Pamjet nga lumi Shkumbin dhe ura në Kurbin e Kalivaç

Përmbytjet/ 1595 hektarë nën ujë në Shkodër, rrëshqitje dherash në Kurbin, Lezhë e Korçë! 20 shtëpi rrethohen nga uji në Fushë-Krujë!

10 Janar 2021, 08:31| Përditesimi: 10 Janar 2021, 16:33

  • Share

Shirat me intensitet të lartë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes duke bërë që situata e përmbytjeve të vijojë të jetë shqetësuese. Situata më shqetësuese paraqitet në Lumin e Shkumbinin, i cili është fryrë dhe ka dalë nga shtrati. Si pasojë janë pëmbytur disa hektarë tokë bujqësore dhe një lokal.

Edhe në Lezhë e Kurbin situata vijon të jetë problematike, ku ka rrëshqitje dherash e gurësh në disa akse rrugore. Në fshatin Shpërdhet është shkatërruar rruga duke izoluan banorët si dhe janë dëmtuar këmbët e urës, e ndërtuar vetëm 2 vite më parë. Nën ujë 2800 ha tokë dhe janë evakuuar 27 familje.

Në Fushë Krujë situata më problematike paraqitet ne fshatin Murqine ku niveli i ujit vijon të jetë i lartë dhe mbi 20 banesa në këtë fshat janë të rrethuara nga uji. Ndërsa ka pasur rrëshqitje dherash në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas në fshatin Pishkash.

Në Bashkinë Shkodër ka një sipërfaqe totale prej 1595 ha të përmbytur. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm  me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ora 22:22
Rrëshqitjet e dheut, ndahet në dysh shtëpia në Lezhë

 

Për shkak të shirave të dendur ka rrëshqitur dheu, e për pasojë një banesë është ndarë në dysh. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës, teksa Repot Tv sjell pamjet nga shtëpia e cila tashmë është bërë e pabanueshme.

Ora 22:03
OSSH jep njoftimin: Puka dhe 2 fshatra pa drita! Probleme dhe në Kukës e Tropojë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka bërë një panoramim të situatës së energjisë në të gjithë zonat ku ka pasur përmbytje dhe reshje të dendura të shiut. Aktualisht pa energji elektrike është qyteti Puke dhe dy fshatra, probleme ka edhe në Kukës e Tropojë.

"Ne lidhje me situaten e furnizimit me energji elektrike ne kushtet e motit te keq prej disa ditesh, Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH Sh.A), raporton se: Te gjitha linjat 35 kV N/Stacionet si dhe Fiderat 20/10/6 kV qe furnizojne me energji elektrike Hidrovoret jane ne pune ne skeme normale furnizimi me energji elektrike. Fiderat qe furnizojne institucionet e rendesise se vecante si spitalet Covid, ndodhen ne pune ne rregjim normal skeme furnizimi me energji elektrike.

Ne lidhje me rrjetin ne teresi, aktualisht brigadat po punojne ne linjen 35kV Fushe Arrez - Puke, demtuar nga pesha e akullit mbi linje. Ne mbeshtetje kane ardhur njesi nga Tirana, pjese e Drejtorise qendrore Tensioni i Larte. Pa energji elektrike eshte qyteti Puke dhe dy fshatra.  Situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet tejet normale ne pjesen kryesore te vendit, me 3 fidera te stakuar, nga mbi 1000 qe operojne aktualisht ne rrjet.  Problem mbeten zona e Kukesit  Tropojes. Rreth 90% e defekteve jane ne zona rurale, kryesisht te thella.

OSSH nuk ka ndalur ne asnje moment gatishmerine dhe punen ne terren, edhe pse ka hasur ne shume pengesa, peme te rrezuara ne linja, shtylla te demtuara nga debora, rreshqitje dheu, terrene te veshtira malore etj", njofton OSSH.

Ora 19:00
Lezhë/ Kishte mbetur i bllokuar në mes të ujit, shpëtohet qytetari! Pamje nga operacioni i zjarrfikësve dhe Emergjencave

Emergjencat Civile të Bashkisë Lezhë ka realizuar një operacion shpëtimi në Tale për të nxjerrë një person që kishte mbetur i bllokuar në mes të ujit.

Për të ndërhyrë dhe ndihmuar qytetarin e izoluar që kishte kërkuar ndihmë janë angazhuar forcat zjarrfikëse me mjete lundrimi si dhe emergjencat civile duke vepruar sapo u ishte dhënë alarmi.

Personi në fjalë kishte ngelur i bllokuar në grykëderdhjen e lumit Mat dhe falë ndërhyrjet se shpejtë u bë i mundur shpëtimi i tij.

Ora 17:04
Bashkia e Shkodrës bën bilancin! Rruga për në Obot e bllokuar, janë përmbytur 1685 ha tokë! Apel banorëve për sigurimin e gjësë së gjallë

1610294907_oooiiiiiii.jpg

Institucioni i prefektit të qarkut Shkodër ka bërë bilancin e situatës së përmbytjeve në këtë zonë.

Sipërfaqja totale e përmbytur është gjithsej 1685 hektar.Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 660 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar).

Bilanci: Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.01.2021,ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
 

  • Hidrometri në Dajç në orën 16.00, shënon kuotën 6.32m.(Kuota max 6.30 m)
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00,shënon kuotën 8.47 m.(Kuota max 8.70 m)
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër;

Siperfaqe totale e përmbytur 1685 Ha

1. Tokë e pakultivuar                  503 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe     1073 Ha

3. Grurë                                         55 Ha

4. Bimë dekorative                       50  Ha

5.Pemtore                                         4 Ha

Nj.A. Ana Malit

  • Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
  • Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  • UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  • Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 200 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 678 Ha
  • Grurë 20 Ha
  • Pemtore 2 Ha

 Nj.A Dajç

  • Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 660 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
  • Tokë e pakultivuar  255 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 320Ha
  • Bimë dekorative 50 Ha
  • Grurë 35 Ha
  1. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  2. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

  • Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
  • Tokë e pakultivuar 5 Ha
  • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

  • Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
  • Tokë e pakultivuar 10 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha
  1. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

  • Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
  1. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Bashkia Shkodër duke parë situatën që po përkeqësohet ka bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga permbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.

Ora 16:16
Punonjësit e emergjencave në Kukës pastrojnë rrugët nga gurët e rënë, banorët i argëtojnë me këngë gorane

 

Ndërkohë që reshjet e shiut vijojnë në Kukës, punonjësit e emergjencave civile të bashkisë janë në terren për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve.

Teksa rruga Kukës-Shishtavec po pastrohet nga gurët e mëdhenj që kanë rënë, banorët e Shishtavecit, zonë e Gores po i argëtojnë me këngë gorane punonjësit e bashkisë që me ore të tëra janëne këtë rrugë për monitorimin dhe pastrimin e saj.

 

Ora 16:13
Rikthehet energjia elektrike në Luginën e Valbonës, pas dy javësh mungesë

1610291745_119ef071fa564dae9bbbd5b3f1eddaec.jpg

Rikthehet energjia elektrike në Luginën e Valbonës, pas dy javësh mungesë, për shkak të motit të keq që shkaktoi dëme në përcjellës dhe në shtylla elektrike të zonës.

Lugina e Valbonës tashmë ka energji 100%, pasi u bë i mundur riparimi i shumë defekteve të shkaktuara nga kushtet e vështira atmosferike.

U vendosën 20 shtylla, 40 traversa, u riparuan dy kabina plotësisht të cilat ishin të dëmtuara.

Falë punës të grupeve teknike të OSHEE Kukës dhe Tropojë prej 12 ditësh dhe pse koha me borë e shi nuk i ka favorizuar aspak.

Ora 15:58
Dalja e lumit Shkumbin nga shtrati/ Përmbytet një lokal

 

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati gjatë ditës së sotme dhe si pasojë e fryrjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut është përmbytur një lokal dhe disa toka bujqësore.

Ora 15:56
U shkatërrua nga përmbytjet, nis puna për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë

Xhenierët e Komandës Mbështetëse kanë nisur nga puna për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës. Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.

Pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip "bailey". Ura do të jetë 21 m e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.

Ora 15:39
Çuçi nga Ura e Mifolit: Në Vjosë situata e stabilizuar! Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës në Urën e Mifolit, një nga zonat më problematike në jug të vendit sa i takon përmbytjeve. Ai tha se qeveria ka gati projektin për ndërtimin e një argjinature pre 650 m drejt grykëderdhjes së Vjosës, që do shmang përmbytjet në zonat bujqësore dhe të banesave. Ndërsa shoi se ka urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në

" Shtati i Emergjencës ka qenë 24 orë në gatishmëri me të gjitha institucionet që janë të përfshira në këtë menaxhim të situatës, për fat të mirë sot situata në Vjosë është e stabilizuar,falë disa ndërhyrjeve që ne po i bëjmë nga sipër dhe duke zbritur poshtë, situata po përmirësohet nga vitit në vit, mbetet projektimi i papërshtatshëm i Urës dhe besoj se asaj do ia gjejmë një zgjidhje që ta çlirojmë dhe që sjell problem për përmbytjen. Falë ndërhyrjeve që kemi bërë dukë filluar nga pjesa e Mallakastrës e deri në Novoselë, ku kemi projektin e fundit për një argjinaturë 650 m drejt grykëderdhjes besoj e situata do të ndryshoj dhe se edhe me këto intensitete do i përballojë që të mos përmbyten tokat bujqësore e aq më pak shtëpitë. Edhe për pjesën tjetër, prefekti më informon që gatishmëria është e plotë, po punohet te pjesa delikate. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve", tha Çuçi.

 

Ora 15:10
Dalja nga shtrati e lumit Shkumbin/ Nën ujë disa parcela tokë bujqësore në fshatin Papër (Video)

 

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në fshatin Papër.

Report Tv mëson se nën ujë janë disa parcela tokë bujqësore. Më poshtë janë pamjet nga lumi Shkumbin.

Ora 15:00
Moti i keq/ Pëson rrëshqitje dhe rruga Gjiri i Lalzit

 

Si pasojë e motit të keq ka pësuar rrëshqitje dhe rruga Gjiri i Lalzit në Fushë-Kruje në afërsi të Lalëzit.

Bëhet fjalë për rrugën që kalon nga Ishmi

Ora 13:46
Rrëshqitje dherash në aksin Librazhd-Përrenjas, një maune devijon nga rruga (FOTO-VIDEO)

Rrëshqitje dherash në aksin nacional Librazhd-Përrenjas. Për shkak të shirave dhe rënies së gurëve një maune ka devijuar nga rruga duke bllokuar qarkullimin.

Në vendngjarje po punon firma kontrakture për të bërë të mundur pastrimin e rrugës. 

Ora 13:45
Prurje masive në ujit në kanionin e Vanave në Kukës (VIDEO)

Prurjet masive të ujit për shkak të reshjeve të dendura kanë bërë që në kamionin e Vanave në Kukës të ketë një derdhje të madhe të tij duke fryrë dhe stratin e lumit. Fatmirësisht këto prurje nuk kanë shkaktuar përmbytje, por që sasi e ujit është tepër e madhe.

Ora 12:25
Reshjet e shiut në Lezhë/ Uji në fshatin Troshan gërryen rrugën merr para kontejnerin! Rrezikohen disa banesa (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë vërshim të përrenjve dhe ujërave nga malet duke dëmtuar pritat malore. Kjo ka sjellë probleme në fshatin Troshan, ku uji ka shkaktuar gërryerje të rrugëve duke vënë në rrezik edhe disa banesa në këtë zonë, ndërsa ka marrë me vete dhe një kontejner me peshë 5 ton.

Ora 12:06
Reshjet e shiut/ Situata nën kontroll në Fier! Lumi Vjosë dhe Semani nuk rrezikojnë të dalin nga shtrati (VIDEO)

Situata e sotme në lumin Vjosë në anën e Fierit paraqitet në kuota të ulura nga dy ditë më parë. Megjithë intensitetin e lartë të reshjeve lumi Vjosë ka përballuar të gjitha purjet duke mos paraqitur probleme të daljes nga shtrati.

Sipas të dhënave të shprehura nga Shtabi i Emergjencave të prefekturës Fier në diten e sotme niveli i prurjeve ka rënë duke shkuar në një nivel lartësie të ujit ne 5 m. Kolektorët janë në punë me kapcitet të plotë ndërkohë që sikurse është pohuar edhe nga prefekti i qarkut Fier një ditë me parë, investimet dhe pastrimi i magjistraleve dhe kanaleve të para e të dyta kanë sjellë një kullim të shpejtë të ujit dhe për rrjedhojë të parqitet një situatë pa përmbytje.

E njëjta situatë mund të thuhet edhe për lumin Seman dhe Gjanicën ku niveli i prurjeve ka rënë ndjeshëm nga një ditë me parë dhe nuk paraqet rrezik përmbytjeje.

Ora 11:25
ARRSH për situatën e rrugëve: Në Kukës dhe Tropojë qarkullimi vazhdon normalisht, rënie inertesh në Elbasan-Librazhd

1610274362_13673328712242773746335369143870249906566926o.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare, ku bën me dije se ka rënë borë në Kukës dhe Tropojë, por qarkullimi vazhdon normalisht.

Ndërkaq po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

"Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare. Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës  është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime. Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin", njofton ARRSH.

Ora 11:16
Reshjet e shiut në Korçë/ Rrëshqitje dherash e prezencë uji në Moglicë, Pustec, Pogradec (VIDEO)

Në qarkun e Korçës në disa akse rrugore ka rrëshqitje dherash e gurësh, si dhe prezence të ujit. Në urën e fshatit Tac i poshtëm, Ersekë, nga reshjet e shiut janë grumbulluar mbeturina të ndryshme duke rritur nivelin e ujit dhe po punohet për pastrimin e tyre

Në fshatin Qafëzës ka rritje të nivelit të prurjes së ujit në lumin Osum.

Në dalje të fshatit Moglicë në një pjesë të rrugës nacionale ka shkarje gurësh e dherash, po punohet për pastrimin nga kompania koncesionare.

Në Bashkinë Pustec, në disa pjesë të rrugëve, ka dalje të ujërave mbi rrugë po punohet me një mjet për pastrimin e kanaleve anësore të rrugës.

1610274136_korcaa.jpg

1610274933_korca1.jpg

Ora 10:21
Reshjet masive/KESH: Prodhim maksimal energjie, situata nën monitorim në hidrocentrale

Ndërsa reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet në të gjithë vendin, në dy hidrocentralet e mëdha mbi kaskadën e Drinit vazhdon prodhimi i energjisë elektrike pa ndërprerje. Korporata Energjetike Shqiptare, thekson se shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe Komanit, nuk ndikojnë në zonat e nën Shkodrës dhe se po monitorohet vazhdimisht niveli i prurjeve në kaskadën e lumit Drin.

Aktualisht në Fierzë niveli i ujit është 282.71 m, në Koman 172.82m dhe në Vaun e Dejës 75.02 m

Shkarkimet bëhen vetëm nga njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s. Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujërave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës.

 

Ora 10:10
1595 hektarë nën ujë në Shkodër, disa akse të bllokuara nga rrëshqitja e dherave (VIDEO)

Në Bashkinë Shkodër ka një sipërfaqe totale prej 1595 ha të përmbytur.  Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm  me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Në Dajç për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Rreth 30 ha tokë vijon të jetë në ujë në Velipojë, kryesisht në fshatrat Ças, Reç (këneta Reçit),Baks i Ri. Dy shtëpi janë të përmbytura ku niveli i ujit ka arritur në 30 cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.

Ndërkohë në orën 09:00 hidrometri në Dajç, shënon kuotën 6.28 m.(Kuota max 6.30 m). Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon  8.45 m.(Kuota max 8.70 m). Hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m).

1610269806_shkodra.jpg

Ora 09:57
Dherat bllokojnë rrugën izolohen 570 banorë të disa fshatrave në Fushë Krujë! Prej dy ditësh asnjë ndërhyrje nga bashkia (VIDEO)

Rruga që lidh fshatrat Kroi i Madh, Bruz mal, Bruz Zalle, Rreze me pjesën tjetër të vendit është bllokuar dhe është e pakalueshme, për shkak të rrëshqitjes së madhe të dherave dhe gurësve si pasojë e reshjeve të shiut. 570 banorët e këtyre fshatrave janë të bllokuar dhe e  vetmja mundësi kalimi për këto banore është nëpërmjet Bovillës e cila është një rrugë alternativë por tepër e amortizuar.

Kjo gjendje vijon prej dy ditësh dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga bashkia.

Ora 09:46
Kukës/ Rrëshqitje dherash në disa akse rrugore, fadromat në punë për lirimin e tyre (VIDEO)

Në Bashkinë Kukës probleme ka vetë më aksion e Shishtavecit ka patur rënie inertesh, ku ka ndërhyrë me 2 fardroma për pastrimin e saj.

Në fshatin Shtiqën ka patur përmbytje të disa tokave bujqësore afër aeroportit, ku po punohet për pastrimin e kanalit kullues për largimin e këtyre ujërave.

Në Tropojë rrugët rurale janë të kalueshme normalisht. Në lagjen Dedaj në njësinë administrative Legbibaj ka patur rrëshqitje dheu pa dëme në objekte dhe njerëz. 

Ne fshatin Shtriqën mjetet e bashkisë po punojnë për zhbllokimin e një turbine qe ka shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore

Ora 09:43
Kukësi mbulohet nga dëbora! Akset e kalueshëm, 19 borëpastruese hapin rrugët

Qarku Kukës është përfshirë gjatë natës nga reshje bore dhe në orët e para të mëngjesit nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Sasia e borës së rënë gjatë natës në pikat dominuese është në Valbonë 15 cm, Qafë Prush 10 , Shishtavec 5 cm dhe Qafë Shllak 10 cm.

Në pastrimin e rrugëve janë angazhuar 19 borëpastruese, 1 fadromë, 1 kamionçinë dhe 42 punonjës.

1610268927_Screenshot2.jpg

Ora 09:30
Situata e qetë/Hidrovorët e Durrësit dhe Hamallajt punojnë me kapacitet të plotë

Shefi i emergjencave, Artur Lekbello njofton 2 hidrovoret, si i Durrësit dhe ai i Hamallajt po punojnë me kapacitet të plotë.

Situata paraqitet më e lehtësuar se dje dhe niveli i lumit Erzen ka rënë më shumë se 1 metër. Grupet e emergjencave vazhdojnë të monitorojnë në terren.

Ora 08:59
Fushë Krujë, 20 banesa të rrethuara nga uji në fshatin Murqine (VIDEO)

Vijon prej 72 orësh përmbytja në fshatrat Murqine, Mallkuç dhe Bilaj. Me qindra hektarë tokë vijon të jetë nën ujë.

Situata më problematike paraqitet ne fshatin Murqine ku niveli i ujit vijon të jetë i lartë dhe mbi 20 banesa në këtë fshat janë të rrethuara nga uji.

E njëjta situatë paraqitet dhe në fshatrat fushore të Ishmit si Gjuricë, Fushkapedane, Fushkertushaj etj. ku sipërfaqe prej dhjetëra hektar toke bujqësore janë nën ujë prej 72 orësh. Është tërhequr uji në fshatin Derven.

1610264905_fushkruja.jpg

Ora 08:59
Moti i keq, rrëshqitje dherash në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas

1610265335_pishkash001.jpg

Rrëshqitje dherash në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas në fshatin Pishkash. Kalimi i automjeteve bëhet me kujdes, ndërsa policia drejton shoferët. Pritet që punonjësit e firmës se mirëmbajtjes së rrugëve të pastrojnë aksin. Për shkak të shirave ka pasur rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd, dhe Gramsh-Moglice.  

Ora 08:25
Kurbin/Shkatërrohet rruga dhe dëmtohen këmbët e urës në fshatin Shpërdhet, izolohen banorët (VIDEO)

Gjatë natës në qarkun e Lezhës reshjet kanë qenë intensive. Në Zadrimë, Torovicë, Spiten, tresh dhe Gjorm të Kurbinit janë 2800 hektarë tokë nën ujë, ndërsa 27 familje janë evakuuar.

Problem mbetet rrëshqitja e dherave dhe gërryerjet nga lumenjve. Prurjet e mëdha te lumit Droje kane shkatërruar rrugën e fshatit Shpërdhet pranë Mamurrasit.

Prej ditës se djeshme banoret e këtij fshati janë të izoluar, nga zhvendosja e rrjedhës së lumit në rrugë e cila tashmë është bërë e pakalueshme. Sakaq rrjedha e lumit ka dëmtuar dhe këmbët e urës e ndërtuar dy vite më parë, e cila rrezikon të shembet.

1610263597_Sequence03.00033606.Still020.jpg

Ora 08:19
Fryhet lumi Shkumbin, rrezikon të dalë nga shtrati (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan gjatë natës kanë fryrë lumin e Shkumbinit duke rrezikuar që të dalë nga shtrati. Lumi është fryrë në pikat e tij maksimale nga prurjet e shumta të ujit, duke bërë që situata të jetë serioze.

Edhe përroi i Zaranikës është fryrë dhe rrezikon gjithashtu të dalë nga shtatit. Dalja e tyre nga shtati mund të sjellë përmbytjen e tokave rreth tyre.

1610263825_Sequence03.00012116.Still023.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bariu ne shkoder.: 11/01/2021 03:03

    KANALET kulluese duhej te ishin pastruar dhe thelluar ne vere,,duheshin bere argjinaturat per vjosen,drinin,dhe shkumbinin,,,nuk keni bere asgje prandaj perbmytet ,,po ashtu as peme nuk keni mbjelle ne keto zona,,,dhe anes lumejve,,;qofte dhe peme frutore,,,duhej te kishte menduar qeverria per dimrin,,te pakten qeverria te demshperbleje sa ne shpejt fermeret....dhe te vene mend per vitin tjeter...

    Përgjigju
  • Rolandi: 10/01/2021 20:20

    Pastroni dhe thelloni kanalet kulluese,,ato jane shpetimi ne rast petmbytjesh....i gjithe fshati apo zona te dale dhe te pastroje kanalet..mos prisni cdo gje nga shteti.....

    Përgjigju
  • vjosa: 10/01/2021 18:21

    ASNJE SHTEPI NUK DUHET TE LEJOHET NE TE PAKTEN 50 M ANES LUMIT,,,NE VIDEO SHIHEN SHTEPI 4-8 M LARG LUMIT ,,,KJO ESHTE E PAPRANUESHME,,,ATY DUHEJ TE ISHTE VENDI PER TE MBJELLUR PEME,,KUSH KA NDERTUAR AFER LUMIT E MARRTE LUMI ME MIRE PER TRUTE QE KANE,,,,NUK KA C'FARE TE BEN QEVERIA KUR TI nuk ke tru dhe NDERTON AFER LUMIT,,,PA LEJE ,,,EDI RAMA PRISH SHTEPITE ne te gjithe lumejte QE JANE NEN 60 M AFER LUMIT...

    Përgjigju
  • Arturi: 10/01/2021 09:01

    MBILLNI PEME ANES LUMEJVE,, ,BETONONI SKARPATET E LUMIT SIC U BE GJANICA.NE FIER..VETEM BETONI E PERMBAN LUMIN DHE PERMBYTJEN...

    Përgjigju
  • Dubai: 10/01/2021 08:42

    Ne Dubai është kjo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?