'Ndihem i kërcënuar për veten dhe familjen', prokurori Arjan Muça kërkoi mbrojtjen nga KLP

12 Mars 2021, 12:00| Përditesimi: 12 Mars 2021, 12:14

  • Share

Prokurori Arjan Muça, i cili është edhe këshilltar pranë KLP-së, ka kërkuar mbrojtje të posaçme. Muça i ka drejtuar një kërkesë Komisionit të Posaçëm të mbrojtjes së prokurorëve në KLP ku thotë se ndihet i kërcënuar për vete dhe familjen

“I nderuar zoti Bazaj! Për shkak të ngjarjes së datës 11 mars 2021, në të cilën është vendosur një sasi eksplozivi mbi mjetin tim, ndihem i kërcënuar për vete dhe familjen time. Për këtë arsye kërkoj nga ana juaj miratimin e kërkesës për mbrojtje të posaçme”, shprehet Prokurori Muça në letrën e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. 

Para pak minutave KLP njoftoi se e ka marrë në mbrojtje prokurorin Muça duke dënuar ashpër ngjarjen e mbrëmjes së djeshme.


Lajmi kryesor:

Tritol makinës, merren në mbrojtje prokurori Arjan Muça dhe bashkëshortja e tij, gjyqtarja Gentjana Muça! KLP: Sulm terrorist sistemit të drejtësisë! Vihet në lëvizje edhe KLGJ


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?