padurim, ajo që ka ndodhur dje mbrëmë në Tiranë duket si një sulm i shenjëstruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij. Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cenojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës. Për këtë arsye ne e konsiderojmë mbrojtjen e prokurorëve të Republikës si detyrën numër një të Këshillit.
Në ushtrim të përgjegjësive tona kushtetuese për mbrojtjen e prokurorëve, në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Muça dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.
Gjithashtu, Këshilli iu bën thirrje të gjitha organeve ligj zbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë përgjigjen e duhur krimit dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ndjekë me interes punën e grupit hetimor deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes dhe do të mbetet në gatishmëri për kryerjen e detyrave që ia ngarkon ligji", thuhet në reagimin e KLP-së.
E kane bere drejtesine familje e shoqeri. Mire qe tritolin e vene vete, por i vene nga pas sikur kush eshte. Po mire, kush ka arsye per ta kercenuar? Plehra.
PërgjigjuJu prokurore jeni ca plehra qe meritoni shume me shume se kaq
Përgjigju