Në Bashkinë Shkodër ka një sipërfaqe totale prej 1595 ha të përmbytur. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Në Dajç për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.
Rreth 30 ha tokë vijon të jetë në ujë në Velipojë, kryesisht në fshatrat Ças, Reç (këneta Reçit),Baks i Ri. Dy shtëpi janë të përmbytura ku niveli i ujit ka arritur në 30 cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.
Ndërkohë në orën 09:00 hidrometri në Dajç, shënon kuotën 6.28 m.(Kuota max 6.30 m). Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon 8.45 m.(Kuota max 8.70 m). Hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m).
Lajmi kryesor:
Përmbytjet/ 1595 hektarë nën ujë në Shkodër, rrëshqitje dherash në Kurbin, Lezhë e Korçë! 20 shtëpi rrethohen nga uji në Fushë-Krujë!
//ReportTv.al