Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, kësisoj zv/ kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar për rrezikun që sjell te banorët nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin e Sulzotaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan se prej mëngjesit të sotëm prurjet janë shtuar me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë, ndaj u bën thirrje banorëve të Tërbufit nga Cerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, që të largohen vetë e të largojnë bagëtitë dhe çdo gjë tjetër nga buza e lumit në argjinaturë.
Të njëjtin paralajmërin Braçe ka edhe për gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë.
"Shkumbini po sjell rrezik! Prurjet e lumit shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde! Cdo banor i terbufit nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature! Tani! I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze shkumbinit nga papri ne peqin, rrogozhine! Edhe nje here; Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani", tha ai.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, situata vijon të jetë problematike edhe në Lezhë e Kurbin, ku ka rrëshqitje dherash e gurësh në disa akse rrugore. Në fshatin Shpërdhet është shkatërruar rruga duke izoluar banorët si dhe janë dëmtuar këmbët e urës, e ndërtuar vetëm 2 vite më parë. Situata mbetet shqetësuese edhe në disa zona të tjerë në vend.
Po sot në Pishkash kishte dalë një perrua mbi rrugë,2 orë pritje,dhe gurë e masive shkëmbore gjithandej... Shteti in egzistent
PërgjigjuUa, ca i ka nodh fshatit tim ore aman
Edvin Surreli po permbyt tan Shqipnin asht armiki njerezve te cohemi ta shporrim. Te vij Birisha shpetimtar dhe vizionar
Përgjigju