Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pasi i shpërthyen me tritol makinën e prokurorit Arjan Muçaj mbrëmjen e kaluar tek zona e Komunë së Parisit. KLGJ e cilëson këtë akt si kërcënim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës.
Po ashtu KLGJ bën thirrje është i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për zbulimin e autorëve të akteve të tilla kriminale, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda.
‘Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me aktin kriminal të datës 11.3.2021 ndaj anëtarëve të familjes së gjyqtares Gentiana Muçaj dhe dënon me forcë çdo akt që cenon sigurinë e gjyqtarëve. Akte të tilla të përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen e palëkundur familjes Muçaj dhe të gjithë anëtarëve të personelit të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të jetojnë e të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve nga armiqtë e drejtësisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor është i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për zbulimin e autorëve të akteve të tilla kriminale, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda.’- theksohet në njoftimin e KLGJ-së.
Lajmi kryesor:
Tritol makinës, merren në mbrojtje prokurori Arjan Muça dhe bashkëshortja e tij, gjyqtarja Gentjana Muça! KLP: Sulm terrorist sistemit të drejtësisë! Vihet në lëvizje edhe KLGJ
M.Q./ReportTv.al